Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Bujar M. HOXHA: Stigmatizuesi “otoman” si streha e fundit e…

by te Sheshi
11/02/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Bujar M. HOXHA: Stigmatizuesi “otoman” si streha e fundit e…

Dikur, para viteve 90’, mes nesh pati zënë vend fjala “kaur” në një ngjyrim disi ndryshe nga tradicionali. Shpesh, pa i ditur as kuptimin, ajo përdorej për të fyer, për të sharë, për t’i shprehur përbuzjen, nënçmimin, një personi, kushdo qoftë ai. E gjeje atë të shqiptohej krejt jashtë kontekstit origjinal, nga më i padituri gjer te më i lëçituri.

Të dukej çudi se si në një vend ku komunizmi i kishte rënë shkurt punës e i kishte vënë kyçin fesë, se si në një vend ku mund të përfundoje në burg për gjënë më të vogël, kjo fjalë thuhej si pa të keq. Përgjigjja ishte dhe është e thjeshtë: “kaur” ishte zhveshur nga kuptimi i njëmendtë, për t’u përdorej veç si një sharje, pa një konotacion specifik. Si një veshje e larë njëqind herë e që ka humbur shkëlqimin, duke mos i rënë kujt në sy, duke mos tërhequr vëmendjen, siç synon të bëjë shpesh rroba e veçantë.

Këto ditë rrekej diku të bëhej portreti i një deputeti, e si mënyrë për t’ia nxirë figurën qe gjetur të damkosej që në krye me mbiemërorin “otoman”. Tek lexoje mes rreshtave për të kuptuar se për ç’dreq arsye e meritonte ky njeri të quhej kështu, mundimi të shkonte kot. Hej, medet! Për këtë njeri mund të thuhej gjithçka, po pse u gjet pikërisht kjo fjalë?!

E njëjta gjë kishte ngjarë pak ditë më parë në parlament, kur një deputet i majtë kishte përdorur të njëjtën fjalë ndaj të parit të së djathtës, me idenë se vetëm stigmatizuesi “otoman” i lante hesapet me të. Në ishte çështje konceptuale, formimi, pse të mos e përdorte atë për kryetarin e tij, për të cilin e ka nxjerrë shpatën nga milli?!

Për t’u kthyer pak më tutje në kohë, tamam në prag të ndërrimit të viteve, kur njerëzit zbrazin xhepat, por humbin dhe mendjen. E pikërisht për këtë, se njerëzia çoç hallakatet nga dërrasat atyre ditëve, zbukurimi e ndriçimi i kryeqytetit na u quajt këtë herë sukses kundër otomanizmit!

Mes të tjerëve, një plak i roitur, që sillet pandërprerë vërdallë, sa andej-këtej nëpër ekrane, si me demek kokë e madhe, për çdo të keqe e ka përgjigjen e gatshme: stigmatizuesi “otoman” mjafton për të. Aq i marrosur është pas idesë së tij të fajshme, jo të pafajshme, sa edhe kur e zë kapsllëku kujton se faji është i otomanëve.

“Otoman” është kthyer në sharje, në përçmim, në shprehje të superioritetit të pretenduar të shqiptuesit të saj ndaj atij të cilin po pretendueshëm e sheh nga lart si inferior.

Eshtë koha, nuk ke ç’i bën!

Janë njerëzit të tillë, nuk ke ç’i bën!

Mbas disa dekadave propagandë të shfrenuar kundër anglezëve e amerikanëve, servilosja e diktatorit ndaj vëllait të madh komunist, që herë kishte një emër e herë një tjetër, ishte kthyer në bindje mbi të keqen që e kishte emrin Amerikë! Duke kulmuar me një vepër të quajtur “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”. Damkosja ishte bërë që në titull!

Komunizmi mori fund, por jo lëpirja. Era i dha drejtim tjetër elastikut më tepër se ç’duhej. Njeriu i mësuar të shkojë pas fundeve të grave është gjithherë i tillë, e nuk bën ndryshe. Tani ndryshonte vetëm fundi e gruaja nën të, por jo zakoni.

E keqja ka ndryshuar emër me ndryshimin e sistemit, por metodologjia është e njëjtë, njerëzit janë të njëjtë.

E keqja është tjetër, është otomani, turku, lindori. Prej këtyre duhet qëndruar larg si prej zgjebes.

Dhe kështu ndodh që veç ne jemi përsëri më të zjarrtët, me turrën e druve gati për çdokënd që, mos o Zot, na nxjerr ndonjë herezi nga goja. Tani armiku ka emër tjetër!

Për shkak të stigmatizimit si “otoman”, duhet të matesh dy herë kur të flasësh, kur të shkruash.

Kjo ua bën më të lehtë punën dhe atyre që duan të dalin mbi ujë, të duken interesantë, modernë, e ku e di se çfarë.

Mjafton ta përdorësh damkosësin “otoman” për ndokënd, dhe ke gjetur çelësin për të hapur dyert. Mjafton të të etiketojnë “otoman”, e këtë çelës as nuk e ke dhe as nuk do ta kesh.

Për shkak të kësaj psikologjie, e për arsye të vesit të lëpirjes, mund të thuash se je filo kështu e filo ashtu, por assesi nuk duhet të shfaqësh sentimente prootomane, prolindore, proturke, a gjësendi tjetër të këtij lloji, se të piu e zeza.

Fjala “otoman” të qëndron mbi kokë si çekan, gati të të godasë në çdo moment.

Të të godasë nga ata që stigmatizuesin “otoman” e kanë liman të rrugëçarjes së tyre.

Çka e bën më të rëndë fenomenin është përdorimi i stigmatizuesit “otoman” ndaj çdokujt, edhe pse personi i stigmatizuar mund të mos ketë asnjë lidhje me domethënien që mbart fjala. “Otoman” është kthyer në sharje, në fyerje.

Kohë e vështirë për të qenë “otoman”!

/tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Valët gravitacionale ekzistojnë, pas 100 vitesh konfirmohet teoria e Ajnshtajnit (video)

Brukseli i rri mbi kokë Tiranës: Mogherini pritet të vizitojë Shqipërinë

Zoran Millojeviç – Zhela: Njeriu që u jep dajak serbëve po nuk përkrahën dhe votuan Vuçiçin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

08/07/2025
Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

08/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025
Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni