Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ben BLUSHI: Enveristët, socialistët dhe grekët (viti 1993)

by te Sheshi
10/10/2015
in Retro
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ben BLUSHI: Enveristët, socialistët dhe grekët (viti 1993)

Kur miti i Enver Hoxhës u rrëzua kalldrëmeve të Gjirokastrës ashtu si të dehurit në romanet e Ismail Kadaresë, nuk u thye asnjë tjegull dhe gjirokastritët nuk e hodhën bustin në çatitë e njëri-tjetrit për fajin. Busti i Hoxhës u hoq më qetësisht se në shumicën e provincave shqiptare, e një urdhër i bashkisë mjaftoi për ta degdisur aty ku as enveristët e paktë të qytetit nuk e gjenin dot. Tani, gati dy vjet pasi imazhet në bronz dhe allçi të Enver Hoxhës janë shkulur sistematikisht, shtëpia e tij e lindjes ka mbetur simboli i parë dhe i fundit i diktatorit të vdekur. Një vendim i bashkisë së qytetit ka ndërmebd ta kthejë shtëpinë e zbrazur në muze arkeologjik.

Njerëzit në Gjirokastër mendojnë se Partia Socialiste që ka fituar zgjedhjet lokale nuk mund të ndëshkonte më rëndë ish udhëheqësin e Partisë së Punës, ndërsa të tjerë mendojnë se Partia Demokratike do t’i kish dhënë nj destinacion më banal shtëpisë së Hoxhatëve, e cila sido që të ndërrohen flamujt do të mbahet mend si shtëpia e Enver Hoxhës, gjirokastritit që për 50 vjet sundoi bashkëkombësit e vet. Enveristët e qytetit e kultivojnë enverizmin duke pastruar barin dhe sofatet e shtëpisë së Hoxhatëve. Një pensionist, ish-shofer, i cili kryen shpesh ritin ‘enverist’ të larjes së sofatit thotë se Enver Hoxha mund të ketë qenë shumë i keq për të tjerët, ashtu siç thonë, por atij ia kanë dhënë dorën sa herë që ka ardhur në qytet dhe se kjo tregon se ai i respektonte gjirokastritët e vjetër si ai.

Ai të linte të kundroje kur pinte kafenë bashkë me Nexhmijen në oborr të shtëpisë dhe rojet e tij nuk e provonin lëngun para se Hoxha ta pinte, ashtu siç e kanë pasur zakon bimbashët turq para tij – thotë pensionisti. Fëmijët, nga të cilët Hoxha kish qejf të rrethohej sa herë vinte në qytet, nuk janë më për të treguar ato që iu thoshte diktatori kur i merrte në pëqi. Shumë ata kanë emigruar duke e rritur numrin e fuqisë punëtore që ka humbur qyteti me 28000 banorë. Nga këta vetëm 1000 vetë janë mbi 60 vjeç dhe autoritetet socialiste të rrethit numrin relativisht të vogël të të moshuarve e kanë në majë të gjuhës kur përgjigjen se s’ka enverizëm në qytetin ku lindi Enver Hoxha. Socialistët që kanë fituar shtatë vota në këshillin bashkiak mohojnë të kenë marrë vota enveristësh dhe thonë se miti i ish – diktatorit është sterilizuar aq sa të mos ndikojë më në votime.

Socialistët kanë marrë vetëm një vend më shumë se PBDNJ ose de fakto OMONIA. Ata që qeverisin gjithçka së bashku, sepse në shkallë rrethi Omonia ka fituar 51 për qind, ndërsa në shkallë qyteti e kanë fituar socialistët. Këta thonë se Omonia ka humbur votat e fituara ashtu siç mund t’i ketë humbur votat edhe Genc Ruli, ministri i Ekonomisë dhe Financave, i cili fitoi si kandidat i PD-së më 22 mars, ndërkohë që zgjedhësit e tij votuan për PS dhe PBDNJ më 26 korrik për zgjedhjet lokale. Krerët lokalë socialistë thonë se partitë e djathta si PD nuk kanë të ardhme në qytet, sepse sipas tyre është shumë i lidhur me historinë e Shqipërisë gjatë 50 vjetëve të fundit dhe megjithëse ata s’e thonë, 50 vitet e fundit të Enver Hoxhës nuk mund të harrohen lehtë nga ata që votojnë për socialistët. Soialistët gjirokastritë kanë kthyer kokat nga Pasoku lokal në Janinë dhe koha e Ali Pashë Tepelenës kur qyteti ishte e vetmja pikë lidhjeje mes pashallëkut të madh dhe pjesës tjetër të Shqipërisë.

Ata mendojnë se ashtu si qindra vjet më parë misioni i qytetit si stacioni transit mes Greqisë dhe Shqipërisë, ka ardhur koha të japë frytet e begatisë. Shekullin e kaluar karvanët me zilka dhe shqiptarët që i mbanin thikat tek goja kur sillnin ose çonin mall në Greqi ishin burim jetese për qytetarët. Sot ata janë shndërruar në makina me targa greke që i sheh përditë në rrugët e Gjirokastrës. Këta mjete që i kacavirren kalldrëmeve të errëta për një dhomë hoteli apo një dhomë çfarëdo, konsumojnë gjithçka në monedhën greke, dhrahmi.

Ata duan ta konvertojnë paranë e tyre sepse të nesërmen do të kthehen pastaj ashtu siç erdhën dhe lekët e pavërtetueshëm shqiptarë vetëm sa duhet të rëndojnë xhepat në rrugët e shtetit fqinj. Kështu që Gjirokastra është treg ku mund të punohet me dy lloj parash dhe socialistët dhe omonistët në pushtet e mbyllin njërin sy. Ata lavdërojnë prespektivën e qytetit transit nga ku karvanët e Pasokut sa kanë nisur të kalojnë.

Enveristi më besnik në Gjirokastër duket se është kryetari i Omonias lokale Theodhori Bezhani, i cili kur ankohet për persekutimin e minoritetit grek thotë se ka qenë edhe më mirë në kohën e Enver Hoxhës. Bezhani, i cili kërkon autonominë e minoritetit nuk e di se sa sipërfaqe toke do të zinte krahina autonome që ai kërkon. Kur proteston për mbylljen e disa klasave të para greke, sipas udhëzimit të 13 shtatorit kryetari i Omonias tund fletët e pluhurosura të një gjyqi të Hagës që mbreti Zog e humbi kur mbylli shkollat greke në vitin 1935.

Kur flet për kombin amë grek, Bezhani është i frikësuar nga rreziku i myslimanizmit që refugjatët shqiptarë po servirin, sipas tij, rrugëve të Greqisë. Kur flet për refugjatët, ai thotë se ata nuk kanë pse të hyjnë në Greqi pa pasaportë dhe se policia greke është me të drejtën e Zotit dhe me shkopin e Zotit. E minoritarët e tjerë janë shumë më të ftohtë se Bezhani. Ata i çojnë fëmijt e tyre në të njëjtat shkolla me fëmijët shqiptarë dhe Greqia për më shumë se shteti amë është vend jetese, burim fitimi.

Greqishtja për ta është bërë gjuhë e tregtisë, gjuha e fitimit dhe mbijetesës, ashtu si për 300.000 shqiptarët e tjerë që emigruan në Greqi. Një minoritar i kthyer me forcë nga policia para një jave tha se edhe pasaporta e tij që është shënuar nacionaliteti grek nuk e diferencoi ara nga shqiptarët e tjerë me të cilët ai ka vajtur në të njëjtën shkollë.

 Gazeta ‘Koha Jonë’, 4 nëntor 1993

 Përgatiti për botim: Alba Skëndaj – tesheshi.com

Related Posts

Njëherë e një kohë: poezi shqipe me alfabet arab
Retro

Njëherë e një kohë: poezi shqipe me alfabet arab

19/10/2021
Lutje pas hekurave: kur Haki Stërmilli i drejtohet mikut të tij, mbretit Zog, t’ia falte dënimin
Retro

Lutje pas hekurave: kur Haki Stërmilli i drejtohet mikut të tij, mbretit Zog, t’ia falte dënimin

09/11/2021
Arkiva nxjerr librin e rrallë: në katër gjuhë me alfabet grek
Retro

Arkiva nxjerr librin e rrallë: në katër gjuhë me alfabet grek

09/10/2021
Next Post
Erdogan: kriza e refugjatëve nuk zgjidhet me mbyllje të kufijve, është një turp për njerëzimin

Erdogan: kriza e refugjatëve nuk zgjidhet me mbyllje të kufijve, është një turp për njerëzimin

“Era antikorrupsion” nis nga Rrashbulli: mbërrin kërkesa e parë zyrtare e Prokurorisë për dënimin e një zyrtari

“Era antikorrupsion” nis nga Rrashbulli: mbërrin kërkesa e parë zyrtare e Prokurorisë për dënimin e një zyrtari

FOTO/Shtëpitë më të çuditshme në botë

FOTO/Shtëpitë më të çuditshme në botë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni