Ngjarjet rreth zhvillimeve politike nё Kosovё janё futё nё njё fazё dhe nё njё dinamikё tё re.
Pas mocionit tё mosbesimit ndaj qeverisё Kurti me 25 mars 2020, klasa politike e aleancёs sё mocionistve, ku fatkeqёsisht tё gjitha partit politike shqiptare dhe minoriteti serb u bёnё bashkё pёr ta rrёzuar qeverinë e dalё nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Arsyet pёr njё pozicionim tё tillё tё klasёs aktuale politike ishin nga mё tё ndryshmet, por kryesore ishin dy. E para ishte frika nga llogaridhёnia dhe humbja e privilegjeve tё partive qё ishin pёr 20 vite nё pushtet, dhe e dyta, frika dhe inferioriteti nga personaliteti i Albin Kurtit i cili zotëron njё stil dhe nivel mё ndryshe si nё aspektin intelektual ashtu edhe në atё politik nё krahasim me elitën e deritashme politike tё Kosovёs.
Tani, me qeverinë e dalë nga kontrabandimi i votave nё Parlament (pasi u bёnё shumё pazare dhe ndёrhyrje direkte edhe nga Presidenti qё tё arrihej numri i mjaftueshёm i deputetёve pёr votimin e qeverisё “Hoti”), po ka probleme tё theksuara si nё miratimin e ligjeve ashtu edhe nё menaxhimin e situatёs nё kohё pandemie. Problem tjetёr janё edhe bisedimet me Serbinë. Zatёn, kёtu u sulmua mё sё shumti qeveria “Kurti”, duke e akuzuar nga kundёrshtarёt politikë si anti-amerikane, anti-UҪK e ҫka jo tjetёr, ku nё këtë korr nuk munguan as disa mediume informative.
Lista e dёmeve dhe dёshtimeve tё qeverisё “Hoti” ёshtё shumё e gjatё, bile dёshtimet dhe pasojat po zgjerohen pёrditë e mё shumё nё mёnyrё eksponenciale. Dёmet qё po shkaktohen nga menaxhimi i dobёt janё sidomos nё rritjen e numrit dhe trajtimin e tё smurёve me COVID-19, ku siç po duket, kjo qeveri e ka humbur luftёn nё kёtё fushё pёr nga numri i tё infektuarve ditorë qё aktualisht sillet në rreth 200 dhe ai i vdekjeve me 5 e 6 nё ditё.
Tjetёr pikё e dobёt ёshtё edhe menaxhimi nё aspektin ekonomik i cili me masat e marra po tregon qё pёr dallim nga qeveria “Kurti” dhe shtetet e tjera po i çon drejt falimentimit shumё ekonomi tё vogla dhe po i ngarkon asetet shtetrore duke mos e pasё idenc se si tё reagohet dhe si tё arrijё ta shtrijё autoritetin e saj nё popull, e qё duket se po i mungon.
Pёr mё shumё, gjendja u rёndua edhe mё tepёr me aktakuzat e Gjykatёs Speciale nё adresё tё Presidentit Thaçi. Pasiviteti dhe injoranca e klasёs politike qё tё jetё aktive nё raportet me zhvillimimet e luftёs sё pastёr tё UҪK-sё duke injoruar dhe prolonguar akuzat dhe nxjerrejen e fakteve tё vrasjeve dhe masakrave tё regjimit serb ndaj popullatёs shqiptare nё periudhen e luftёs para gjykatave. Si duket njё vonesё dhe injorim i till i nxjerrjes nё pah tё shkeljeve dhe abuzimeve serbe iu kthye si bumerang politikanёve nё Kosovё. Pra u hapё edhe njё front i rёndё e i padrejtё pёr Kosovёn si shtet dhe shoqёri.
Pra, nё rastin e Kosovёs problemi nё luftimin e pandemisё sё COVID-19 ёshtё mё komplekse pёr t’u luftuar edhe pёr arsyet e zhvillimeve politike qё shkaktuan rrёzimin e qeverisё “Kurti”. Po a ka rrugëdalje? Natyrisht qё nёse egziston vullneti dhe largohen inatet politike nga partitё dhe faktorёt qё e kanё sjell gjendjen nё kёtё pikё, si dhe unifikohet spektri politik, atёherë shumё lehtё mund tё arrihet njё rrugëdalje. E ajo do ishte nёse do tё uleshin politikanёt dhe tё diskutonin daljen nga kjo rrugё qё momentalisht duket se ёshtё e pa krye (qorre).
Realisht ekzistojnё dy mundёsi qё do ishin tё mundshme tё nxjerrnin Kosovёn nga kjo situatё. E para mundёsi do ishte, nё rastё se krijohet njё unitet nё mes partive politike dhe bёhet i mundur kthimi i Albin Kurtit nё pozitёn e kryeministrit, dhe zgjidhja e dytё do ishte mbajtja e zgjedhjeve tё jashtёzakonshme parlamentare sa mё parё qё tё jetё e mundur, pasi nuk ka mё kohё pёr tё humbur. /tesheshi.com/