Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Bujar M. HOXHA: Rama ka emëruar një ministër, jo një katolik

by te Sheshi
30/10/2018
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Bujar M. HOXHA: Rama ka emëruar një ministër, jo një katolik

Pas vitesh me gabime të pashpjegueshme në përzgjedhjen e emrave për një prej institucioneve më të rëndësishme dhe më delikate të shtetit, kryeministri Rama duket se i ka rënë më në fund pikës. Ministria e Brendshme do të ketë tani për të parë të saj një njeri që i vë tmerrësisht në vështirësi kundërshtarët e shumtë të qeverisë socialiste për ta goditur.

Sandër Lleshi është një person krejt ndryshe nga dy paraardhësit. As është i papjekur, i rrëmbyer, konfliktual, nganjëherë gojëprishur dhe i akuzuar për lidhje me botën e krimit si Tahiri, as nuk duket se ka ndonjë të shkuar apo vëlla që mund t’i njollosë emrin e karrierën e ta kthejë në tabelë qitjeje si Xhafa.

Me një përgatitje tërësisht ushtarake, ministri i ri që ende pret dekretimin nuk u përket llogoreve të frontit të luftës politike pa parime në vend. Me dashje ai ka zgjedhur që të jetë disi në prapavijë, që të flasë puna e tij për të, e jo ai për punën e tij.

Dalja e tij e parë e gjatë publike mbrëmjen e së hënës në një prej televizioneve kryesore na zbuloi një tipologji të harruar, atë të personit që synon t’i shërbejë vërtet vendit të tij me tërë bagazhin e vet profesional, intelektual.

Zotërues i një gjuhë tejet të butë e të kthjellët, krejt i qartë për detyrën e tij, aspak hakërrues, mjaft serioz, jo i gatshëm për t’u përfshirë në debatin rrënues politik, madje krejt i distancuar nga ai, Sandër Lleshi i përcolli publikut pamjen e një funksionari model. Siç shpresohet shumë që të jetë!

Ai nuk e fshehu faktin se e ka pranuar detyrën për hir të kryeministrit Rama, për shkak se ndan shumë gjëra me të, e ngaqë kanë bashkëpunuar me sukses në këto vite.

Gati me shpatulla pas muri gjatë gjithë shtatorit nga sulmet e opozitës, Rama, nga në mbrojtje, është kthyer në sulm gjatë muajit pasardhës. Terreni i fituar me vendimin për mbylljen e të gjithë veprimtarisë së dukshme të kumarit, të pothuajse çdo forme, arrestimet e shumta policore, si shprehje e vendosmërisë për ta luftuar krimin, janë pasuar nga emërimi i ministrit të ri të Brendshëm pas dorëheqjes së beftë të Xhafës në fundjavë. Thuajse një shah mat për kundërshtarët, të gjetur krejt të papërgatitur për t’iu kundërvënë dhe këtij emërimi.

Sigurisht që Rama do duhet përshëndetur për përzgjedhjen e Lleshit, sido që mbetet për t’u parë se sa do të jetë i suksesshëm ky i fundit në atë detyrë të vështirë. Sigurisht që Rama ka vepruar politikisht, duke dashur të emërojë dikë emri i të cilit të mos i sjellë më kokëçarje. Dhe, për të qenë të drejtë në gjykim, meriton një bravo të madhe për këtë zgjedhje!

Por, dhe këtu duhet theksuar përsëri fjala sigurisht, kryeministri nuk është nisur në përzgjedhjen e ministrit të ri me mendjen se ç’besimi i përket ai, se ç’ndjeshmërish besimore ka ai. Vështirë që Rama ta ketë patur këtë hall, e pamundur që ta ketë patur këtë hall.

I emëruari i tij ka rastisur të jetë katolik, siç mund të ishte ndryshe. Dhe këtu nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Mëtimi për ta zhvendosur debatin në këtë rrafsh është si të kërkosh gjilpërën në kashtë, ndërkohë që kalon në heshtje aftësia e Ramës për të dalë nëpër vrimë të gjilpërës. Dëshira për t’ia bashkangjitur të emëruarit të ri të Ramës mbiemërorin “katolik” në këtë kontekst nuk është e pafajshme. Siç nuk janë të pafajshme as kritikat me këtë rast, as lëvdatat pa vend. Rama ka emëruar një ministër, jo një katolik! /tesheshi.com/            

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Beograd: një kamë e çetnikëve në Panairin e Librit!

Për prindërit dhe mësuesit: përse Halloween-i nuk duhet kaluar me një “hajt mo”…

Aksidenti me avionin indonezian, nxirren nga deti 24 trupa

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni