Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Bled KOMINI: Greqia, Erdogani dhe demarkacioni

by Te Sheshi
02/09/2016
in Opinione
Reading Time: 6 mins read
A A
Nga Bled KOMINI: Greqia, Erdogani dhe demarkacioni

Politika e jashtme shqiptare ka disa kohë që nuk arrin të prodhojë një axhendë të mirëfilltë synimesh, si në aspektin rajonal, ashtu dhe më gjerë. Kjo vërehet në disa çështje të ngritura dhe në ca ngjarje që kanë ndikuar në politikën e këtyre tri viteve të fundit. Kështu, çështja e kufirit detar me Greqinë (një ndër çështjet më të vështira diplomatiko-juridike të viteve të fundit), ajo e përplasjeve politiko-fetare në Turqi, Gylen-Erdogan, reflekset e të cilës u ndjenë fuqishëm në Shqipëri, si dhe mosmarrja pjesë si palë ndërmjetësuese në çështjen e kufirit mes Kosovës e Malit të Zi, tregojnë plasaritjet e politikës së jashtme joaktive që Tirana ka ndjekur në rajon e më tej. Disa rreken të tregojnë se ka një axhendë evropiane të cilën Shqipëria po e ndjek dhe nuk mund t’i shmanget. Në fakt, kjo axhendë ka qenë pjesë e të gjitha qeverive shqiptare prej vitit 1999 e në vazhdim. Për këtë arsye, ky rreng nuk mund të jetë arsye për të çplastifikuar ngërçin dhe përgjumjen e diplomacisë shqiptare për të luajtur një rol real dhe aktiv në këto vite.

Në fund të muajit mars të këtij viti, kur ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, vizitoi Greqinë, homologu i tij grek i pati deklaruar se Greqia nuk është në luftë me Shqipërinë, dhe për këtë arsye nuk ka një “Ligj lufte” që mund t’i përkufizojë apo t’i rrezikojë marrëdhëniet dypalëshe. Kjo deklaratë e homologut grek, Niko Kotzias, tregoi hapur se pavarësisht kuadrit ligjor, Greqia kishte vullnetin e mirë për t’i shtyrë marrëdhëniet mes dy shteteve në një fazë të re, e cila do të mbështetej në dy kërkesa pragmatiste: përmirësimin e kushteve të jetesës së minoritetit grek në Shqipëri, si dhe ngritjen e varrezave greke për ushtarët e rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Thënë ndryshe, këto kërkesa do të përbënin thelbin e axhendës së shtetit fqinj përballë vendit tonë. Këto kërkesa janë përsëritur shpesh, dhe, sigurisht, pala shqiptare i ka mbajtur shënim në takimet bilaterale.

Por ajo që është ripërsëritur edhe më me këmbëngulje prej Athinës ka qenë diçka përtej dy kërkesave të mësipërme. Athina zyrtare e ka parë të arsyeshme që çështjen e diskutueshme të kufirit detar me Shqipërinë ta ndajë në një mënyrë a në një tjetër prej kërkesave të mësipërme, të cilat duken më të arritshme dhe aspak shqetësuese për qeverinë Rama. Ndaj kërkesa për nënshkrimin e paktit detar është parashtruar veçmas, dhe, sigurisht, duke përllogaritur faktin se ndaj kësaj kërkese pala shqiptare do kërkonte rishtas dhe me këmbëngulje abrogimin e “Ligjit të luftës”, si një quid pro quo (më jep, të jap; diplomatike). Qartazi është vënë re në korridoret diplomatike që presioni për nënshkrimin e “Paktit Detar” nga ana e Greqisë ishte që ai të kryhej sa më shpejt, dhe normalisht pa komplikacione. Në fakt, e majta shqiptare, e ardhur në pushtet në fund të 2013-tës, tregoi se nuk ishte e gatshme që ta firmoste menjëherë paktin, dhe për këtë arsye ajo ushtroi një presion politik mbi kryeprokurorin Llalla kur në maj të vitit 2014 (Ditmir Bushati) i kërkoi atij hetimin e Marrëveshjes së Detit të 2009-tës, si dhe të negociatorëve (kryetarit të opozitës sot, Lulzim Basha) që kishin marrë pjesë nga ana shqiptare. Ky ishte një mesazh i fortë për Athinën se qeveria Rama nuk do lëshonte kollaj pe dhe nuk do toleronte kalkulime të pamatura diplomatike.

Marrëveshja e 27 prillit 2009 u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese me vendim Nr. 15, datë 15 prill 2010. U tha se kjo ishte një lojë politike e të djathtës, e cila për të mos prishur marrëdhëniet me vendin fqinj, firmosi marrëveshjen, por përmes ndikimit politik në Gjykatën e Lartë ushtroi presion që kjo e fundit ta rrëzonte. Gjithsesi, kazusi i ngritur për nënshkrimin e një marrëveshje të re, apo të njëjtës marrëveshje, vijon të qëndrojë dhe të mbesë një problem në marrëdhëniet mes dy vendeve. Në këtë rast, nga qeveria jonë ende nuk ka një studim apo angazhim serioz për t’i dhënë drejtim sipas së drejtës ndërkombëtare pikërisht kësaj çështjeje, e cila në fakt ka turbulluar gjithnjë ujërat mes dy vendeve. Situata bëhet edhe më komplekse kur e majta shqiptare, me sa duket, do futet në zgjedhjet e 2017-tës në koalicion me PDIU-në e çamëve. Sinjalet për Athinën janë të qarta. Ndërsa reagimet të paqarta.

Një tjetër çështje e cila nuk kaloi lehtë në arenën ndërkombëtare, e sidomos në atë ballkanike, ishte përplasja ndërmjet dy ish-miqve të vjetër në Turqi, Erdoganit dhe Gylenit. Përplasja e tyre, ngjashëm si një përplasje titanësh, krijoi valë akustike-politike, të cilat mbërritën edhe në vendin tonë. Fakti se kryeministri Rama u shfaq në krah të Erdoganit në vizitën e tij të fundit në Turqi i dha krahë këtij të fundit që t’i kërkonte “miqësisht” zotit Rama që t’i “shkulte” nga Shqipëria të gjitha bizneset dhe shkollat e FETO-s. Por kryeministri shqiptar përvijoi një linjë tjetër. Ai, pavarësisht miqësisë së treguar ndaj Erdoganit, parapëlqeu një “jo” ndaj “spastrimit gylenist” në vend. Kjo politikë e paqartë, ku nga njëra anë qeveria shfaqet miqësore me Erdoganizmin dhe, nga ana tjetër, nuk reagon ndaj kërkesave të tij, u dha krah përkrahësve të të dyja palëve që të nxirrnin argumentet e tyre dhe përplasja të kthehej në një katrahurë publike brenda vendit. Paqartësitë politike, të ndjekur nga interesa më të gjera, bënë që politika e jashtme të mos kishte asnjë shans që të sugjeronte alternativën që duhej ndjekur për të minimizuar kostot brenda vendit. Gjendja vijon të mbetet e njëjtë, me gjasa që të përshkallëzohet sërish, aq më tepër nëse SHBA-të do pranojnë ta ekstradojnë F. Gylenin në Turqi. Kjo do i jepte krah atij që të kërkonte edhe më me forcë prej qeverisë shqiptare marrjen e masave ndaj përkrahësve e bizneseve të FETO-s në vend. Me sa duket, edhe për këtë çështje, ende qeveria shqiptare nuk ka një qasje analitike, për të ditur se ç’drejtim do ndjekë në një situatë të tillë politike.

Ngjarjet e fundit në Kosovë, si dhe përplasjet e fuqishme politike për nënshkrimin ose jo të Paktit të Demarkacionit, apo të marrëveshjes mes saj dhe Malit të Zi për rishikimin e vijës kufitare mes dy vendeve, kanë nxjerrë në pah rolin e dobët që ka qeveria shqiptare jo vetëm në Ballkan, por edhe në Kosovë. Mundësitë reale për një arbitrim politik në këtë situatë të vështirë mund të ishin të mëdha. Në fakt, duhet thënë se përplasjet nuk janë mes dy vendeve (Kosovë-Mali i Zi), por më shumë ato janë brenda faktorit politik shqiptar. Megjithatë, e majta shqiptare, e cila e qeveris vendin prej 2013-tës, mund të arrinte t’i “pajtonte” apo të ndërmjetësonte shumë kollaj mes Vetëvendosjes dhe Pozitës në Kosovë, duke qenë se dhe qasjet e së parës (VV) dukshëm janë majtiste.

Eksperienca e Shqipërisë në çështjet e përcaktimit të kufirit (pa futur marrëveshjen e fundit me Greqinë), është e gjerë, dhe për të ka një literaturë të bollshme, si dhe studiues të cilët janë marrë me vite për të hedhur dritë nga 1912 e gjer më sot. Kështu që ngritja e një grupi studiuesish dhe ofrimi i një ekspertize të paanshme për qeverinë e Kosovës mund të ishte një aset ndërmjetësimi shumë i favorshëm dhe për qeverinë Rama, e cila përveç faktit se do ndihmonte palën kosovare, do ishte garante e drejtësisë dhe ekspertizës për Malin e Zi. Vetofrimi i Tiranës si ndërmjetësues nuk do ishte aspak i pafavorshëm, kur ende çështja e demarkacionit mbetet e nderë.

Sidoqoftë, të tre rastet e përmendura më sipër shfaqin problematikën e gjerë të politikës së jashtme shqiptare, si dhe të mungesës së një axhende reale për t’u faktorizuar në rajon. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Lezhë: vritet oficeri i trupave speciale gjatë operacionit për kapjen e një të sëmuri mendor

Lezhë: vritet oficeri i trupave speciale gjatë operacionit për kapjen e një të sëmuri mendor

Kompjuterizim sipas teorisë së re mbi vrimat e zeza

Kompjuterizim sipas teorisë së re mbi vrimat e zeza

Vrasja e policit në Lezhë: zbulohen detaje të krimit, ja kush ishte viktima Ardian Kodra

Vrasja e policit në Lezhë: zbulohen detaje të krimit, ja kush ishte viktima Ardian Kodra

TË FUNDIT

  • Të fundit
Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni