Bibla nuk qartëson për ndonjë Tokë të Premtuar
Në lidhje me Tokën e Premtuar është bërë manipulime dhe shtrembërime me qëllim të arsyetimit për të drejtën hebreje në Jeruzalem.
Në fakt Dhiata e Vjetër nuk qartëson dhe nuk flet në mënyrë të qartë e korrekte për ndonjë Tokë të Premtuar. Në kontekst me këtë duhet t’i shqyrtojmë disa dilema:
- Kujt iu është premtuar Toka?
- Sa ishte gjerësia e sipërfaqes së “Tokës së Premtuar”?
- A ishte i kufizuar premtimi nga aspekti kohor?
- A thua premtimi ishte pa kurrfarë kushti apo kërkonte përmbushje të disa kushteve të caktuara?
Kujt i është premtuar Toka?
Së pari herë Palestina iu është premtuar pasardhësve të Abrahamit (Ibrahimit) në Sikem (Nablusi i sotëm), siç edhe theksohet në Bibël, Dhiata e Vjetër: “Atëherë Abrami u nis siç i kishte thënë Zoti dhe Loti shkoi me të. Abrami ishte shtatëdhjetë e pesë vjeç kur u nis nga Harani. Dhe Abrami mori me vete Sarajn, gruan e tij, dhe Lotin, birin e të vëllait, dhe të gjithë pasurinë që kishin grumbulluar dhe personat që kishin blerë në Haran, dhe u nisën për të vajtur në vendin e Kanaanëve. Kështu ata arritën në vendin e Kanaanit. Abrami e kapërceu vendin deri te lokaliteti i Sikemit, deri tek lisi i Morehut. Në atë kohë ndodheshin në atë vend Kanaanejtë. Atëherë u shfaq Zoti përpara Abramit dhe i tha: “Unë do t’ja jap këtë vend pasardhësve të tu”. Atëherë Abrami i ndërtoi aty një altar Zotit që i ishte shfaqur”. (Dhiata e Vjetër, Zanafilla, XII, 4-7).
Po ashtu thuhet se atëherë kur Ibrahimi qëndroi në kodrën afër Bethelit i erdhi shpallja: “Dhe Zoti i tha Abramit, mbas ndarjes së Lotit prej tij: “Ço tani sytë e tu dhe shiko nga vendi ku je drejt veriut e jugut; drejt lindjes dhe perëndimit. Tërë vendin që sheh, unë do të ta jap ty dhe pasardhësve të tu, për gjithnjë”. (Dhiata e Vjetër, Zanafilla, XIII, 14-15).
Po ashtu në Zanafilla, XV, 18 (fillimi që ka të bëjë me popullin e zgjedhur), premtimi është edhe më i qartë: “Po atë ditë Zoti bëri një besëlidhje me Abramin duke i thënë: “Unë u jap pasardhësve të tu këtë vend, nga përroi i Egjiptit deri në lumin e madh, lumin e Eufratit”. (Dhiata e Vjetër, Zanafilla, XV, 18).
Premtimet në kapitullin 28 i dedikohen Izakut (Is’hakut) dhe Jakovit (Jakubit a.s.), prandaj Zoti i tha: “Dhe ja, Zoti ndodhej në majë të saj dhe i tha: “Unë jam Zoti, Perëndia i Abrahamit, babait tënd, dhe Perëndia i Isakut; tokën mbi të cilën je shtrirë do të ta jap ty dhe pasardhësve të tu”. (Dhiata e Vjetër, Zanafilla, XXVIII, 13).
Me marrëveshjen ndërmjet Zotit dhe Abrahamit që ka të bëjë me synetimin, i tërë territori Kanaan iu ishte premtuar Abrahamit (Ibrahimit a.s.) si “pronë e përhershme”, gjë që flitet në Dhiatën e Vjetër, Zanafilla, XVIII, 18.
Llogaritet se premtimet e Zotit të cilat i kemi përmendur më lartë kanë të bëjnë me hebrenjtë dhe vetëm me hebrenjtë. Mirëpo, një gjë e atillë assesi nuk është në harmoni me atë që shkruan në Bibël, me që shprehja “pasardhësve të tu” në mënyrë të pashmangshme përfshin edhe Arabët, si myslimanët ashtu edhe të krishterët, të cilët mund të pohojnë dhe argumentojnë se janë pasardhës të Ibrahimit (a.s.) nga i biri i tij Ismaili (a.s).
Gjithashtu, në Dhiatën e Vjetër në Librin e Zanafillës, thuhet se Abrahami (Ibrahimi a.s.) është baba i një numri të madh të fiseve veriore arabe me shërbëtoren që quhej Keturah. Assesi nuk është korrekte të thuhet se tekstet biblike (Zanafilla, 21:10-12) mposhtin premtimet që kanë të bëjnë me të gjithë pasardhësit e Abrahamit (Ibrahimit), ku thuhet se: “… Sara vërejti që djali që i kishte lindur Abrahamit nga Agari, egjiptasja, qeshte”. (Zanafilla, 21:9), e më pas i tha Abrahamit: “…Përzëre këtë shërbyese dhe birin e saj, sepse i biri i kësaj shërbyese nuk duhet të jetë trashëgimtar me birin tim, me Isakun”. (Dhiata e Vjetër, Zanafilla, XXI, 9).
Një gjest i këtillë i Sarës për Ibrahimin aspak nuk ishte i pëlqyer, me që Jishmaeli (Ismaili) ishte bir i tij. Megjithatë, Zoti i tha Abrahamit (Ibrahimit): “Mos u hidhëro për shkak të djalit dhe të shërbyeses sate; dëgjo tërë ato që të thotë Sara, sepse nga Isaku do të dalin pasardhës që do të mbajnë emrin tënd. Edhe nga djali i kësaj shërbyeses unë do të bëj një komb, sepse është një pasardhës i yt”. (Dhiata e Vjetër, Zanafilla, XXI, 12-13).
Është e vërtetë se pasardhësit e Is’hakut (Izakut) u quajtën israelitë, ndërsa Izaku është pasardhës i Abrahamit (Ibrahimit). Mirëpo kjo nuk ishte që nga vet fillimi, prandaj pasardhësit e Jishmaelit (Ismailit a.s.) po ashtu kanë të drejtë të quhen dhe të llogariten pasardhës të Ibrahimit). Përveç kësaj, atëherë kur Ibrahimi a.s.) bëri një marrëveshje për synetim (shih: Dhiata e Vjetër, Zanafilla, XVII, 10-14) dhe kur iu premtua Toka e Kananitëve si “pronë e përhershme”, Jishmaili (Ismaili a.s.) ishte ai i cili tanimë ishte synetuar, ndërsa Izaku (Is’haku a.s.) akoma nuk ishte i lindur. Nga një analizë e këtillë të premtimit që ka të bëjë me pasardhësit e Abrahamit (Ibrahimit a.s.), mund të shohim dhe qartë të kuptojmë se premtimi në fillim në mënyrë të pashmangshme përfshin edhe pasardhësit e Ismailit a.s.
Megjithatë, më vonë – përkatësisht në kohën e Izakut (Is’hakut a.s.) dhe Jakovit (Jakubit a.s.) – premtimi do të përkufizohet vetëm në pasardhësit e tyre, kështu që nuk është e qartë se përjashtohen arabët. Është e njohur se gjatë periudhës kur jetoi Musai (alejhisselam) dhe atëherë kur Joshua u fut në Palestinë, kishte shumë arabë. Siç thuhet, Muasin (a.s.) e respektoi dhe e përkrahu fuqishëm Jesiri (Shuajbi) nga Mediani, e ky kishte qenë arab, ndërsa vajzën e tij e martoi për Musain (a.s.). E gjitha kjo na tregon se arabët, myslimanë e krishterë, e gëzojnë plotësisht të drejtën që të konsiderohen pasardhës të vërtetë të Abrahamit (Ibrahimit a.s.).
Sa ishte sipërfaqja e “Tokës së Premtuar”?
Vështirë është t’i përgjigjemi pyetjes se sa në të vërtetë ishte sipërfaqja e Tokës së premtuar!? Arsyeja qëndron në faktin se pasuset biblike të paraqitura më lartë, nuk janë të qarta në këtë aspekt, madje përsërisin se “ajo tokë” përfshin territoret nga Sikema (Nablusi), nga lumi i Egjiptit (Nil), e deri te lumi Eufrat. Këtu është me rëndësi të veçantë të theksohet se premtimi për zotërimin e territorit nga lumi Nil e deri te lumi Eufrat është dhënë para se të lindin Jishmaeli (Ismaili a.s.) dhe Izaku (Is’haku a.s.), me këtë para se të lind edhe Jakovi (Jakubi a.s.)! Këtu qartë kuptohet se ai territor assesi nuk duhet t’iu takojë vetëm izraelitëve!
Me rëndësi është të përmendet se arabët çdo herë e posedonin, sundonin dhe e kontrollonin atë territor, me përjashtim gjatë periudhës së shkurtër të Sulejmanit a.s. Nëse sërish lexojmë Biblën, përkatësisht Dhiatën e Vjetër, Zanafilla, 13:15, qartë do të kuptojmë se në premtimin dedikuar Ibrahimit a.s. përfshihet edhe territori i Transjordanisë, pasi që bukur shihet edhe nga rrafshnalta e Bethelit. Megjithatë, edhe këtu premtimi është dhënë para se të lind Ismaili dhe Is’haku. Prandaj, nga këto arsye të dokumentuara pohimet se edhe një pjesë e Jordanit iu takon hebrenjve, assesi nuk janë të vërteta dhe nuk kanë kurrfarë mbështetje historike e shkencore.
Në Dhiatën e Vjetër, Ligji i Përtërirë, I, 1-7 thuhet se Musai a.s. e kishte informuar popullin e tij se Zoti e urdhëroi që ata të hynë dhe ta kolonizojnë territorin që shtrihet nga Deti Mesdhe në Perëndim e deri te lumi Eufrat në Lindje, si dhe deri në Nexhd në jug, e deri në Liban në veri!. Mirëpo, ato urdhra hebrenjtë nuk i pranuan dhe nuk i përmbushën. Ata nuk arritën ta okupojnë zonën bregdetare të cilën e kontrollonin Filistejët (Palestinezët). Gjithashtu, hebrenjtë asnjëherë nuk e patën nën kontroll e as që e zotëruan ndonjëherë limanin dhe zonën bregdetare të Fenikisë. Disa shekuj pas kësaj, gjatë periudhës së Davudit a.s., izraelitët morën nën kontroll Damaskun. Davudi a.s. gjithashtu do të lidh marrëveshje miqësie me Hirarin, mbretin e Tirejës. Më pas, me ndihmën e Sulejmanit a.s. dhe me përfundimin e Tempullit të Shenjtë (nga ana e Sulejmanit a.s.) filluan të vinin vizitor nga vendet e largëta; si nga Hama, al-Arisha, etj. Mirëpo, para fundit të sundimit të Sulejmanit, pjesa më e madhe e mbretërisë së Davudit a.s. iu takonte sunduesve të mëparshëm.
Siç kuptohet, procesi i humbjes së territoreve zgjati deri sa mbretëria e Judesë nuk u stabilizua në një sipërfaqe të territorit në vetëm disa qindra kilometrash katror rreth Jerusalemit, që edhe ky vendbanim më pas t’iu takojë babilonasve në vitin 597 para erës së re!
A ishte i kufizuar premtimi nga aspekti kohor?
Mund të vërejmë se në dy tekstet e lartpërmendur biblik përdoret fjala “për çdo herë” dhe “posedim të përhershëm”, gjë që implikon kolonizimin dhe kontrollimin vijues të Palestinës. Këto fjalë përdoren në mënyrë të njëjtë, edhe atë si në përkthimin në gjuhën angleze, ashtu edhe në gjuhën burimore hebreje nga Bibla. Megjithatë, “posedim të përhershëm” nuk është përkthim adekuat i shprehjes hebreje olam që përmendet në Bibël. Shprehja olam do të thotë “periudhë e gjatë”, “e kaluar e largët”. Ndonjëherë themi “kohët e vjetra” ose “vend i braktisur i vjetër”, si dhe shprehje tjera. Të gjitha këto kanë të bëjnë me fjalën e lartpërmendur olam, që në përkthim d.m.th. “për çdo herë” ose “vazhdimisht”. Kjo është e njëjtë si shprehja e autorëve të këngëve fetare: “çdo herë do të këndoj”, gjë të cilën asnjëri nga interpretuesit e Biblës nuk e përktheu në mënyrë të fjalpërfjalishme, por çdo herë në frymën e domethënies së transmetuar.
A ishte premtim pa kurrfarë kushti, apo kërkonte përmbushje të disa kushteve të caktuara?
Nga kjo që u theksua më lartë në këtë tekst, lehtë mund të konstatojmë dhe të vërtetojmë se Palestina në asnjë mënyrë nuk iu është premtuar vetëm hebrenjve, me që e drejta e premtimit nuk është regjistruar/publikuar/në mënyrë të qartë dhe precize, kështu që ai territor më vonë të zgjerohet edhe më tepër duke përfshirë Transjordaninë, Sirinë, Libanin dhe territoret e nomadëve deri te lumi Eufrat!
Në fund, gjithashtu mund të zbulojmë se “posedimi i përhershëm (i tokës)” asnjëherë nuk ka qenë pa ndonjë kusht, edhe pse bëhet fjalë për një periudhë të gjatë dhe të pa caktuar! Tani erdhëm në periudhën e historisë dhe profetësisë, sfera të cilat shumë më tepër kanë ndikim në botëkuptimin e sotëm të gabuar të të konceptuarit të profetësive hebreje. Sikur të mos kishte shpallje drejtuar profetëve – argumente të cilat na orientojnë kah e vërteta – atëherë do të mund të konsideronim se premtimi për posedimin dhe zotërimin e Kanaanit është pa ndonjë kusht. Mirëpo, marrëveshja ndërmjet Zotit dhe izraelitëve kërkon dëgjueshmëri dhe nënshtrimin e plotë të tyre ndaj të Vërtetës Hyjnore, drejtësi reciproke, e nëse nuk do të plotësoheshin këto norma e kërkesa, atëherë pason ndëshkimi (i cili iu është paralajmëruar)! Fjalët e Musait a.s. të cilat janë publikuar në Dhiatën e Vjetër: “Ku mund të shkojmë? Vëllezërit tonë na pezmatuan zemrën duke na thënë: Është një popull më i madh dhe më shtatlartë se ne; qytetet janë të mëdha dhe të fortifikuara deri në qiell; pamë bile edhe bijtë e Anakimit”. (Dhiata e Vjetër, Ligji i Përtërirë, I, 28), pjesërisht kanë të bëjnë me vuajtjet e hebrenjve, por gjithashtu aty është vërejt profetësia për atë që ndodh në kohët aktuale!
Megjithatë, në Dhiatën e Vjetër, Ligji i Përtërirë, kapitulli 28, 1-68 janë publikuar një varg paralajmërimesh dhe vërejtjesh po qe se hebrenjtë devijojnë nga rruga e drejtë… Aty kuptohet se premtimi i Zotit drejtuar atyre është ndërprerë për shkak të tradhtisë kombëtare. Rabinët hebrenj në vuajtjet e tyre identifikuan ndëshkimin dhe hidhërimin e Zotit ndaj hebrenjve, përkatësisht ndaj të padëgjueshmëve, edhe atë në tragjedinë që ndodhi me okupimin e Samirisë nga ana e sirianëve, si dhe në robërimin e banorëve të Judejës nga babilonasit…
Gjithashtu, profetët e tyre (biblik) ua bënin me dije ithtarëve të tyre se një pjesë e popullit sërish (nga Babilonia) do të kthehet në Palestinë dhe do ta rindërtojnë Tempullin, do të mbizotërojë paqja dhe lumturia, si dhe paralajmëruan rivendosjen e mbretërisë së Davudit (a.s.). Duke iu falënderuar fakteve se gjërat për të cilat besimtari hebre synonte nuk u realizuan pas kthimit të hebrenjve në Palestinë, pasuset biblike do të fillojnë të komentohen si paralajmërime për jetën pas vdekjes. Madje, devijimet morale (të cilat kishin ndodhur në shoqërinë e atëhershme hebreje, kur edhe u regjistruan në Librin e Shenjtë të tyre) do të komentohen si dukuri të cilat do të ndodhin në të ardhmen!
Me këtë, të gjitha paralajmërimet në Dhiatën e Vjetër në mënyrë të qartë iu dedikohen vetëm popullit hebre dhe qëndrimit të tyre ndaj Zotit! Periudha e artë (që do të pasojë) gjen mbështetje në qytetin e Shenjtë i populluar me izraelitët e shenjtë! Sipas pohimeve të disa njerëzve, po qe se hebrenjtë do të kthehen në Palestinë dhe t’a themelonin shtetin e tyre, “periudha e artë” në Tokë do të vijë në mënyrë misterioze!
Mendimet e këtilla janë shtrembërim të paralajmërimeve në Dhiatën e Vjetër ku flitet për kthimin e hebrenjve nga Babilonia dhe vendosja e tyre në vendet prej ku ishin dëbuar. Të gjitha ato paralajmërime u realizuan. Hebrenjtë u kthyen në Judejë, i ripërtërirën muret e Jerusalemit, e ripërtërirën edhe Tempullin (e Shenjtë), madje arritën që me plot zemër t’a sigurojnë edhe një periudhë të shkurtër të pavarësisë politike dhe ekspansionit nën sundimin e Makabejëve. Në këtë mënyrë paralajmërimet për kthimin e hebrenjve janë realizuar dhe tanimë nuk mund të ndodhin sërish, sepse sipas interpretimeve (kanonike) të Dhiatës së Vjetër nuk ekziston ndonjë paralajmërim tjetër për ndonjë kthim të serishëm pas kthimit nga dëbimet babilonase, për shkak se:
- Pas dëbimit të gjithë hebrenjtë të cilët dëshiruan një gjë të atillë janë kthyer në Tokën e Shenjtë, edhe pse numri më i madh i tyre më tepër dëshiruan të mbeten në vendet tjera ku janë organizuar dhe që do t’a përbëjnë esencën e kishës krishtere.
- Lajmëtari i (i tyre) fundit ndërroi jetë disa shekuj para rrënimit të Jerusalemit në vitet shtatëdhjeta të erës së re (dhe pas kësaj nuk pati paralajmërime)!
Si do që të jetë, Toka e Shenjtë është një vend i veçantë. Krijuesi i botëve qartë tregon “se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë”. (el-Enbija, 105).
Do të ishte mjaft interesante të logjikojmë për esencën e një lutjeje të shprehur nga i Dërguari i Fundit i Zotit, Muhammedi (shpëtimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi atë) që qartë ndërlidhet me Tokën e Shenjtë. Në atë thënie të cilën e transmeton imam Buhariu, thuhet: “Transmeton Ibn Omeri duke thënë: “Muhamedi (s.a.v.s.) tha: “O Allah, dhuroi mëshirën Tënde Shamit dhe Jemenit tonë”. Populli (disa nga sahabët) tha: “Edhe Nexhdit tonë”. (Nexhdi sot është pjesë e Arabisë Saudite lindore). I Dërguari i Allahut (Muhammedi s.a.v.s.) përsëri tha: “O Allah, dhuroi mëshirën Tënde Shamit dhe Jemenit tonë”. Ata përsëri thanë: “Edhe Nexhdit tonë”. Më pas Muhammedi (s.a.v.s.) tha: “Aty do të ndodhin tronditje dhe fatkeqësi dhe prej aty do të del një pjesë e kokës së djallit”. (Sahih-ul-Buhari, “Kitab Fiten”, 6681).
* * *
- Hebrenjtë e quajtur sefard (për të cilët thuhet se rrjedhin nga Is’haku i biri i Ibrahimit) janë semitë, ndërsa raca farefisnore e tyre me arabët është mjaft e qartë, sepse një pjesë e arabëve vijnë nga Ismaili, i biri i Ibrahimit (a.s.), ndërsa hebrenjtë sefard – që janë shumë më pak në numër – rrjedhin nga Is’haku (a.s.) i biri i Ibrahimit (a.s.). Këtu në një aspekt vërejmë afërsinë farefisnore ndërmjet disa fiseve arabe dhe hebraike, që mbështetjen e tyre e gjejnë tek babai i përbashkët Ibrahimi (Abrahami): që këtu edhe toleranca shumëshekullore myslimane ndaj hebrenjve e gjen mbështetjen e saj.
Vërtetë është objekt studimi fakti se për çfarë arsye akoma “ekziston ai jaz i madh kulturor dhe politik i brendshëm ndërmjet hebrenjve sefard dhe hebrenjve evropianë ashkenazë” , apo pse “barrën e iluminizmit hebrej dhe të lëvizjes iluministe hebreje haskala e bartën ashkenazët, ndërsa sefardët e Ballkanit veçanërisht nuk e patën atë privilegj”? /tesheshi.com/