Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Bujar M. HOXHA: Gazavaji i qeverisë, dhe detyrat e përhershme të kthyera në aksione të përkohshme

by te Sheshi
25/08/2015
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Bujar M. HOXHA:  Gazavaji i qeverisë, dhe detyrat e përhershme të kthyera në aksione të përkohshme

Shqiptarët ndodh rëndom që edhe në ditën e tyre më të keqe të bëjnë dasëm, të zhyten kokë e këmbë në borxhe për të lënë përshtypjen te të tjerët se punët i kanë vaj, e zemra e tyre ka veç gaz!

Një krizë emigrantësh ka shpërthyer në një pjesë të mirë të Europës, e këto ditë ajo ka qenë fare pranë nesh, me skenat rrëqethëse në anën tjetër të kufirit, në Maqedoni. Ne vetë nuk kemi munguar të bëhemi pjesë e saj, ndërsa mijëra shqiptarë kanë lënë e po e lënë vendin me turravrapin e tyre më së shumti drejt Gjermanisë. Të mjerë e jo të mjerë shesin katandinë e guxojnë ta vënë edhe një herë tjetër fatin në provë, si shenjë e pakundërshtueshme se këtu gjërat nuk janë aq rozë sa ç’përpiqen të na i shesin.

Veç kësaj, kriza financiare, e pasqyruar në mungesën e të ardhurave në arkën e shtetit dhe në fjalët kontradiktore për rritje e shtim të taksave e tatimeve, është ashiqare, e atë nuk e mbulon as kryeministri që mëton të japë argumente që flasin për të kundërtën, e as ministri i Financave me bashkëbisedimet e tij si kofini pas të vjelave.

Pikërisht në këtë moment vjen koncerti i së famshmes këngëtare botërore, Anastacia, e cila, me vetëdije apo pa vetëdije, ka zgjedhur Tiranën për t’i kënduar këngët e saj më të mira. Diku citohet kujdesi i kryeministrit për këtë koncert, e diku mbështetja e tij. Se ç’nënkupton mbështetja e tij nuk jam në gjendje ta them, e as kam të drejtën të aludoj për financim të koncertit apo për një nxitje të tepruar për ta bërë atë në Tiranë, ama çka mund ta shpreh hapur është fakti se ardhja e këngëtares përngjan kokë e këmbë me dasmat tona kur jemi në pikë të hallit.

Fqinji ynë, Greqia, na ka dhënë një shembull tjetër të trajtimit të krizës, me protesta, me zgjedhje të njëpasnjëshme, me rebelime ministrash, e me gjithçka tjetër që e tregojnë shoqërinë greke tërësisht aktive, e njëkohësisht të paepur ndaj tutelës e arrogancës qeverisëse.

Krejt e kundërta ndodh tek ne, me njerëzit që nuk e bëjnë qejfin qeder as kur komshiut i merr shtëpia zjarr. E po kështu ngjet dhe me qeverinë. Sapuni na shitet për djathë, e ngushëllim të vetëm kemi faktin se Rama e Meta na qenkan larë në një det.

Aq e shuar është vetëdija qytetare ndër ne, banorët e thjeshtë të këtij vendi, se për qeverinë as që bëhet fjalë, sa jam i sigurt se nëse në shtator ndodh që kombëtarja e futbollit i kalon me sukses dy sfidat kritike që ka, festa nuk do të ketë të ndalur, e askujt nuk do t’i bjerë më në mendje se këtu po merr ferra uratën.

Anastacia dhe kombëtarja janë goxha xhephane për t’ia hedhur krizës sonë!

***

Diçka tjetër në këtë përsiatjen time mëngjesore.

Paaftësia emblematike e administratës sonë qendrore e lokale e shpërfaq veten denjësisht në kthimin e detyrave të përditshme në aksione të përkohshme.

Prej ditësh po dëgjojmë pareshtur për një aksion shtatori kundër evazionit fiskal, kundër atyre që nuk paguajnë tatimet, që nuk mbajnë e nuk përdorin kasa fiskale, e kështu me radhë. E tëra kjo po na trumbetohet si përgjegjshmëri e vendosmëri e qeverisë për t’i thënë ndal së keqes në këtë fushë. Por, në fakt, është krejt e kundërta. Kontrollet e tilla, të shoqëruara me masa disiplinore, si gjoba, pezullim e mbyllje aktiviteti, janë një detyrë e përditshme e administratës. Ato nuk mund të jenë me fushata, se pastaj ndodh që e keqja të riciklohet. Nëse informaliteti ka lulëzuar, jo tani, por prej kur nuk mbahet mend, kjo nuk është veç për faj të tatimpaguesve, por, më së pari, për faj të atyre që janë ngarkuar me mbikëqyrjen e tyre.

Organet tatimore, të kontrolleve financiare, si detyrë të tyre të vazhdueshme kanë kontrollin mbi subjektet me aktivitet tregtar. Po qe se shtetit i mungojnë miliona nga të ardhurat e parashikuara, kjo është përgjegjësi e padiskutueshme e atyre që janë ngarkuar me mbledhjen e tyre, e nuk mund të mbulohet me aksione që veç mbjellin abuzivizëm. Duhet të paguajnë së pari ata për punën e pabërë, e më pas të vijë radha te të tjerët. Duhet fillimisht që qytetarët të mësojnë se ku shkojnë paratë e tyre, pastaj të detyrohen  të paguajnë. Duhet më së pari që punës t’i gjendet njeriu, e të mos bëhet administrata strehë e njerëzve që meritë e aftësi të vetme kanë veç ngritjen e flamujve partiakë në manifestime e protesta.

E njëjta gjë ndeshet në aksionin e bashkisë së kryeqytetit për pastrimin e rrugëve e trotuareve nga gjithçka që i ka rënë në mendje njeriut të vendosë mbi to, nga tezgat e deri te ndërtimet më të guximshme. Ky aksion është një absurd! Nuk mund të jetë aksion! Eshtë detyrë e përhershme e punonjësve të bashkisë, qofshin ata policë bashkiakë a inspektorë. Po qe se diku mbin diçka e paligjshme, nuk është veç faji i atij që ka marrë kurajën ta bëjë diçka të tillë, por, në krye të herës, e punonjësve që ne i paguajmë me taksat tona për të na e mbajtur qytetin siç duhet. Nuk mund ta ndreqë me aksion diçka një person që e ka për detyrë ta bëjë atë për çdo ditë. Si mund të na shitet për heroike diçka që i punësuari, qoftë në bashki apo gjetiu, e ka punë të përditshme?!

Si mundet t’u kërkohet qytetarëve të “adoptojnë” çerdhet, që ato të jenë gati në shtator? Kjo është punë e bashkisë. Qytetarët paguajnë taksat, e e gjithçka tjetër mbetet ta zgjidhin ata të cilët paguhen për atë punë. Në munden ta bëjnë, mirë, ndryshe t’u lënë vendin të tjerëve.

Dikur, para ’90-ës, kur shkonim në aksion me shkollën a punën, më shumë bënim dëm se dobi. Këto aksionet e sotme nuk kanë ndryshim prej tyre. Ato veç mbulojnë paaftësinë e të pacipëve, që nuk e kanë për turp të marrin përsipër diçka që nuk mund ta bëjnë, nga më i pari deri tek më i fundit. Veç pak ndershmëri u kërkojmë: të na e kursejnë maskaradën! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
23 vjet më parë: rebelimi sindikalist i Poliçanit që i hoqi imunitetin Ilir Metës

23 vjet më parë: rebelimi sindikalist i Poliçanit që i hoqi imunitetin Ilir Metës

Britani, 6 muaj burg për emigrantët që punojnë ilegalisht, gjoba e heqje licence për bizneset

Britani, 6 muaj burg për emigrantët që punojnë ilegalisht, gjoba e heqje licence për bizneset

VËZHGIM/ Toka jonë: cullakëria e një ndërgjegjeje të munguar shoqërore

VËZHGIM/ Toka jonë: cullakëria e një ndërgjegjeje të munguar shoqërore

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni