Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Bujar M. HOXHA: Kazani mediatik është vërtet i tillë

by Te Sheshi
04/04/2017
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Bujar M. HOXHA: Kazani mediatik është vërtet i tillë

Këtu e tre dekada të shkuara, në rrethinat e Peshkopisë, në fshatrat përreth saj, tradita e ahengjeve familjare, posaçërisht e dasmave, ishte e tillë që në fillim shtroheshin për të ngrënë në sofra të parët e fisit, ata më në moshë, të cilët gostiteshin me ushqimin më të mirë, me mishin më të zgjedhur. Pas tyre radha për të ngrënë vinte shkallë-shkallë, gjer te fëmijët. Të tërë këta hanin ç’kishte tepruar nga sofrat e para, me copat e mbetura të mishit të rishtëna në kazan e të rishpërndara në zijafet.

Tre ditë më parë, në orët e vona të së shtunës, te tesheshi.com u publikua një material i përgatitur mbi qëmtime gazetareske në faqet elektronike boshnjake e që fliste për një xhami të veçantë në llojin e vet, në dru e pa asnjë gozhdë! Në orët e para të së dielës, një e përditshme kosovare që pretendon të ketë ndjekës e lexues më shumë se çdo tjetër e bën të vetin materialin, i ndryshon gjysmën  e titullit, i ndryshon fotografinë kryesore, të marrë po aty, i heq autorësinë në fund të shkrimit, dhe kështu e publikon pa e bërë qejfin qeder.

Historia më tutje vijon si në dasmat dibrane, mishi, domethënë, materiali në fjalë, u hodh në kazanin mediatik dhjetëra herë e doli po kaq herë prej tij, duke u shërbyer në sofrën mediatike pa e ditur askush se nga vinte e kujt i përkiste autorësia fillimisht.

Ky nuk është një rast, ky është fenomeni më i përhapur në faqet elektronike informative, qofshin ato gazeta apo diçka tjetër, nisma mediatike private. Troç fare, vjedhja, ky ves mbizotërues në shoqërinë tonë, që ndeshet nga format më të thjeshta, më të “pafajshme”, e deri në ato më të sofistikuarat, ka hedhur rrënjë në median e shkruar, duke qenë veçoria kryesore që e kthen atë në një kazan mediatik.

Vjedhjet kësodore janë nga më të paturpshmet; ato mund të ndodhin brenda pak minutave, e ti e sheh punën tënde të përvetësuar nga dikush tjetër që ka patur guximin ta zhveshë atë nga gjithçka identifikuese e ta paraqesë si pronë të vetën.

I padurueshëm, i pakapërdishëm, është fakti se vjedhja mediatike kryhet më së pari prej atyre faqeve elektronike informative që pretendojnë të jenë të parat në garën e dhënies së informacionit, të ndjekjes, të shikueshmërisë, siç pretendojnë të prijnë në mbartjen e moralit politik, shoqëror, e ku e di se çfarë.

Ngacmimi për këtë shkrim lindi pikërisht nga vjedhja e përmendur më sipër, por termin “kazan mediatik”, i mëvetësishëm këtu nga përshkrimi i mirënjohur kryeministror, e plotësojnë shumë mëkate të tjera, duke nisur nga sajimi i lajmeve, dhënia e tyre e shtrembëruar, nga qasja vijueshmërisht e qëllimisht keqësuese përmes lajmit ndaj një pjese të shoqërisë, në kontekst fetar, nga padituria e thellë e gabimet drejtshkrimore lemeritëse, nga pranëvendosja e seriozes me pornografiken, nga bashkëpërcjellja e trajtimit të një problemi të vërtetë shoqëror me telashet e një kuçke të shqetësuar për format trupore. Për të mos përmendur komentet e lejuara pa fre në fund të shkrimeve, ku shumësia e sharjeve është e pacak.

Ky kazan mediatik ta jep mundësinë që fare pranë në rreshta të lexosh dhe për koalicionin qeveritar, për fatin e tij të përkthyer si fat të vendit, dhe për protestën e për çadrën e të ngujuarve politikë të opozitës, por edhe për lloj-lloj intimitetesh, dhënë publikut pa hesap e pa censurë.

I njëjti kazan mediatik ta bën të mundur dhe njohjen me shtypin e ditës, e njëkohësisht, aty për aty, dhe njohjen me horoskopin! Për të ta vënë kështu “pafajshmërisht” në punë inteligjencën, në duhet të ndjekësh informacionin mediatik apo horoskopik!

Të ndodh pikërisht në këtë kazan të medias që ministren për familjen të një qeverie diku tutje të ta shndërrojnë nga padituria e të ta përcjellin si “ministrin me familjen e tij,” ashtu siç ngjet që një lajm ta lexosh në të tëra format, por jo në atë që duhet.

Nga të pavërtetat më të mëdha në marrëzitë më të mëdha, nga vjedhjet me stil në ato të hapura, nga lajmet dhe shkrimet e paguara te ato në parim tendencioze e dashakeqe, nga qasjet amorale te informacioni imoral; vërtet kazan mediatik!

Kjo njerëzi ka qeverisjen që meriton, siç ka median që meriton. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Tërshërë e pjekur për mëngjes

Tërshërë e pjekur për mëngjes

Nga Kirgizstani i dyshuari për shpërthimin në Shën Petërsburg

Nga Kirgizstani i dyshuari për shpërthimin në Shën Petërsburg

Kjo perime ju ndihmon të largoni erën e keqe të gojës

Kjo perime ju ndihmon të largoni erën e keqe të gojës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni