Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Bujar M. HOXHA: Loja me testet, loja e testit

by te Sheshi
07/04/2020
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Bujar M. HOXHA: Loja me testet, loja e testit

Pandemia e COVID-19-s, veç pasojave fatale për mijëra njerëz në botë, ka gjeneruar dhe një debat mbi mënyrën e bërjes së testeve në popullatë. Një pjesë e vendeve ia dedikojnë suksesin në numrin e paktë të viktimave testimit gati masiv të popullsisë, ndërsa ka shtete ku është praktikuar testimi në formë gjurmimi i rasteve, domethënë, shtrirja e tij te njerëzit e afërt dhe në kontakt me një të sëmurë.

Debati vlen për sa kohë që ende nuk është e qartë se cila mënyrë e testimit është më e efektshme për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të sëmundjes pandemike, në kushtet kur miliona njerëz janë mbyllur brenda shtëpive me të mirë a me të keq dhe rrezikojnë ta pësojnë dhe nga pasoja të tjera që sjell mungesa e një jete normale.

Një debat i tillë po zhvillohet dhe në Shqipëri. Qeveria ka deklaruar nëpërmjet kryeministrit se janë ekspertët e shëndetësisë ata që kanë vendosur mbi strategjinë e testimit. Sipas kësaj strategjie, është ndjekur forma e gjurmimit dhe testimi i të dyshuarve, dhe për pasojë nuk kemi shumë testime, diçka më pak se tre mijë deri tani.

Në këtë debat më së tepërmi tashmë politik, opozita pretendon se qeveria po kërkon të fshehë realitetin me testimet e pakta dhe se strategjia e ndjekur nuk do të ketë sukses për t’i dhënë fund izolimit të imponuar të njerëzve në tërë vendin. Ajo i qëndron fort pikëpamjes se nevojitet testim masiv për të zbuluar shtrirjen reale të virusit dhe gjendjen e vërtetë.

Duke lënë mënjanë këtë debat (dhe) politik, pa e shpërfillur, por duke kuptuar se ai ashtu politikisht nuk çon asgjëkundi, e mira është të përqendrohemi te ca pyetje mbi testet, prej nga mund të vijë dhe përgjigjja se cila strategji është më e vlefshme.

Cila është praktika e bërjes së testit dhe në ç’përqindje përgjigjja është e saktë? Bëhet fjalë për një test për koronavirus në përgjithësi apo specifikisht për COVID-19? A analizohet ndërtimi sekuencial i virusit, kyçi për një identifikim të saktë? Ç’pajisje përdoren për bërjen e testeve? A janë ato të posaçme për këtë virus pandemik? A janë brenda kritereve të duhura?

Këto pyetje mjaftojnë për të dhënë një përgjigje deri diku të pranueshme për llojin e strategjisë së ndjekur. Të gjitha ato sillen rreth saktësisë së përgjigjeve të testeve të kryera. Në këtë mënyrë, nëse saktësia e përfundimeve të analizave laboratorike sillet në një përqindje që nuk kap majat e mundshme, atëherë është e kotë të kërkohet testimi masiv i popullsisë.

Çdo testim i tillë masiv me një probabilitet të caktuar gabimi do të na jepte një panoramë krejt të rreme të përhapjes së virusit dhe do të çonte rrjedhimisht në vendime të gabuara. Edhe në rastin më të mirë, nëse përqindja e saktësisë së përgjigjeve të testimeve do të ishte në nivele të larta (absolute sigurisht që nuk bëhet fjalë), në kushtet e një përhapjeje të shpejtë të virusit, gjendja mund të ndryshonte në më pak kohë nga ç’mund të duhej për t’i përfunduar të gjitha testimet.

Secila prej këtyre strategjive ka të mirat dhe të këqijat e veta, por ajo që po ndiqet aktualisht duket më e sakta sido që ta shohësh, patjetër nëse nuk e politizojmë. Më e pakta, e mban popullsinë më të qetë dhe nuk e lë ta kapë paniku për shkak të numrit të vogël të të infektuarve të identifikuar. Tjetër, ruan vigjilencën te të gjithë njerëzit, që ndryshe do të kishin një përgjigje për sigurinë dhe palëvizshmërinë e së cilës nuk do t’i garantonte askush. Për më tepër, testimi masiv do të kërkonte veç shpenzimeve ekonomike më të mëdha dhe shumë e më shumë kohë për t’u kryer, gjithsesi pa një fund të besueshëm.

Vërtet, Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) ka bërë thirrje për sa më shumë testime, por sido që ta shohësh këtë thirrje, duhet kujtuar se vetë ky organizëm gaboi bujshëm në vlerësimin e rrezikshmërisë së këtij virusi. OBSH-ja deklaronte më 10 janar në faqen e saj zyrtare se hulumtimi paraprak sugjeron se nuk ka transmetim domethënës të virusit midis njerëzve! Ajo nuk rekomandonte masa të veçanta shëndetësore për udhëtarët. Vetëm në fund të muajit të parë të këtij viti u pranua nga OBSH-ja se kishte gabuar në vlerësimin e situatës dhe se rreziku global ishte shumë i lartë, e jo siç kishte thënë ditë më parë, i moderuar!

Loja me testet është e tepërt në këtë kohë, më e para sepse vetë testi është në lojë dhe jo gjithmonë i besueshëm. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
ARMIKU/ Të “rënët” nga Corona në SHBA jua kalojnë atyre në gjashtë luftëra

ARMIKU/ Të "rënët" nga Corona në SHBA jua kalojnë atyre në gjashtë luftëra

Merr fund saga e Kapshticës: ca në karantinë, ca prapakthehu!

Merr fund saga e Kapshticës: ca në karantinë, ca prapakthehu!

Rama vlerëson Metën: i duhuri në kushte krize, asnjë padakortësi me të

Rama vlerëson Metën: i duhuri në kushte krize, asnjë padakortësi me të

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni