Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Av. Rovena TUJANI KLINAKU: Barazi apo drejtësi gjinore?!

by Te Sheshi
05/04/2016
in Opinione
Reading Time: 6 mins read
A A
Nga Av. Rovena TUJANI KLINAKU: Barazi apo drejtësi gjinore?!

Femra dhe mashkulli janë të ngjashëm me njëri-tjetrin aq sa janë dhe të ndryshëm. Përderisa në ndryshueshmërinë në krijimin e tyre ka specifika të veçanta, kjo e bën paradoksale të pretendojmë një barazi identike mes dy gjinive. Duke qenë se nuk jemi identikë, atëherë si mund të pretendojmë për një barazi identike? Si mund të pretendojmë për të drejta dhe detyrime identike? Si rrjedhojë, përderisa femra dhe mashkulli janë të ngjashëm por jo të njëjtë, atëherë duhet rishikuar dhe njëherë debati i barazisë gjinore.

Ky është një debat i larmishëm; ka argumente dhe kundërargumente të shumta. Madje mund të thuhet se është një debat që i ka rezistuar kohës dhe ka mbizotëruar pavarësisht ndryshimeve kulturore. Ajo që e ndryshon ligjërimin e këtij debati është niveli i largpamësisë që arrihet. Mund të them me bindje dhe në bazë të studimeve të thella të bëra se Islami është pikërisht ajo “peshore e saktë” që e vlerëson me drejtësi të jashtëzakonshme ekuilibrin mes gjinive.

Sa efikase është filozofia e barazisë gjinore?

Sigurisht, në disa shoqëri, ku mentaliteti maskilist ka mbizotëruar fuqishëm, ka qenë e nevojshme një ngritje zëri për kërkimin e të drejtave. Kërkesa e të drejtave ka qenë elementare për arritjen deri në kohën e sotme, por si debat ka qenë shumë i rëndësishëm për kontekstin historik dhe gjeografik. Femra ka kërkuar që minimalisht të marrë titullin “njeri”. Më vonë kërkesat janë moderuar, duke e kërkuar dhe ato të drejtën e votës sikurse meshkujt, duke kërkuar të drejtat ekonomike, të drejtën vendimmarrëse, njëlloj si meshkujt, e kështu me radhë. Përderisa meshkujt i kishin automatikisht të instaluara këto të drejta në mentalitetin dhe në shoqërinë e tyre, ishte e nevojshme që femrat t’i kërkonin këto të drejta të njëjta. Më vonë barazia gjinore u përdor dhe për qëllime politike, ideologjike, por edhe për interesa të shumta, dhe femrat ishin pikërisht ato që i vuajtën pasojat e mosadministrimit të kësaj lëvizjeje.

Barazia gjinore në sistemin komunist në Shqipëri

Rasti më i mirë për t’i ilustruar dëmet që mund të sjellë ideologjia e barazisë gjinore është pikërisht ai i Shqipërisë në sistemin komunist. Madje Shqipërinë e marrim si modelin përmes së cilit pasqyrohet realiteti i krejt sistemit komunist në botë, e jo vetëm në të. Prandaj, ajo që ndodhi në Shqipëri është si pasojë e ideologjisë komuniste, e cila proklamoi një barazi gjinore maksimale. Kjo nënkuptonte një barazi identike të mashkullit dhe femrës në detyrimet ndaj shtetit, ndaj partisë dhe ndaj vendit. Kjo politikë djallëzore i detyroi femrat të punonin me orar të gjatë, po ashtu si meshkujt. I detyroi të punojnë në të njëjtat punë të vështira që bënin meshkujt. Pikërisht kjo politikë e barazisë gjinorë e detyroi femrën të punojë arat, të ngjitet nëpër male, t’i japë traktorit apo kamionit, sepse ishte e barabartë me meshkujt. Nuk kishte lehtësime për gratë shtatzëna kjo politikë vrasëse, as për të sëmurat, dhe jepte një leje lindjeje shumë të shkurtër. Në fakt, kjo politikë, e quajtur si politikë për barazi gjinore, mbi të gjitha i dëmtoi femrat, i lodhi, i mundoi, ua humbi tërë identitetin e tyre feminil. E gjitha kjo kishte ndodhur në të vërtetë për dy arsye të fshehura. Së pari, me anë të kësaj ideologjie, Partia e Punës siguroi shumë krahë pune. Sepse u dyfishua numri i punëtorëve; tashmë nuk punonin vetëm meshkujt, por dhe femrat. Së dyti, sepse një shoqëri e dhunuar, e lodhur, e rraskapitur, kurrsesi nuk ka largpamësinë të ngrejë kokën ndaj pushtetit tiran.

Në kontekstin modern, ideologjia e barazisë gjinore është po aq e promovuar, pavarësisht nga efektet anësore që ka. Tashmë thirrjes për një barazi gjinore i janë bashkangjitur dhe meshkujt. Sepse një femër që konsiderohet e barabartë me ta (si mashkulli) është shumë më e përshtatshme për abuzim me fuqinë, me bukurinë, me inteligjencën dhe me feminilitetin e saj.

Drejtësia gjinore në Islam

Islami e ka trajtuar femrën në përputhje me natyrën e saj delikate, fizike dhe emocionale. Islami, ndryshe nga çdo fe apo shoqëri tjetër, i ka dhuruar femrës një siguri ekonomike dhe ia ka hequr detyrimin e mbajtjes së familjes me të ardhurat e saj. E thënë më thjesht, femra myslimane ka të garantuar të drejtat fundamentale, të drejtat politike, të drejtat ekonomike, ku përfshihen e drejta e trashëgimisë nga prindërit, dhurata martesore (mehri), pjesë e pasurisë bashkëshortore, dhe të ardhurat që siguron nga puna e vet. Pra, Islami ia ka garantuar të gjitha këto të drejta, si dhe mbrojtjen ekonomike, ndërsa askush nuk ka të drejtë t’ia marrë apo t’ia përdorë çka posedon, madje as bashkëshorti. Por, nga ana tjetër, femra nuk e ka detyrim që të sigurojë ushqimin, banimin dhe jetesën e familjes së saj. Nëse ajo e bën këtë veprim, do të vlerësohet si vepër e mirë, e nëse nuk e bën, mbi të nuk rëndon as faji, as turpi dhe as mëkati.

Ndërkohë, në shoqëritë perëndimore, konkretisht në Britaninë e Madhe, femrat deri para 146 vitesh nuk kishin të drejtë për të pasur të ardhura personale. Në vitin 1870 u diskutua për herë të parë në parlamentin britanik “Akti i pronës për gratë e martuara”, i cili u siguronte femrave të drejtën e pronës dhe trashëgimisë. Ndërkaq, në Islam këto të drejta janë garantuar më shumë se 1400 vite më parë. Me Islamin femra jo vetëm mbrohet, e, në këtë rast, ka një trajtim mbimashkullor, por dhe privilegjohet me drejtësi dhe përkujdesje.

Madje, Zoti, me Mëshirën e Tij të madhe, ia ka lehtësuar femrës adhurimet në bazë të gjendjes së saj fizike. Në urdhëresat fetare është falja e pesë namazeve ditore, ndërkohë që femra në ditët kur gjendet e “sëmurë me mujoret”, apo lehona, nuk falet, por pushon. Në to është dhe agjërimi i muajit të Ramazanit, dhe lehonat, gjidhënëset apo të “sëmurat” nuk agjërojnë. Kurse për meshkujt nuk janë parashikuar lehtësira të ndryshme, në përputhje me natyrën e tyre.

Për sa i përket vlerës përpara Zotit, në gjykimin absolut ka një barazi të plotë. Çdo vepër e mirë do të vlerësohet, dhe çdo vepër e keqe do të dënohet, qoftë nga një mashkull apo nga një femër. Por dhe në krijimin e saj, në natyrën e saj, Zoti e ka privilegjuar femrën me disa statuse që nuk i ka mashkulli. “Parajsa ndodhet nën këmbët e nënës,” është porosia profetike për të gjithë shoqërinë. Dhe kushdo që rrit tre vajza, ose dy, dhe i edukon, i ruan, do të jetë prej banorëve të xhennetit.

Si mund të ndalohet arsimimi i femrës kur themeluesja e universitetit të parë në botë ka qenë femër?

Ndërsa, për sa i përket dijes dhe arsimimit, jo vetëm që femra duhet të ketë të njëjtin akses në institucionet e arsimit, por duhet të kujtojmë dhe të shprehim mirënjohjen për themeluesen e universitetit të parë në botë. Ajo ka qenë një femër inteligjente, e zgjuar dhe e zonja.Universiteti i parë, më i vjetri i botës, është themeluar nga një femër. Fatima el-Fihri hapi dyert e dijes në Fez të Marokut për femra e meshkuj, për breza me radhë. Si mund t’u ndalohet arsimimi femrave? Si mund të paragjykohet, të pengohet dhe të përçmohet dëshira për t’u arsimuar dhe për t’u afirmuar? Kjo gjë bie në kundërshtim me çdo logjikë të shëndoshë njerëzore.

Në fakt, ajo që arrijmë të kuptojmë nga të gjitha këto mesazhe dhe nga shumë të tjera është se feja islame, për shkak të meritave dhe formës së krijimit, jo vetëm e ka vlerësuar femrën, por shumë herë e ka privilegjuar dhe ndaj gjinisë tjetër. Prandaj, nëse në këtë fazë do kërkonim të drejta të barabarta identike, kjo do ishte e dëmshme për femrën. Femra sot duhet të kërkojë dhe të pretendojë një trajtim të drejtë të saj, të dinjitetshëm dhe të ndershëm, në përputhje me natyrën e vet femërore. /tesheshi.com/  

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Moska ringjall “Traktatin e Varshavës” dhe e sjell në Ballkan

Moska ringjall “Traktatin e Varshavës” dhe e sjell në Ballkan

Receta që ju ndihmon të përshpejtoni metabolizmin brenda 72 orëve

Receta që ju ndihmon të përshpejtoni metabolizmin brenda 72 orëve

Mustafa: Koalicion me Ramushin? Tani për tani jemi mire me PDK-në

Mustafa: Koalicion me Ramushin? Tani për tani jemi mire me PDK-në

TË FUNDIT

  • Të fundit
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025
Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

18/05/2025
Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni