Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Bled KOMINI: Për Leon dhe shumë të tjerë si ai

by Te Sheshi
26/08/2016
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Bled KOMINI: Për Leon dhe shumë të tjerë si ai

Para disa ditësh, apeli i një prindi për djalin e tij, Leon, më bëri të mendoj se shoqëria jonë e ka të vështirë të vetëndryshohet dhe të evoluojë drejt disa standardeve sociale të vendosura prej vitesh në vendet evropiane e më gjerë. Apeli i tij ishte krejtësisht human, në të drejtën e jetës, arsimimit dhe gëzimit të mundësive të barabarta për të birin njësoj si të gjithë bashkëmoshatarët e tij. E ëma kërkonte që djali i saj, i cili gjendej në një karrige me rrota, pasi kishte kryer disa operacione në këmbë, të regjistrohej në shkollë ashtu si dhe moshatarët e tjerë që për herë të parë do të ulen në bankat e institucioneve arsimore. Por asnjë prej shkollave ku ajo kishte trokitur nuk kishte pranuar ta regjistronte. Diku pa arsye, e diku duke i treguar derën, pasi shkollat nuk kishin kushte.

Historia më tingëlloi si një “luftë” që i bëhet jo vetëm Leos, por të gjithë fëmijëve si ai. Të gjithë atyre që duke pasur probleme, – sigurisht, jo sëmundje ngjitëse, sindroma apo autizëm – nuk u krijohet mundësia për ta ndjekur shkollën në mënyrë normale. Një luftë e pabarabartë. Një luftë ku i dobëti, fëmija, ndjehet i cenuar për të ardhmen e tij. E kjo në radhë të parë nuk vjen prej injorancës, por prej dashakeqësisë. Një dashakeqësi e kamufluar me forma tinzare si pamundësia, mungesa e kushteve, mungesa e ekspertizës, etj.

Shqipëria është një shtet i konsoliduar prej 104 vitesh. Sistemi arsimor është ngritur që pas shpalljes së pavarësisë së vendit. Kuptohet që për herë të parë një përkushtim ndaj nevojave sociale, e, më specifikisht, atyre personale të fëmijëve, ka patur gjatë diktaturës, e cila hapi dhe shkolla për plotësimin e nevojave të ndryshme për fëmijët me autizëm, sindromën down, etj. Tashmë një pjesë e këtyre shkollave mbase janë mbyllur, e disa të tjera janë në kushte mizerabël. Megjithatë, rasti në fjalë nuk i përket kësaj kategorie. Por kemi të bëjmë me një fëmijë njësoj si të gjithë të tjerët, ndryshimi i të cilit qëndron në paaftësinë e tij për të lëvizur me këmbët e veta, veçse për këtë ai u beson katër rrotave të një karrigeje që e shoqëron kudo.

A është kjo arsye për të mos e pranuar atë në mes të bashkëmoshatarëve? A përbën kjo pengesë për të ëmën, mësuesit dhe stafin pedagogjik të shkollës, për të mos i kushtuar përkujdes? Aspak. Asnjëra prej këtyre pyetjeve nuk qëndron, e asnjë përgjigje nuk mund t’ia mohojë të drejtën e tij për arsimim. Fëmijët kanë nevojë të veçantë për mbrojtje.

Fëmijët janë keqpërdorur dhe shfrytëzuar në të gjitha kohët. Kjo është një shkelje tepër e rëndë e të drejtave të njeriut. Për këtë arsye, Kombet e Bashkuara  kanë filluar prej kohësh të merren me këtë problem. Një vit pas themelimit të organizatës botërore, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara themeloi më 11 dhjetor 1946 fondin për fëmijët, të njohur si  UNICEF.

Duke pasur parasysh cenimin masiv të së drejtës për të jetuar dhe shkeljen e të drejtave të fëmijëve, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli më 20 nëntor 1959 “Deklaratën për të Drejtat e Fëmijës”. Që nga kjo datë, 20 nëntori është shpallur ditë e të drejtave të fëmijëve. Në hyrjen e deklaratës në fjalë thuhet: “Njerëzimi u ka borxh fëmijëve gjërat më të mira që mund t’u ofrojë.”

20 vjet më vonë, në vitin 1979 – “në vitin e fëmijës” – u propozua zgjerimi i kësaj deklarate, e cila deri atëherë kishte pasur vetëm karakter rekomandues, duke i dhënë karakter detyrues në aspektin e së drejtës ndërkombëtare. Në këtë mënyrë, dhjetë vjet më vonë, pas një sërë bisedimesh të vështira, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli Konventën për të Drejtat e Fëmijëve. Konventën me 54 nene, të njohur ndërkohë përmes firmosjes së saj nga mbi 180 shtete të ndryshme të botës.

Të drejtat në fjalë mund të përmblidhen në dhjetë pika:

  1. Të gjithë fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejta të barabarta. Asnjë fëmijë apo i ri nuk duhet të dëmtohet për shkak të gjinisë, ngjyrës, gjuhës ose besimit të tij.
  2. Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtë të gëzojnë shëndet të plotë dhe t’u jepet kujdesi maksimal shëndetësor e mjekësor.
  3. Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtë për arsim fillestar falas. Përveç kësaj, atyre duhet t’u mundësohet edhe arsimimi i mëtejshëm.
  4. Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtën për pushim, kohë të lirë, lojë dhe pjesëmarrje në aktivitete kulturore dhe artistike.
  5. Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtën e informimit, shprehjes së mendimit të tyre, dhe të drejtën për t’u dëgjuar.
  6. Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtën për një edukim të mirë. Prindërit apo edukatorët e tjerë nuk duhet të përdorin dhunë; keqtrajtimi dhe keqpërdorimi është i ndaluar.
  7. Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtën e mbrojtjes dhe ndihmës së veçantë në luftë dhe gjatë arratisjes.
  8. Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtën e mbrojtjes nga puna shfrytëzuese dhe keqpërdorimi seksual.
  9. Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtë të jetojnë me prindërit e tyre dhe të mbajnë kontaktin me të dy prindërit nëse ata jetojnë të ndarë.
  10. Fëmijët dhe të rinjtë e gjymtuar kanë të drejtën e ndihmës dhe përkrahjes së veçantë, si dhe të pjesëmarrjes aktive në jetën shoqërore.

Pothuajse të dhjetë parimet fokusohen tek të drejtat e fëmijëve, te edukimi i tyre, te procesi i informimit, si dhe te mirëbesimi që duhet të krijojë një shoqëri për të ngritur institucione, organizma, dhe për të përgatitur personel që t’u vijnë në ndihmë jo vetëm fëmijëve që kanë një jetë normale, por dhe atyre që natyra u ka falur një shëndet mendor e fizik të pabarabartë me të tjerët.

Pika e dhjetë jep një panoramë më të qartë për shtetet demokratike që e kanë firmosur Konventën, duke i obliguar që për fëmijët, apo dhe të rinjtë, e gjymtuar të ngrihen institucione dhe të krijohen mundësitë për përkrahje të veçantë, për t’u aktivizuar në jetën shoqërore.

Këtë shkrim e bëra për Leon dhe shumë të tjerë si ai, pa dashur ta drejtoj gishtin diku, pa dashur të gjej fajtorin. Por humanizmi i një shoqërie nuk matet me burokracinë e institucioneve të saj; ai gjendet tek realizimi i të drejtave, e sidomos i atyre ndaj fëmijëve. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Europa League: Partizani e Shkëndija e Tetovës mbyllin aventurën, eliminohet çuditshëm Uest Hemi

Europa League: Partizani e Shkëndija e Tetovës mbyllin aventurën, eliminohet çuditshëm Uest Hemi

PROFIL/ Duncan Norman: ambasadori që vjen Shqipëri si “kalë race” i diplomacisë britanike

PROFIL/ Duncan Norman: ambasadori që vjen Shqipëri si “kalë race” i diplomacisë britanike

Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në rajonet e Italisë të goditura nga tërmeti

Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në rajonet e Italisë të goditura nga tërmeti

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni