Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Bujar M. HOXHA: Drejt jugut me policë, misra e pluhur si bashkëshoqërues

by te Sheshi
28/08/2017
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Bujar M. HOXHA: Drejt jugut me policë, misra e pluhur si bashkëshoqërues

Ka qenë e nxitur apo e natyrshme, kjo është e vështirë të thuhet, por ky sezon pushimesh është mbizotëruar nga një tendencë për t’i lavdëruar tejendanë mundësitë dhe mrekullitë që të ofron bregdeti shqiptar. Një tendencë e spikatur dhe në mjetet e huaja të informimit, që nga ato me peshë e gjer te më të parëndësishmet.

Ajo çka lexon sigurisht që ta vë në pikëpyetje gjerësinë e njohurive, vlerësimin, konceptin tënd mbi të bukurën, kështu që zgjedh ta shkelësh vetë me këmbë një pjesë të asaj që tëështë reklamuar me bujë ditë pas dite.

E nëse nisesh nga Tirana drejt jugut, ndarja e parë e rrugës është e thjeshtë, sipas dukurive që ndesh në të. Fillimisht do të shohësh dendur punonjës të qarkullimit rrugor, që, pa i paragjykuar, tentojnë të vënë rregull në parregullsinëe zakonshme të vozitësit tonë.

Çfarë nuk kupton është fakti se si shteti rreket të të imponojë përmes forcës së ligjit zbatimin e rregullave të ngarjes së makinës, e ndërkohë as merr mundimin të përmbushë detyrimet e veta, që nga zhdukja e të çarave apo gropave në rrugën nacionale. Për të mos përmendur lënien, me sa duket të qëllimshme, të ca bizneseve që ta vënë udhën automobilistike në shërbim të tyre, madje duke reklamuar në të përmes shkrimit në asfalt!

Kur zë e nis Golemi, policët bëhen më të rrallë, ama terreni nuk është lënë bosh. Në vijimësi, të zë syri tezga me pjepra e shalqinj, nxjerrë në shitje buzë rrugës. Në pak metra, pasojnë pikat e karburantit. Një panoramë e përsëritur mërzitshëm, por jo aq e padurueshme.

Rruga bëhet goxha më e trishtueshme me të kaluar Kavajën. Me detyrën për të mbajtur rregullin në rrugë, këtu e shumë kilometra më tutje, punonjësit e qarkullimit rrugor janë kthyer thuajse në të padukshëm, gati të fshehur pas shkurresh tërë pluhur, ngjashëm me uniformën e tyre. Policë në shërbim të gjobës, apo të vetëdijësimit të ngarësit të makinës për rregullat?

Por nuk kanë bërë si ata misërpjekësit, që i ndesh ngado. Në rrethrrotullim, pak më tej, gjatë tërë këtij segmenti je nën mbretërinë e tyre. Ashtu, fytyrëthekur, nga dielli e prushi, të zgjasin misra ngjashëm përcëlluar…

Peizazh trishtues…

Ndjesisë aspak pozitive i shtohen uljet e detyruara të shpejtësisë periodikisht në pak kilometra. Mungesës së nënkalimeve e mbikalimeve, paturpësisë e babëzisë së sa e sa duarve hajdute, që i kanë lënë rrugët të mangëta e të papërfunduara si duhet, shteti i padrejtë u ka gjetur një zgjidhje të thjeshtë: duke i detyruar ngarësit e makinave ta frenojnë vrullin e moderuar të mjeteve të tyre.

Rruga diku ka tabela të panumërta, jashtëzakonisht shumë, por nuk ka kushte për t’u quajtur e tillë. Këtu qytetari në timon e kupton se ndërtimi i rrugëve, riparimi i tyre, është burim fitimi për kusarët e mësuar të nginjen përmes vjedhjes, e burim për padrejtësinë e radhës në kurriz të tij. Në vend të rregullimit të të ngriturave në asfalt aty-këtu, një punë pakorëshe, ti urdhërohesh të ulësh në minimum shpejtësinë!

Për të ardhur te hyrja në Fier e dalja prej saj. Si fillim, në kthesat e para të shfaqet një fatkeq pa këmbë që lyp mu në mes të rrugës, për të përfunduar shumë e shumë minuta më vonë te një dalje nga qyteti tërë pluhur e pisllëk. Ideja e vajtjes në jug e ka humbur tashmë një pjesë të shkëlqimit, siç e ka humbur lëvdata e rreme për një vend që do duhet të zbulohet me çdo kusht, si një parajsë e fshehur!

Të njëjtat dukuri përsëriten gjersa mbërrin në Dhërmi, veçse diçka më pak. Aty, pastaj, buzë detit, janë me bollëk, pluhuri, gropat me ujë e baltë, plehrat… Një plazhi të këndshëm pak metra poshtë i shkon tërë pluhuri që krijojnë makinat e shumta. Pronarë godinash të dhëna me qira i sheh tek lagin me zorrë rrugën, por që as ua ndjen për ta bërë të pranueshme atë për pushuesit e tyre, për veten e tyre. Të tjerat as mos i kërko, së paku aty ku deti nuk administrohet nga privati, qoftë dushet apo banjat publike.

Dikush, në varësi të interesit, mund ta shohë gotën gjysmë të mbushur, se ashtu ia do puna. Pastaj është çështje koncepti. Në varësi të tij mund të jesh optimist apo pesimist. Situata mund të mos duket aq gri, por nuk është as rozë. Provoni ta bëni një rrugëtim të tillë! /tesheshi.com/  

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Dy kroçere gjigande ankorohen në Sarandë…

Dy kroçere gjigande ankorohen në Sarandë…

Anullohet konçensioni për HEC Bushtrica 4, shkak reagimi i UNESCO: projekti cënon zonat e mbrojtura

Anullohet konçensioni për HEC Bushtrica 4, shkak reagimi i UNESCO: projekti cënon zonat e mbrojtura

Panuçi “lë në shtëpi” Cikalleshin: dua disiplinë, kombëtarja është krenari

Panuçi “lë në shtëpi” Cikalleshin: dua disiplinë, kombëtarja është krenari

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni