Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Bujar M. HOXHA: Akuzat e ndërsjellta për antiamerikanizëm, një lojë e pështirë e politikës

by te Sheshi
25/12/2017
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Bujar M. HOXHA: Akuzat e ndërsjellta për antiamerikanizëm, një lojë e pështirë e politikës

Pasi për gati tre dekada janë provuar të gjitha llojet e krizave, madje dhe një thuajse luftë civile, pasi këtij vendi i është bërë dëm po aq sa gjatë pak më shumë viteve të diktaturës komuniste, e vetmja kartë që ka mbetur siç duket për t’u tundur karshi kundërshtarit politik është antiamerikanizmi.

Me një klasë politike thellësisht të dështuar, të korruptuar, pa asnjë fije besueshmërie, e me moralitet të barabartë me zero, me një “elitë” mediatike prej pak emrash, zëri publik i ca prej të cilëve është veç reflektim i pakënaqësive të tyre personale, e i ca të tjerëve shërben për të fyer ndjenjat fetare të shumicës së popullsisë, loja e shpifur me antiamerikanizmin është arma e rizbuluar rishtas së fundi në betejën politike.

Ngjarje të ditëve të fundit kanë mundësuar përdorimin pa asnjë lloj frenimi të kësaj karte, dhe, ironikisht, reciprokisht nga të njëjtat palë.

Mënyra e zgjedhjes së një kryeprokurori të përkohshëm prej socialistëve do të nxiste reagimin e ashpër të opozitarëve, të shoqëruar me kritika për qëndrimin e ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së, dy figurave që i dhanë mbështetje procesit.

Të paaftë për të argumentuar veprimin, përfaqësues të shumicës i etiketuan kundërshtarët politikë si antiamerikanë, siç kishin bërë muaj të shkuar, kur nuk i bindnin dot të dilnin nga çadra para Kryeministrisë.

Kështu bëri Ulsi Manja, për shembull, në Komisionin e Ligjeve, duke deklaruar për opozitën se është antiamerikane dhe antieuropiane!

Një akuzë që do të përsëritej në krah të kundërt kur përfaqësuesi i Shqipërisë në OKB iu bashkua me votë kundërvënësve të njohjes amerikane të Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.

Duke nisur nga ish-kryetari historik i PD-së e duke përfunduar te kryetarja e çartur e LSI-së, një shumësi kundërshtarësh të ashpër të kryeministrit aktual shfrytëzuan rastin për ta sulmuar atë e për ta cilësuar qëndrimin në OKB si antiamerikan.

Sali Berisha e përshkroi votimin në OKB si akt pabesie ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më e ashpër u tregua Monika Kryemadhi, e cila së fundi ngjan më tepër me një grua në prag të divorcit, kontrollhumbur e që thyen çfarë gjen përpara. Për të, votimi ishte thikë pas shpine për SHBA-në. Astrit Patozi, mes të tjerëve, e shfrytëzoi në thelb çështjen për të goditur Lulzim Bashën, që, sipas tij, ishte kundër Uashingtonit muaj më parë, kur kërcënoi të bojkotonte zgjedhjet.

Askush nuk do t’ia dijë për shpjegimet e ministrit të Jashtëm, askush nuk e merr në konsideratë faktin se ç’vende do kishim në krah nëse votohej ndryshe, askush nuk flet për ruajtje parimesh, askush nuk e zë në gojë të drejtën ndërkombëtare, askush nuk e përmend qasjen sovrane, dhe, ç’është më e rëndësishmja, askush nuk i përfill ndjesitë religjioze të shumicës dërrmuese të popullsisë, që mund ta shohë krejt ndryshe çështjen.

Gjithçka është në kuadër të luftës politike, siç bën Ilir Meta. Në karrigen e presidentit, pa “qetësi e dashuri”, ai shkon më tej, dhe bëhet më katolik se Papa, me një letër për presidentin amerikan, ku i shpreh keqardhjen për votimin dhe rreket të thotë se nuk bëhet fjalë për një qëndrim shtetëror!

Nuk ka dyshim se ky servilizëm i pashoq, mbase bezdisës dhe për vetë amerikanët, nuk është as respekt, e as mirënjohje për ta, por një përpjekje për të larë fytyrën e për t’u bërë të pranueshëm në Uashington.

Të dy krahët e politikës nuk kanë në dorë më asnjë kartë morale, e në vend të kësaj kanë vendosur të akuzojnë kundërshtarin për qëndrim antiamerikan. Ndërsa e vërteta është se Rama dhe qeverisja e tij kanë humbur rëndshëm pikë në sytë e publikut, aq sa nuk e meritojnë më pushtetin, por po kaq e vërtetë është se opozita po tregon një pazotësi të jashtëzakonshme për t’u imponuar. Shterpësia në ide dhe veprim i shtyn të dyja palët ta kërkojnë rrugëdaljen në përdorimin e kartave të tilla me ndjeshmëri të lartë, pa e ditur që më tepër humbin se fitojnë terren. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

10/07/2025
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Next Post
Brokoli apo lulelakra, kush është më e pasur dhe më e mirë për shëndetin?

Brokoli apo lulelakra, kush është më e pasur dhe më e mirë për shëndetin?

Edhe UÇK vazhdon “betejën” kundër ndërkombëtarëve: jo Speciales!

Edhe UÇK vazhdon “betejën” kundër ndërkombëtarëve: jo Speciales!

Me kë u konsultua Ilir Meta për Janullatosin-shtetas shqiptar?

Me kë u konsultua Ilir Meta për Janullatosin-shtetas shqiptar?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni