Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Bled KOMINI: “Penthukti” dhe shoku Zylo

by Te Sheshi
22/12/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Bled KOMINI: “Penthukti” dhe shoku Zylo

Kur Karl Krausi revolucionarizoi konceptimin e gazetarisë dhe përqasjen e saj ndaj fenomeneve sociale, afërmendsh që perceptoi se kjo ide e tij nuk do të përthithej siç duhej prej disa pseudoshkrimtarëve të cilët vërtiteshin rrugëve të Vjenës dhe Evropës. Ai madje shkoi edhe më tej, e kritikoi çdo gjë, por vetëm kundrejt tyre nuk shpifi dhe nuk shkroi asnjë rresht të vetëm, për arsyen e thjeshtë “se rima nuk duhej kërkuar dhe nuk duhej vënë në gojën e belbacakëve”.

Ekzistenca e një retorike gazetareske që shpeshherë orientohet gabimisht dhe qëllimisht jo drejt fenomeneve, por drejt subjekteve dhe individëve, e ka kthyer së fundmi, dhe qysh herët, gazetarinë tonë në një gjol ku askush nuk mbytet. E në fakt askush nuk mund të mbytet në të, mirëpo për ata që mbytja e njeriut, emrit, ideve, personalitetit, besimit, gazetarisë, të drejtës, lirisë dhe faktit është ankth dhe mani, mbytja vjen natyrshëm edhe pa u futur në gjol. Objektivizmi si një realizëm tokësor, i papërlyer me atë hyjnor, që drejtohet kahësisht nga idealizmi, në sensin e të qenurit i saktë dhe i përpiktë, është një vuajtje kryqëzuese. Mirëpo kryqëtimi i mendjes është edhe më fatkeq sesa ai i shumë fushave dhe gjendjeve të tjera; pikërisht kjo më shtyn që t’i drejtohem gjithnjë të parës.

I ngacmuar, ashtu si një pozitron që tenton të kalojë hapësirat kufizuese, u nxita të shkruaj disa rreshta mbi ekzegjezën e të qenurit objektiv dhe subjektiv. Kjo gjë, të them të drejtën, më bën të ndjehem në deficit ndaj vetes dhe shoqërisë, pasi nuk mjafton vetëm dëshira për të kontribuar në emancipimin e komunitetit, por mbi të gjitha duhet puna dhe përvoja e pashterur njerëzore. Në fakt, orientimi i disa njerëzve kohët e fundit drejt “opinionizmit” gazetaresk – që po të vihej në gojën e Jacques Le Goff-it do ishte grotesk – i stërholluar me shumë pasaktësira dhe mosnjohje të mirëfilltë të përcjelljes së mendimeve në formë të kanalizuar, më tërhoqi që t’u drejtohem jo këtyre “penthuktëve”, por objektivizmit të munguar. Sa herë që marr mundimin të shkruaj mbi ngjarje apo fenomene të ndryshme pas të cilave qëndrojnë individë si ai “penthukti” që kërkon t’i gjuajë me pambuk objektivizmit, më kujtohet shpesh vepra “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” e të madhit Dritëro Agolli.

Edhe pse kanë kaluar plot tri dekada nga botimi i saj, vepra vazhdon të mbajë një rekord shitjesh, kjo për faktin se kopjet e Zylos dhe Demkës janë të shumtë edhe në kohën tonë. Ata duan (edhe pse të paaftë për asgjë) që të merren me çdo gjë, me çdo punë, të thonë fjalën e tyre kudo, të përflasin ngado; bëjnë sikur irritohen për çdo fakt, shpërfillës ndaj realitetit krijojnë ato gjolet e vogla, ku duan të “mbysin” objektivizmin e mendimit.

Thashë më sipër se këto rreshta nuk do t’ua drejtoj atyre, por objektivizmit dhe qenësisë profesionale që ndodhet në shpirtin e çdo njeriu. Prandaj besoj se kur Hygoi fliste për “çlirimin e fjalës”, nuk kishte parasysh përdhunimin e saj prej kujtdo, por këtu do bie edhe unë në një mendje me Umberto Eco-n, se fajin e ka hiperteksti që, “pa e ‘shpështjellë’ domosdoshmërisht të gjithë informacionin që përmban”, depërton ngado “si shtiza e trikos lëmshin e leshit”. Cytja se dikush po tenton të vrasë kohën duke u marrë me çdo gjë, më bën të mendoj se, përveç profesionalizmit të penës, ekzistojnë edhe zdruktharë të letrës.

Prej këtyre të fundit lindin fobira kolektive, të cilat nuk kanë lidhje me realitetin, dhe ngërçe vetjake. Por shpështjellja e lëmshit që lënë pas këta të fundit është një problem më vete, pasi fija është aq e gjatë, sa për ta çkoklavitur do duhej kohë. Fenomeni, gjithnjë fenomeni, do të jetë dhe do të mbetet problemi dhe arsyeja kryesore e të gjitha filozofive dhe preokupimeve reale të një gazetari apo analisti. Vetëm duke u marrë me fenomenin ne do të arrijmë të çlirojmë fjalën, ta barazvlerësojmë me veprën, dhe jo me individin. Ka ikur koha e Gargantuave, e atyre që ëndërrojnë të bëhen si Don Kishoti, apo edhe e atyre që vrasin kohën duke shitur fjalë.

Përmbysjet e mëdha fillojnë me humorin. Kur një periudhë historike mbërrin kohën e humorit, kjo do të thotë se ajo ka trokitur në çastin e zbaticës. “Ushtari i mirë Shvejk shembi lavdinë e perandorisë,” thotë Hasheku, ndërsa unë mendoj se “Autobuz për në parajsë” i Leo Buscaglia-s do ishte një rekomandim i mirë për ata që duan të mësojnë artin e zdrukthimit të letrës.

Do të doja të përmendja në këtë shkrim edhe dy vargje të shkurtra nga Metafora e Jetës Sime e Ali Podrimjes, në të cilat ai shpërfaq rebelimin ndaj heshtjes, asaj heshtjeje që mbyt realitetin dhe të vërtetën, ose kur ajo vihet në gojë të pamfletistëve të zhurmshëm, të cilët abuzojnë me fjalën dhe tribunën. Ai i drejtohet vetvetes, duke thënë: Nëse s’flas, jeta ime s’ka qetësi.

Edhe pse ndonjëherë e kemi të pamundur të krijojmë tribuna të pavarura dhe të pastra, frymëzimi i të cilave të jetë analiza, profesionalizmi dhe dëshira për të përmirësuar situatën në të cilën gjendemi, gjithnjë do të gjendet një hapësirë që do të krijojë rrethana ku do të evidentohen problemet reale, ku do të jepen edhe zgjidhjet efikase, nëpërmjet të cilave do të kurohet rrënja e keqe, për t’i lënë vendin lastarit të ri. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Donald Lu: Njerëz me pushtet kanë frikë se mos futen në burg

Donald Lu: Njerëz me pushtet kanë frikë se mos futen në burg

Amnesty International zbulon dëmin e sulmeve ajrore ruse në Siri: 200 civilë të vrarë

Amnesty International zbulon dëmin e sulmeve ajrore ruse në Siri: 200 civilë të vrarë

Njihuni me “Bukuroshen e Fjetur”, nuk ndjeu lindjen e fëmijës së saj se ishte në gjumë

Njihuni me “Bukuroshen e Fjetur”, nuk ndjeu lindjen e fëmijës së saj se ishte në gjumë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni