Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Bujar M. HOXHA: Shfaqjet e Ramës nëpër lokale nuk e fshehin dështimin: aksioni kundër evazionit fiskal mban erë

by te Sheshi
11/09/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Bujar M. HOXHA: Shfaqjet e Ramës nëpër lokale nuk e fshehin dështimin: aksioni kundër evazionit fiskal mban erë

I nisur me bujë të madhe, ashtu si shumë aksione të tjera të kësaj qeverie, aksioni kundër evazionit fiskal në ditët e para të tij trembi veç ata që mëtonin të bënin biznes e që nuk kishin asnjë krah të ngrohtë për t’i bërë ballë zemërimit të shtetit.

Pamë kështu qepena dyqanesh të mbyllur anës rrugëve, e lumë njerëzish që nxitonin për të regjistruar iniciativën e tyre tregtare. Por nuk pamë asnjë portë të një sipërmarrjeje të madhe që të kyçej, qoftë edhe përkohësisht, si për t’i paralajmëruar të tjerët. A thua se këta tregtarët e vegjël e kishin bërë monopol të tyre pandershmërinë me shtetin, e sipërmarrësit e mëdhenj na ishin vetë ndershmëria!

Me shtetin si frikacaku më i madh, që as ia mban të trokasë aty ku mund të thyejë hundët, por tregohet trim e arrogant me ata të përvuajturit, që mezi mbajnë familjet, nuk do mend që aksioni do ishte thjesht si një stuhi nga ato të verës, që zgjasin pesë minuta, edhe pse e përmbytin vendin.

Sinjalin e parë të dështimit të aksionit nuk përton të na e japë kryeministri, i detyruar të ofrojë shfaqje publike këmbë mbi këmbë në lokalet e vendit.

Rama po nis të na shfaqet çdo ditë duke u ulur nëpër lokale, për të dhënë shembullin si duhet të funksionojnë gjërat: ti pi kafe, e kamerieri duhet të të sjellë kuponin tatimor. Por afërmendsh që Ramës do ia çojnë kuponin tatimor në lokal, ndryshe guximi i punonjësve do të ishte një budallallëk me brirë.

Kësaj i thonë, u mbars mali e polli një mi! Aksion i përfunduar në tryezat e lokaleve si gjerbje kafeje nga kryeministri!

Gjatë këtyre ditëve kanë mjaftuar katër përvoja personale për t’u bindur se ky aksion ka nisur të mbajë erë që në hapat e para.

Në të rastis të ulesh nëpër lokale, siç sugjeron dhe kryeministri, jo me fjalë, por me imazh, do të kuptosh se mashtrimin e ke para syve. Vërtet që të vjen kuponi tatimor, ama ai nuk përkon aspak me atë që ke porositur. Në rastin më të mirë, është i porsaprerë, por me një artikull në të, rëndom një kafe, e ndryshe, është i ricikluar, i përdorur herë të tjera para se të të vihet përpara. Kjo është përvojë e këtyre ditëve, si shenjë se aksionin e ka marrë dreqi me gjithë ata që rreken ta bëjnë.

Te Selvia më ndodhi para do ditësh të mbush telefonin celular te një prej katër kompanive tona. Në fund të procesit, punëtorja më tha një mirupafshim, por nuk ma dha kuponin tatimor. Madje me vështrim sikur më thoshte, shih rrugën, mos gremisesh!

Brenda njësisë së një prej katër kompanive më të mëdha të telefonisë së lëvizshme nuk pikasej asnjë shenjë e aksionit. Hata fare!

Dy përvojat e tjera i përkasin ditës së djeshme. Gjatë pagimit të faturave të energjisë elektrike dhe të ujit, asnjëra punonjëse nuk denjoi të japë një kupon tatimor. Për ta bërë të besueshme përvojën, po tregoj dhe njësitë ku u paguan faturat: ajo e ujit te njësia pranë zjarrfikësve, te Inxhinieria e Ndërtimit, e ajo e dritave te njësia te 21 Dhjetori. E këtu flasim për institucione shtetërore, e jo private, si në dy shembujt më sipër. Nëse dhe ato nuk ta japin kuponin tatimor, atëherë ç’mbetet për t’u thënë?

Tre gjëra mund t’i përmbledhin këto përvoja: paaftësi totale e bashkuar me korrupsion, burracakëri dhe vjedhje. Paaftësi totale për shkak se administrata tatimore nuk arrin t’i imponohet biznesit me aksione, e jo më vijimësisht, dhe korrupsion se pse ngjet që një shuk parash t’u mbyllë gojën e të zbythen pa një pa dy. Eshtë burracakëri ngaqë tatimorët bëjnë të fortin me të ndrojturit, e kthehen në lepuj me shpatullgjerët. Vjedhje është sepse vetë institucionet që i përkasin shtetit nuk japin kupon tatimor, siç u përmend rasti me pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike.

Nuk e di a mjaftojnë këto eksperienca, por mendja të thotë se po. Kryeministri bëri mirë që u çoi një e-mail paralajmërues vartësve të tij, por sikur t’ia kishte nisur dhe një vetes do të qe akoma më mirë. Përndryshe, makijazhit të bërë me aq mund nuk do t’i mbetet më shenjë me nisjen e shirave të vjeshtës!  /tesheshi.com/  

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
SHBA do të marrë 10 mijë refugjatë sirianë: të gjithë do të skanohen në detaj përpara pranimit

SHBA do të marrë 10 mijë refugjatë sirianë: të gjithë do të skanohen në detaj përpara pranimit

Aksesori identifikues i kësaj stine: ja çfarë nuk duhet të mungojë në veshjen tuaj

Aksesori identifikues i kësaj stine: ja çfarë nuk duhet të mungojë në veshjen tuaj

Elementi surprizë i 11 Shtatorit: ja pesë sulmet që ndryshuan rrjedhën e historisë

Elementi surprizë i 11 Shtatorit: ja pesë sulmet që ndryshuan rrjedhën e historisë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni