Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Berat ALBAYRAK: Turqia po kthehet në biznes

by Te Sheshi
16/09/2019
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Berat ALBAYRAK: Turqia po kthehet në biznes

Pas një viti plot me reforma rrënjësore, qeveria turke mbetet e përkushtuar për transformimin ambicioz të agjendës ekonomike.

Duke mos pasur zgjedhje për katër vitet në vijim, vendi ofron një mundësi të madhe investimi.

Është me rëndësi të kuptohet se çfarë është implementuar qysh prej kur ne morëm pozitën vitin e kaluar, kur valuta jonë pësoi goditje të madhe, e që ne nuk e lejuam të bëhej fatale.

Në të njëjtën kohë, po përballeshim me ngjarje vërtetë të paparashikueshme.

Programi i Ri Ekonomik u zbulua shpejt dhe ne morëm në dorë përgjegjësitë për të stabilizuar ekonominë dhe valutën.

Rezultatet janë inkurajuese: inflacioni është më i ulët se një vit më parë, dhe pritet të bëhet edhe më mirë,

Banka Qendrore vazhdon të marrë masa të pavarura nga qeveria për të luftuar inflacionin. Krahas punës së gjithanshme, ne po punojmë fort për të mbështetur rrjetet e bizneseve, dhe këtë vjeshtë kemi filluar të korrim sukseset.

Duke ndjekur hapat që kemi publikuar në prill, kemi implementuar politika që kanë përmirësuar gjërat si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, me një jetëgjatësi që ne presim të jetë bazament i zhvillimit të mëtutjeshëm.

Qëllimi ynë është që të prekim rritjen e qëndrueshme, duke pranuar dobësinë tonë më të madhe, deficitin kronik bankar, i cili është ushqyer nga kredi afatshkurtra dhe të këqija.

Duke shikuar sistemin financiar, bankat turke kanë kapital më të madh se sa kërkohet në nivel global.

Megjithatë, duhet të jemi vigjilentë: bankat shtetërore kanë marrë kapitale shtesë në prill, për të qetësuar rëniet, ndërsa rregullatori bankar u ka kërkuar këtyre që të zvogëlojnë përfitimet.

Në të njëjtën kohë, jemi duke zhvilluar një sistem të detektimit të rrezikut të stabilitetit financiar të bankave.

Vëllimi i kredisë, i cili u tkurr me rreth 15% në vit, mbetet një shqetësim serioz. Ne duam të sigurohemi që sistemi vazhdon të ofrojë fluks të pandërprerë të kredisë për bizneset që operojnë tek ne.

Ligji i ri për ristrukturimet financiare tregon vendosmërinë tonë në këtë çështje. Për më tepër, ne po vëzhgojmë me vëmendje bankat pasi ato punojnë përmes kredive të luhatshme, veçanërisht në sektorët e energjisë dhe ndërtimit. Vlen të përmendet se disa investitorë ndërkombëtarë dhe vendas janë të interesuar të formojnë fonde për të marrë kredi të tilla.

Ne jemi të prirur të prezantojmë rregullat e nevojshme për të shtrirë mbështetjen tonë në mjedisin biznesor.

Një iniciativë e madhe politike për të rritur kursimet e brendshme do të shpallet menjëherë.

Kjo do të çojë në rritje afatgjatë dhe do të zvogëlojë besimin në flukset afatshkurtra të kapitalit.

Për më tepër, ne po mbushim të ashtuquajturat boshllëqe informacioni duke kërkuar nga firmat me huazime ndaj bankave vendase që tejkalojnë 100 milion lira (18 milion dollarë), që të paraqesin pasqyra financiare të audituara në bankat e tyre përpara se të marrin kredi.

Agjencia Kombëtare e Vlerësimit të Kredive do të përmirësojë më tej mjedisin e informacionit dhe do të thellojë tregjet e kapitalit. Për më tepër, ekziston një potencial i madh për rritje në industrinë e sigurimeve që plotëson larminë e burimeve të financimit.

Eksportuesit kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përmirësimin e bilancit të llogarisë rrjedhëse të Turqisë. Shtytja e tyre e jashtëzakonshme e treguar në larminë e tregjeve të eksportit në mbi 200 vende, duke përfituar nga logjistika moderne, transporti, energjia dhe infrastruktura e komunikimit, ka qenë shtylla kurrizore e rritjes së tregut të eksportit. Programet e synuara të huasë, të nisura në qershor, janë krijuar për të mbështetur më tej këtë prirje ekonomike.

Fondi ynë i pasurisë sovrane së bashku me institucionet e tjera shtetërore po zhvillojnë vazhdimisht diskutime me partnerë strategjikë në sektorët e farmaceutikës, petrokimikëve, energjisë dhe teknologjisë, në mënyrë që të forcojnë llogarinë rrjedhëse dhe të tërheqin investime të huaja direkte.

Për më tepër, mundësi të konsiderueshme eksplorimi dhe prodhimi të përbashkët presin investitorët në Mesdheun Lindor. Pasuritë natyrore të Turqisë janë baza kryesore e energjisë, logjistikës, tregtisë dhe eksportit në kryqëzimin e tre kontinenteve. Ato mbeten pa dyshim të gjalla dhe tërheqëse.

Bilanci i fortë fiskal i Turqisë po siguron rrugën drejt rivendosjes së titullit si “rritja më e madhe ekonomike për 2019”.

Ne jemi gati të ndërmarrim një transformim të rëndësishëm të kodit tonë tatimor për të forcuar administratën tatimore, të realizojmë zgjerimin e bazës dhe të zvogëlojmë taksat e korporatave për të krijuar investime dhe vende pune. Rekordi fiskal i Turqisë për disiplinën fiskale është i vetëkuptueshëm dhe nuk do të ndryshojë kurrë.

Përveç menaxhimit ekonomik, përparësitë e sigurisë kombëtare të Turqisë janë të dukshme. Ne do të mbetemi një anëtar i NATO-s. Si një qendër energjetike rajonale, Turqia gjithmonë do të ndërtojë dhe ushqejë miqësi dhe lidhje ekonomike. Ne jemi thellësisht të përkushtuar për të mbrojtur sistemin e tregut të lirë, parësinë e sundimit të ligjit dhe universalitetin e të drejtave të njeriut – të gjitha këto janë thelbësore për ndërtimin e një ekonomie të fortë.

Jemi entuziastë për mundësitë që i kemi përpara, dhe mirëpresim të gjithë partnerët që janë të gatshëm të marrin pjesë në forcimin e përbashkët. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Kosova, Brnabiq në rolin e strateges: të fitojmë sa më shumë, të humbim sa më pak!

Kosova, Brnabiq në rolin e strateges: të fitojmë sa më shumë, të humbim sa më pak!

E thotë dhe Nigel Farage: Brexit do të vonohet!

E thotë dhe Nigel Farage: Brexit do të vonohet!

Edhe Basha uron nisjen e shkollës: si gjithnjë, patetik dhe politik

Edhe Basha uron nisjen e shkollës: si gjithnjë, patetik dhe politik

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni