Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Barbara Wesel: BE dhe Ukraina, fituan meskinët!

Një opinion nga korrepondentja e DW në Europë

by te Sheshi
12/03/2022
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Barbara Wesel: BE dhe Ukraina, fituan meskinët!

Llogaritet se Vladimir Putin fiton rreth një miliardë euro në ditë nga eksportet e naftës dhe gazit. Dhe sa më të larta të jenë çmimet, aq më shpejt mbushet arka e luftës. Por Gjermania dhe të tjerët vazhdojnë ta refuzojnë bojkotin, duke thënë se do të ishte shumë e shtrenjtë për ekonomitë e tyre. Dhe kur erdhi puna që Ukrainës t’i jepej një sinjal për t’iu bashkuar BE-së, evropianët nuk gjetën përgjigje tjetër, përveç formulave të zakonshme boshe diplomatike.

Pati një ndarje midis vendeve anëtare të reja dhe të vjetra dhe një debat të gjatë se çfarë sinjali mund t’i jepte BE-ja Ukrainës për dëshirën e saj për t’u anëtarësuar. Të gjithë e dinë se ky është një gjest simbolik. Për t’u dhënë shpresë njerëzve të torturuar dhe ndjenjën se janë të pranuar nga Evropa. Sepse është pikërisht ky orientim politik i vendit drejt perëndimit për të cilin ata tani po paguajnë një çmim të tmerrshëm.

Arsyetim i dobët ndaj një vendi në luftë

Por europiano-lindorët, të cilët donin t’u dërgonin një sinjal fqinjëve të tyre, dështuan për shkak të rezistencës nga Holanda dhe të tjerët që thirren në rregullat e BE-së: Se nuk mund të bëni përjashtime dhe se një pranim i tillë zakonisht kërkon shumë vite. Ky është një arsyetim i dobët në një vend që po bombardohet deri në themele nga Rusia. Por në BE mbizotëron kujdesi dhe dyshimi. Presidenti ukrainas Zelenski tha në fund se ishte i zhgënjyer me rezultatin. Dhe me shumë të drejtë!

Udhëheqësit e BE-së ende po mburren për sanksionet e ashpra që vendosën ndaj Rusisë menjëherë pas fillimit të luftës. Dhe, me shtrëngimin e mëtejshme të vidhës së sanksioneve, ndoshta do të bllokojnë edhe disa banka të tjera dhe disa oligarkë të tjerë do të futen në listën e zezë. Kjo e dëmton ekonominë ruse në planin afatmesëm dhe afatgjatë, por nuk i bën as përshtypjen më të vogël Vladimir Putinit. Nuk mjafton për ta detyruar atë për një armëpushim apo që të ulet në tryezën e bisedimeve.

Në vend të kësaj, ai kryen çdo ditë krime lufte, duke bombarduar popullatën civile, duke gjuajtur me raketa kolonat e evakuimit, spitalet e lindjes dhe kopshtet e fëmijëve. Është strategjia e tokës së djegur. Dhe evropianët mbushin arkën e tij të luftës me rreth një miliardë euro çdo ditë, sepse vazhdojnë të blejnë naftë dhe gaz prej tij.

Fotografia në oborrin e brendshëm të Versajës simulon një harmoni që nuk ekzistonte në samitin e BE-së

Bojkoti i energjisë nuk po vjen

Kur, nëse jo tani, do të ishte momenti për t’i mbyllur rubinetin Putinit? Por edhe këtu interesi vetjak triumfon mbi moralin. Kjo do të dëmtonte rëndë ekonominë gjermane, thotë kancelari Olaf Scholz. Hungaria, Bullgaria dhe të tjerët gjithashtu janë kundër, sepse janë shumë të varur nga furnizimet nga Rusia. Edhe nëse shumica e gjermanëve janë tani në favor të një bojkoti të tillë, zyrtarët e qeverisë po bëhen më të kujdesshëm dhe të frikësuar.

Ndoshta bllokada do të vijë në fund, pasi Ukraina të jetë kthyer në rrënoja totale, kur numri i të vdekurve të bëhet i padurueshëm dhe numri i refugjatëve aq sa të mos përballohet. Por atëherë do të jetë shumë vonë. Tani ky sanksion i fundit ndoshta mund të bënte një efekt. Ndërsa evropianët po e ndihmojnë Putinin të fitojë luftën. Dhe asnjë nga mesazhet e dëshpëruara të Presidentit të guximshëm të Ukrainës nuk e ndryshojnë këtë fakt.

Dikush gjithashtu duhet të pyesë se sa e mençur ishte që në radhë të parë të përjashtohej një zonë e ndaluar fluturimi mbi Ukrainë. Vendet e BE-së, shumica e të cilave janë gjithashtu në NATO, u tërhoqën shpejt nga kërcënimet e paqarta të Putinit me raketa bërthamore. Strategët më të zgjuar do ta kishin lënë këtë pyetje në errësirë, sepse në këtë mënyrë krerët e qeverive bënë të qartë mbi të gjitha një gjë: çfarëdo që të ndodhë dhe sado e tmerrshme të bëhet gjendja në Ukrainë, ne do të jemi gjithmonë vetëm spektatorë!

BE-ja dëshiron të kujdeset për veten tani

Në fillim pati fjalë të mëdha se kjo luftë ishte një sulm ndaj gjithë Evropës dhe sigurisë së saj. BE-ja arriti në përfundimin se tani duhet të kujdeset për veten, autonominë e saj ekonomike, mbrojtjen dhe vendin e saj në botë. Kjo nuk është e gabuar – përkundrazi, sepse gjeopolitikisht deri tani ka munguar gjithçka për vite me radhë. Por duke pasur parasysh tragjedinë në Ukrainë, kjo është shumë pak. Në fund mbizotëruan skeptikët, hezituesit dhe meskinët. Ata ua lanë Ukrainën raketave të Putinit dhe iluzioneve të tij për ringjalljen e Perandorisë Ruse. BE-ja po furnizon me ndihma dhe armë dhe po kujdeset për refugjatët – por nuk duket e gatshme të marrë përsipër rreziqe më të mëdha dhe të përdorë më shumë burime. Javët dhe muajt e ardhshëm do të tregojnë nëse i kanë bërë llogaritë gabim. /DW/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Çmimet: protestohet sërish para kryeministrisë, Rama u përgjigjet

Çmimet: protestohet sërish para kryeministrisë, Rama u përgjigjet

“Rezistenca Sociale” me 7 pika, Rama e nis me “kartën më të fortë”

“Rezistenca Sociale” me 7 pika, Rama e nis me “kartën më të fortë”

Si Charlie Chaplin u bë Winston Churchill

Si Charlie Chaplin u bë Winston Churchill

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni