Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Bujar M. HOXHA: Mëdyshja për fenomenin aktual mediatik, t’i thuash plagjiaturë apo vjedhje e hapur?

by te Sheshi
01/10/2018
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Bujar M. HOXHA: Mëdyshja për fenomenin aktual mediatik, t’i thuash plagjiaturë apo vjedhje e hapur?

Në darën e përçudnimit të jetës sonë shoqërore në tërësi, vështirë të gjesh segmente të saj të cilat i kanë bërë ballë së keqes. Në politikë, në ekonomi, në gjyqësor, në organizimet sociale, zvetënimi ndeshet në çdo cep. Përjashtim nuk bën assesi media, ku tabloja është sterrë.

Pos nivelit shumë më poshtë se mediokër, teksa dhe protagonistë me “peshë” kanë zbritur në pikën e komenteve facebook-iste, media gëlon nga mashtrimi, nga vjedhja sy më sy.

Artikuj të shkruar më herët në kohë dhe të ripublikuar me tjetër titull, artikuj që u hiqet autorësia, artikuj që u ndërrohet titulli sipas qejfit, duke ndryshuar dhe kontekstin, artikuj që nuk u dihet adresa, nga vijnë e ku shkojnë, lajme apo materiale më të gjata të huaja të përkthyera aty për aty e pa asnjë ndryshim të brendshëm strukturor, paragrafik, e të shitura si punë origjinale… Mizëri marrëzish, që vështirë t’i rrokësh brenda pak rreshtave.

Në këtë suazë, rrëmbimi i fjalive apo pjesëve të tëra pronë e një shkruesi përmes materialit të tij dhe sjellja e tyre publikut me një tjetër autorësi është po ashtu dendur i pranishëm. Më pikëlluese këtu është pamundësia për ta gjetur të drejtën tënde, për të vënë në vend nderin tënd e për ta turpëruar manipuluesin, për të përdorur një fjalë disi të sfungjertë. T’i drejtohesh rrugës ligjore ngjan paksa fëminore, pasi është më tepër se naive të besosh se mund t’ia dalësh në krye, por dhe të kërkosh ta demaskosh tjetrin është njëlloj naivitet. I paturpi nuk bëhet me turp!

Çështja koklavitet pak kur vjen puna te përdorimi i termit adekuat për fenomenin. Plagjiaturë apo vjedhje e hapur? I pari tingëllon si i ëmbël në njëfarë mënyre, edhe pse fjalori i gjuhës shqipe e cilëson si, “vjedhje letrare, muzikore, etj., që bëhet duke marrë pjesë nga vepra e dikujt tjetër pa treguar burimin…”. Të dytit i jepet një domethënie më e vrazhdë në të njëjtin burim: “Përvetësim në mënyrë të fshehtë i diçkaje që është pronë shoqërore a pasuri e tjetërkujt; mënyra si bëhet ky përvetësim.” Për më tepër, në një fjalor sinonimik të gjuhës shqipe gjejmë këto sinonime për vjedhjen, “hajdutëri, kusari, vjedhësi, vjedhani, vjedhuri, vjedhnajë, plaçkitje, grabitje, kobë, kobitje, rrëmbim, zhvatje, përlarje, përvetësim”, duke të bindur se i vlen të përdorësh atë. Kuptohet, e tëra kjo është veç për ngushëllim, si një lloj hakmarrjeje kur nuk gjen rrugëdalje tjetër dhe je tërësisht i pambrojtur.

Një punonjës i seksionit në shqip të një televizioni shtetëror të huaj jo shumë larg nesh i pati rrëmbyer muaj të shkuar autorit të këtij shkrimi një përkthim të një artikulli të një publicisti të njohur, e po ashtu dhe me goxha detyrë në vendin e tij. Me ca marifete pehlivanësh, duke ndërruar gjëra të vogla në artikullin e përkthyer, punonjësi në fjalë pati guximin ta publikojë atë në faqen elektronike të atij televizioni me autorësinë e tij përkthyese. Kërkimit të së drejtës, me një komunikim pak të tërthortë, pehlivani iu përgjigj me një kërcënim!!!

Vetëm pak ditë më parë, një gazetar në moshë i një të përditshmeje të Tiranës futi duart dhe plaçkiti paragrafe të tëra nga një artikull i të njëjtit autor. Dhe pa asnjë vrasje ndërgjegjeje i vuri emrin poshtë vjedhjes. Brenda pak kohe mund të gjeje një rrjetin elektronik dy shkrime me të njëjtën temë e me paragrafe të tëra të njëjta! Për fat të keq, si i vjedhuri dhe vjedhësi mbajnë të njëjtin mbiemër!

Plagjiaturë? Fjala vjedhje ta mbush gojën si duhet. Mëdyshja këtu nuk ka vend! Tekefundit, është e vetmja gjë që ke në dorë.

Njësoj është, vjedhje është, të marrësh me të padrejtë fjalë, rrush apo para… Hajduti është njëlloj, qenie e përçmuar…/tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Dështimi i referendumit në Maqedoni, Vuçiç “merr zemër” kundër Perëndimit: kështu ndodh kur na injoroni

“Xhisiela”: si është përdhunuar morali nga dy kahjet e politikës

Merkel: sulmet e Trump ndaj OKB-së, të rrezikshme; koha për një Këshill Sigurimi europian

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni