Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Bujar M. HOXHA: Të vërtetat e dëbimit të një turku, standardi i reagimit sot dhe para dy dekadash, kur të rrëmbyer ekzekutoheshin

by te Sheshi
12/01/2020
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Bujar M. HOXHA: Të vërtetat e dëbimit të një turku, standardi i reagimit sot dhe para dy dekadash, kur të rrëmbyer ekzekutoheshin

Procedura e kthimit në vendin e tij në fillim të janarit e një turku shkelës ligji mori vëmendje të pajustifikueshme mediatike, e dhënë me të pavërteta dhe e shfrytëzuar për të krijuar perceptime të gabuara te publiku.

Personi në fjalë ishte kapur në mesin e vitit të shkuar nga organet ligjzbatuese shqiptare me dokumente të falsifikuara, me anë të cilave kërkonte ta shfrytëzonte vendin tonë si trampolinë për t’u larguar në një tjetër vend.

Pas një qëndrimi disamujor në burg, atë nuk e priste gjë tjetër veçse dërgimi në atdhe, siç edhe ndodhi; një procedurë e zakonshme për të tillë njerëz. Përdorimi i cilësorit “mësues” para emrit të tij u bë për t’i dhënë ngjarjes tjetër ngjyrim.

Ai ishte një  përdorues i dokumenteve të falsifikuara, asgjë më shumë, dhe iu nënshtrua një procedure rutinë. Organeve tona ligjzbatuese u mjaftonte kaq për ta kthyer mbrapsht këtë person. Për pasojë, për dëbimin e tij, as mund të falënderohet nga një palë qeveria shqiptare, as mund të kryqëzohet nga një palë tjetër. E njëjta gjë vlen për çdo institucion që mund të kërkojë të marrë meritën veç organeve ligjzbatuese.

Siç e pohon dhe një gazetar i BIRN-it në një material gazetaresk të këtyre ditëve, i dëbuari nuk kishte asnjë lidhje të mëhershme në Shqipëri. Kështu, procedura e gjatë e ndalimit dhe e dëbimit nuk pati të bëjë aspak me bindjet e tij politike apo me angazhimet në ndonjë grup të caktuar. Pak rëndësi ka nëse ai është mësues apo diçka tjetër, nëse është pjesë e një lëvizjeje: ai iu nënshtrua procedurës për lëvizjen me dokumente të falsifikuara.

Reagimet joproporcionale për këtë dëbim, akuzat për shkelje të drejtash njerëzore, për prerje në besë, për vasalitet, janë më shumë se të tepërta. Siç është përdorimi i kartës së kërkimit të azilit.

Për t’i vënë në pah plotësisht standardet pa standarde të këtyre “mbrojtësve të të drejtave të njeriut” dhe hipokrizinë e tyre të tejskajshme, mjafton të përmendim një fakt mjaft domethënës.

Kur më tepër se dy dekada më parë pati një fushatë spastrimi të pjesëtarëve të organizatave të ndryshme arabe që vepronin në Shqipëri, me pikëpyetje të mëdha mbi veprimtarinë e tyre, të dyshuar dhe si terroristë, më së paku dy nga ata përfunduan të ekzekutuar atje ku u dërguan.

Fred C. Abrahams, si një njohës i mirë i Shqipërisë dhe me punë në të për shumë vite, shkruan në librin e tij, “Shqipëria e re”, se, “Pas vitit 2001, unë vështrova se si Shqipëria kryesisht muslimane shërbeu si një aleate e devotshme e Shteteve të Bashkuara. Qeveria ndaloi dhe ndihmoi në dorëzimin e personave të dyshuar për terrorizëm…” (fq. 12).

Pra, në çdo rast, ka një precedent të mëhershëm, edhe në rast se pretendohet që personi u dëbua për bindjet dhe veprimtarinë e tij. Edhe po ta marrim të mirëqenë këtë arsyetim, atij dhe askujt tjetër nuk i rrezikohet jeta në Turqi, ku nuk ekziston dënimi me vdekje.

Ndryshe ndodhi atëbotë, kur këtyre “mbrojtësve të të drejtave të njeriut” nuk u dëgjohej zëri. Ja si shkruan Fred C. Abrahams në të njëjtin libër: “Atë dimër nisi në bazën ushtarake Haik-step, jashtë Kajros, gjykimi i njerëzve të lëvizur fshehtazi në Egjipt… I emërtuar si ‘çështja e të kthyerve nga Shqipëria’, ai ishte gjykimi më i madh kundër terrorizmit në Egjipt qëkurse qeveria kishte gjykuar anëtarët e Xhihadit Islamik Egjiptian për vrasjen e Anwar Sadat-it më 1981. Gjithsej u dënuan tetëdhjetëeshtatë veta, dhjetë prej të cilëve me vdekje, duke përfshirë dy nga burrat e kapur në Shqipëri. Të kthyerit nga Shqipëria u ankuan për tortura në Shqipëri dhe Egjipt, duke përfshirë rrahje, goditje elektrike në organet gjenitale, dhe detyrimin për të ndenjur në këmbë për orë të tëra në ujë të ftohtë.‘Nuk mund të them që u arrestuan’, më tha kreu i atëhershëm i SHIK-ut, Fatos Klosi. ‘Ata u kapën, u futën në një aeroplan, dhe u dërguan në Egjipt. Ky veprim nuk ishte tepër ligjor, por i nevojshëm. Mendoj se bëmë mirë.’”(fq. 297)

Shteti ka vepruar dhe kështu, pra, kur i është dashur t’u përgjigjet kërkesave të aleatëve, dhe këtu nuk po vëmë në diskutim atë lloj të vepruari, në ka vepruar mirë apo keq. Vetëm po vendosim në balancë dy lloj reagimesh kundërshtuese: atë të atëhershmin, të paqenë fare, dhe këtë për dëbimin normal të një personi me dokumente të falsifikuara.

Reaguesit me zjarr ndaj dëbimit rutinor të një shkelësi ligji, “mbrojtësit e zellshëm të të drejtave të njeriut”, duhet të shpjegojnë standardet me të cilat veprojnë. Janë mbrojtës të të drejtave njerëzore apo mbrojtës të shkelësve të ligjit? Reagojnë për shkak të bindjeve apo të një axhende? Cili është kuptimi i tyre mbi besën? /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
RRËFIMI/ Rudina Seseri: pse s’ja dola dot në Shqipëri dhe Edi Rama

RRËFIMI/ Rudina Seseri: pse s'ja dola dot në Shqipëri dhe Edi Rama

Pritej, Meta kthen Anti-Shpifjen e qeverisë: çon drejt censurës, shkel të drejtën e informimit

Pritej, Meta kthen Anti-Shpifjen e qeverisë: çon drejt censurës, shkel të drejtën e informimit

Tensionet “Soleiman”: Emiri i Katarit drejt Iranit

Tensionet "Soleiman": Emiri i Katarit drejt Iranit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni