Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Bajram GECAJ: Asociacioni dhe dialogu përfundimtar si rruga e “pulës pa krye”

by te Sheshi
16/04/2018
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Bajram GECAJ: Asociacioni dhe dialogu përfundimtar si rruga e “pulës pa krye”

Protagonistët e Qeverisë Haradinaj kishin ardhur në pushtet përmes metodave krejtësisht jodemokratike, e me premtimin se do të kenë vullnet dhe guxim për të marrë vendime të mëdha. Koha e kaluar deri më tani na thotë se kjo qeveri, përpos grumbullimit të “dhjamit” individual e klanor, ka sjellë dhe vazhdon ti sjellë vetëm të këqija këtij vendit; nuk ka arritë të shtyjë para asnjë vendim të madh, përpos çështjes së shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi, vendim ky i cili u arrit kryekëput falë vullnetit, guximit dhe sakrificës politike të partisë së vetme shtet-formuese në këtë vend, Lidhjes Demokratike të Kosovës. Këta makiavelistë kishin kallë Kosovën flakë për të njëjtën çështje, e cila pastaj doli të ishte fiktive: tani, pasi siguruan pushtetin, e votuan po të njëjtën marrëveshje, por duke tentuar t’u hedhin hi syve qytetarëve të Kosovës se gjoja marrëveshja do të rishqyrtohet në të ardhmen.

Në radhë është nevoja e një vendimi tjetër të madh, për të cilin të njëjtët po ashtu kishin kallë flakë Kosovën. E kemi fjalën për marrëveshjen mbi asociacionin e komunave me shumicë serbe. Fillimisht i rikujtojmë lexuesit mbi deklarimin pompoz të Ramush Haradinajt në atë kohë: “Kosova është e vogël, nuk ka vend për asociacion, kufiri i Kosovës është në Çakorr, në Kosovë nuk ka vend për jug e për veri, në Kosovë nuk do të ketë vend për Serbinë”! Po ky Ramush, pasi e kaloi marrëveshjen e njëjtë mbi kufirin, po na zotohet sërish se do të shtyjë para edhe çështjen e asociacionit. Këtë po e bën, ashtu si çdo gjë tjetër, pa ndonjë plan paraprak, pa platformë të qartë dhe madje pa “fije” vizioni! Zaten, Ramushi ndryshe edhe nuk di. Nuk është që nuk do!

Duke i munguar tërësisht vizioni, kualiteti, profesionalizmi dhe, mbi të gjitha, fuqia politike, ashtu si në çështjen e demarkacionit më herët, edhe tani në çështjen e dialogut, Ramushi nis lojën e delegimit “vullnetarë” të kompetencave të tij tek Hashim Thaçi. Kjo bëhet nën pretekstin se ka punë tjera “në shtëpi” dhe se nuk ka kohë të merret me dialogun. Duhet të qartësojmë këtu se çështja e dialogut, posaçërisht “marrëveshja ligjërisht e obligueshme”, e përfolur si rrumbullaksim i tërë këtij procesi shumë të ndjeshëm dhe tejet të komplikuar, është çështja më e rëndësishme politike e këtij vendi që nga shpallja e pavarësisë: një kryeministër i ndërgjegjshëm, i përgjegjshëm dhe me sens politik mesatar asnjëherë nuk do të denjonte të abdikoj nga ky obligim kaq i madh shtetëror e kombëtar.

Serbia, Bashkimi Evropian, SHBA-të, por edhe shtetet tjera mike të vendit tonë, duket të jenë të përgatitura dhe të gatshme për t’i hyrë më me seriozitet fazës përfundimtare të dialogut. Pra, fjala është për atë fazë kardinale që duhet të përmbyllë njëherë e mirë tërë procesin e dialogut, duke lidhur një marrëveshje paqësore që krijon kushte dhe rrethana të përshtatshme për normalizimin përfundimtar dhe të gjithmbarshëm të marrëdhënieve në mes të dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë. Kjo pastaj do të hapte horizonte të reja për shtetin tonë të ri dhe do të krijonte rrethana të favorshme për ecjen përpara drejt zhvillimeve pozitive shtetërore si dhe integrimeve evro-atlantike.

Kosova, megjithatë, aktualisht është plotësisht e papërgatitur! Qeveria më e dobët që ky vend ka mund të prodhojë ndonjëherë nuk ka kapacitet moral e intelektual për t’i hyrë këtij procesi kaq të ndjeshëm dhe të komplikuar në mënyrën e duhur. Vendi dhe shoqëria kosovare është më e ndarë se kurrë më parë. Ndërsa presidenti i vendit, në këto dy vitet e mandatit të tij, ka dështuar plotësisht të shndërrohet në një figurë uniteti, ashtu siç e do rregulli dhe siç e kërkon kushtetuta e vendit. Gjatë gjithë kësaj kohe, presidenti ka shërbyer kryesisht si një “dorë e zgjatur” e Partisë Demokratike të Kosovës, madje-madje, në instanca të caktuara, edhe duke keqpërdorur fuqinë politike të këtij subjekti politik në mënyrën më flagrante të mundshme për shtyrjen para të axhendave të tija kryekëput personale.

Me vetiniciativë, Hashim Thaçi ka vendosur veten në krye të delegacionit Kosovar, duke marrë tërësisht “frerët” e këtij procesi në duart e tij. Dhe kjo po bëhet në kundërshtim të plotë me rezolutat e Kuvendit të Kosovës të vitit 2011 dhe 2012, të cilat kishin autorizuar shprehimisht Qeverinë e Republikës së Kosovës që të udhëhiqte me dialogun dhe që kohë mbas kohe ti raportonte Kuvendit të Republikës. Duhet rikujtuar gjithashtu se Kosova është republikë parlamentare dhe jo presidenciale, prandaj strumbullar i pushtetit në vendin tonë do të duhej të ishte Kuvendi, jo Presidenti i Republikës. Kjo posaçërisht pasi që presidenti nuk i përgjigjet fare parlamentit dhe nuk mbanë asnjë përgjegjësi për implementimin e cilësdo marrëveshje të arritur në atë dialog.

Derisa ne do të duhej që tani të kishim fokusuar tërë energjitë dhe forcat tona të brendshme në procesin a finalizimit të dialogut me Serbinë, “marrëveshjen ligjërisht të obligueshme”, ne fatkeqësisht ende nuk kemi as ide dhe as strategji të qartë për mbetjet e procesit të deritanishëm. Para disa ditësh, në një intervistë televizive, Ramush Haradinaj kishte thënë se katër serbët e “ekipit menaxhues” do të përpilonin statutin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe se çdo muaj për këtë do të raportonin në Bruksel. E tmerrshme! Kjo ishte një huqje shumë e madhe për pozitën e kryeministrit të vendit, pasi që asnjëherë nuk ishte paraparë më herët që katër serbët të përpilonin statutin të vetëm, por në bashkëpunim me institucionet e Republikës së Kosovës (MAPL), OSBE-në dhe BE-në, dhe atë në Kosovë e jo në Bruksel.

Përfundimi i gjithë kësaj “telenovele”, duket i frikshëm. Ne po hyjmë në procesin më të rëndësishëm të vendit që nga shpallja e pavarësisë, siç thotë populli, tërësisht si “pula pa krye”! Prandaj, është tej mase urgjente që partitë politike të ulen rreth tryezës së përbashkët dhe si subjekte të përgjegjshme politike të merren vesh për zgjedhjet e ardhme parlamentare. Këto zgjedhje do të duhej që, në këtë fazë kaq të ndjeshme, të prodhonin një qeveri të shumicës shqiptare, e cila nuk do të varej, si kjo, nga Lista Serbe. Në këtë tryezë, subjektet politike do të duhej gjithashtu të merreshin vesh që dialogu, por edhe çështjet tjera të interesit nacional, të mos shndërroheshin në rivalitet politik as para dhe as pas zgjedhjeve, por të shërbenin si shkak për ndërtimin e një konsensusi të ri nacional. Të gjitha opsionet tjera janë të dëmshme dhe në kundërshtim të plotë me interesin nacional e shtetëror. Këto opsione, në fakt, po i ndjek Ramushi. Kaq din i shkreti! Sërish fitimtar do të dal Hashimi, për arsyen e thjeshtë se politikat e Ramushit do të prodhojnë një kaos dhe një asgjë, kushte këto shumë të favorshme që “gjarpri” të notojë tutje! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Pamje nga Bosfori: Rusia dërgon mjete të rënda ushtarake në Siri

Pamje nga Bosfori: Rusia dërgon mjete të rënda ushtarake në Siri

Dieta mesdhetare, e mirë edhe për mëlçinë!

Dieta mesdhetare, e mirë edhe për mëlçinë!

Gazetari kosovar: ky jam unë në Kukës, gazetarja që më fotografoi u vra në Afganistan

Gazetari kosovar: ky jam unë në Kukës, gazetarja që më fotografoi u vra në Afganistan

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni