Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Bled KOMINI: Miopizmi i “rendit” të shthurur, përballë ngjizjes akademike dhe mediatike

by te Sheshi
20/01/2018
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Bled KOMINI: Miopizmi i “rendit” të shthurur, përballë ngjizjes akademike dhe mediatike

Teksa mendon se ekziston një rend tërësisht i shthurur, me korrupsion, drogë, krim dhe ligësi, kupton se ekziston edhe një qytetari e shthurur, aspak përgjegjëse, miope dhe aspak qytetare për detyrat që ka ndaj mirëqënies së saj, ndaj vendit dhe ndaj të ardhmes së fëmijëve. Gjë e cila nuk ka të bëj me vaksinimin ndaj fruthit të përhapur gjerësisht në vend këto ditë! E sërish në këtë pikë, kupton se asnjë analizë nuk do prodhohet e saktë në një vend ku asgjë nuk “ngjizet për së mbari”. Ku sistemi nuk ka mekanizma mbrojtës, e nuk përballon dot as fruthin, jo më të përballojë ndryshimin për mbarë të një shoqërie anemike, që shquhet vetëm se citon vlerat qytetare, apo mburret me atë ç’kanë bërë shqiptarët përpara një shekulli.

Vështirësia që na lind për të prodhuar një analizë reale të gjendjes se ku ndodhet ky vend, vjen prej dy faktorësh: e para se nuk ka organe të pavarura për të bërë një analizë shumëdimensionale të dështimit qeveritar apo qytetar; dhe e dyta, se media si pushtet i katërt është shkrirë me tri pushtetet e tjera. D.m.th., media në një masë të madhe nuk shfaq më tipare gazetareske, por ka marrë atribute të mbrojtjes së pushtetit në tërësinë e formave që ai shfaq. Ndaj mbërrijmë në një përfundim paraprak e të thjeshtë, se kemi të bëjmë më një “rend të shthurur”, nga të tëra palët.

Duke kuptuar se ngjizja e të mirës dhe së drejtës nuk është aspak e kollajtë, mendjen ta ngacmon një shprehje e vjetër, e përdorur gjerësisht gjatë Rilindjes, se “dija të bën të lirë”. Nga do të kthehesh e rrotullohesh, gjuha të shkon tek edukimi dhe arsimi, si sistemi i vetëm që mund të prodhoj një “ngjizje pozitive” për të ardhmen në këtë shoqëri, ku e mira duket shumë larg për t’u “përqafuar” shpejt e gjerësisht. E duke e parë sistemin e edukimit si një vlerë që mund të kontribuojë përsëmbari për ndryshim, bindja se elita e këtij sistemi mund t’a shtyjë vendin në “ujëra të mbara”, shuhet kur kupton që anemizmi ka prekur tashmë edhe sistemin arsimor. Largimet jashtë vendit të “trurit”, debatet, konkurrenca e pandershme dhe e egër për një post brenda këtij sistemi, si dhe mungesa e kërkimit shkencore, e kanë gërryer aq shumë sistemin arsimor sa edhe ky mund t’i bashkohet fare mire “rendit të shthurur” që mbizotëron në vend.

Gjithsesi arsimi privat si dhe ai publik janë një e mirë sociale, që në vitet e fundit në Shqipëri i janë bashkuar një lëvizjeje akademike për të përmirësuar nivelin shkollor të popullsisë shqiptare. Ngjizja akademike e shqiptarëve, sigurisht për mendimin tim, është shumë larg asaj që duhet të ishte dhe kjo ka ardhur për shumë arsye, të cilat nuk pretendoj t’i trajtojë në këtë shkrim, por mund të them se “të gjitha të mirat publike në fushën e edukimit, në një shtet demokratik, gëzojnë statusin e arritjeve të veçanta” dhe duhen trajtuar si pasuri kombëtare. Në rastin shqiptar, benefitet që përfitojmë prej kësaj të mire (sistemit arsimor), janë në një zhvillim paralel por në antitezë me atë që shteti nuk u ofron dot të rinjve shqiptarë, pra me alternativat e munguara publike. Kështu, panorama se elita arsimore akademike duhet të jetë ajo e cila mund të ndihmojë në kthesën e madhe, për ta shpënë vendin drejt ecurisë pozitive, nuk është dhe aq e ndriçuar siç mendohet. Përkundrazi, lindja e arsimit privat si alternativë ndaj atij publik, më shumë se si konkurrencë ndaj arritjeve pozitive mes njëri-tjetrit, e zbeh tërësisht mundësinë e këtij të fundit për të drejtuar të tashmen dhe të ardhmen e vendit.

Mund të thuhet se shpresa ngelet tek arsimi privat, që shfaqet si më cilësor? Kjo edhe mund të jetë e vërtetë, por para pak kohe në media u fol gjerësisht se në një institucion të edukimit privat ishte ushtruar dhunë ndaj një fëmije. Sigurisht, nuk marr rolin e hetuesit, por në këndvështrimin tim këto fenomene janë shumë të vështira e të rënda; nuk janë sporadike për kohën në të cilën jetojmë, ashtu siç edhe në sistemin arsimor publik shpeshherë flitet për mësues e pedagogë të papërgjegjshëm, që marrin rryshfet për një notë kaluese apo për një notë të lartë. Parë në këtë këndvështrim situata është e qartë dhe nuk favorizon askënd, por parë në këndvështrimin se institucionet e edukimit të të gjitha cikleve nuk dalin dot nga guacka e një “akademizmi të falsifikuar”, sigurisht që të shton pesimizmin. A duhet ta përgjithësojmë këtë situatë apo ta kampionizojmë? Them se tendenca jonë është kampionizimi dhe jo standardizimi, pasi kjo e fundit sjell panik dhe frikë, gjë e cila në rastin tonë është më e keqe se vet realiteti.

Në krahun tjetër duhet shtruar edhe pyetja se sa të denjë jemi ne për të zbatuar rregullat dhe ligjet, sepse sot kryesisht të rinjtë jetojnë me trendizmin e thyerjes së rregullave? Kështu që automatikisht na lind një pyetje: A do mundemi të ndërtojmë një shtet që shkon “a posse ad esse” (lat. nga mundësia drejt nevojave aktuale) apo drejt një shteti “ad hominem” (lat. që shkon drejt njeriut) dhe jo ndërtimit të institucioneve? Për këdo qeveritar që zotëron sado pak pushtet përgjigja është e njohur, ndërsa për ata që e shikojnë pushtetin si skllav dhe shërbëtor të të mirave publike, përgjigja mbetet një e panjohur e pranuar.

Diskutohet shpesh mbi atë se çfarë të mirash sjell liria e shtypit për një shoqëri, se cilat janë përparësitë e saj dhe çfare ndikimi ka ajo në përparimin dhe emancipimin e mendimit të lirë. Por, mendoni se sa pak shkruhet për gazetarinë divulgative dhe spekulative, e cila nga papjekuria bën gabime dhe nuk dallon dot lajmin nga thashethemet. Ne jemi të prirur që të mbështesim ato institucione që i quajmë “të shenjta” por, po sikur shenjtëria e këtyre institucioneve të na cenojë ne? Kur je pjesë e ngjarjes apo ndodhisë e kupton se sa të gënjeshtra janë ato që thuhen në krahasim me realitetin tënd si dëshmitarë, dhe në të njëjtin moment përjeton ndjesinë e reagimit dhe refuzimit të këtij realiteti. Ne lindim dhe rritemi me idenë e marrjes së informacionit dhe shpërndarjes së informacionit. Gjatë rrugës aktorë të ndryshëm përpiqen të na bindin se informacioni që marrim prej tyre është i vërtetë, të gjitha mediat përpiqen që ta theksojnë këtë pjesë, madje jo vetëm mediat por të gjitha institucionet që merren me lajmin dhe informacionin.

Megjithatë, skepticizmi ynë duhet të aktivizohet pikërisht në atë moment kur na thonë se çdo gjë që thuhet në media është e vërtetë, pikërisht atëherë kur na thuhet se “lajmi i parë” është tek ata. Tek secila prej mediave. Në këtë moment duhet të ruhemi edhe më tej, sepse është pikërisht lajmi i parë ose media e parë që e jep lajmin, ajo e cila luan me riskun e keqpërdorimit të lajmit apo informacionit. Në këtë rast kemi keqpërdorim, divulgim dhe spekullim.

Pra, veç faktit se po jetojmë në një sistem të shthurur, ku asgjë e mirë nuk ngjizet kollaj, por duhet të durojmë edhe miopizmin e disa mediave që na e shesin të genjeshtrën si të vërtetë. A mos vallë kjo përbën ekuacionin e zbërthyer të atyre që largohen përditë? /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Pse Turqia kërkon të godasë në Afrin?

Pse Turqia kërkon të godasë në Afrin?

Facebook jep lajmin e rëndësishëm për portalet online

Facebook jep lajmin e rëndësishëm për portalet online

Hoxha bëhet “Doktor”, pozon me trupën akademike

Hoxha bëhet “Doktor”, pozon me trupën akademike

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

08/07/2025
Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

08/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni