Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Artan MULLAJ: Realiteti ynë

by Te Sheshi
07/12/2015
in Opinione
Reading Time: 7 mins read
A A
Nga Artan MULLAJ: Realiteti ynë

Parë nga afër, duket sikur tranzicioni shqiptar ka kultivuar një frymë banaliteti në filozofinë politike të njerëzve që kanë qeverisur deri tani. Klasa politike shkëputet njëherësh nga baza me një eufori borgjezie vulgare dhe me një përbuzje pasanikësh të rinj ndaj turmës së shtetasve shpirtthjeshtë, nga e cila vijnë. Krijohet një hendek i madh mes të rëndësishmëve dhe hallexhinjve, mes pushtetarëve dhe të komanduarve.

Përtej propagandës politike, që është drejtimi i vetëm ku politikanët shqiptarë harxhojnë energji me pasion të vërtetë, ka aq hipokrizi, aq shpërfillje për spektatorët dhe aq vjedhje spektakolare, sa edhe egoizëm primitiv në një korrupsion të pandalur. Ka gjasa se atyre u mungon totalisht ndjeshmëria civile, dashamirësia sociale dhe humanizmi. Shpesh duket sikur ngazëllehen me shtimin e problemeve të të tjerëve, që në shumë raste vetë ata i krijojnë. Mund të gjesh gjallesa meskine lart e poshtë, të zgjedhur për të zgjidhur probleme, këlyshë të injorancës, që lumturohen ekskluzivisht dhe shtazërisht me thellimin e përbindshëm të hendekut mes tyre dhe njerëzve të ndershëm, që për të jetuar punojnë dhe durojnë. Nëpër zyrat e administratës shtetërore gjen përditë shefa hajdutë ordinerë që e persekutojnë ndërgjegjen e qytetarëve dhe luajnë me durimin e tyre; shumë nga shqiptarët që drejtojnë kanë një shtytje të brendshme rebele, e cila ngjan me një hakmarrje brenda llojit, ndaj ndershmërisë së mbetur. Drejtora bythëvarur e mediokër, që abuzojnë kafshërisht me pushtetin në kurriz të qytetarëve, duke shpërfillur gjithçka, madje vetë misionin e tyre dhe shtetin e tyre. Pijanecë, jargamanë, servilë e qafështrembër, që shiten për mbretër e perandorë në zyrat ku ndërlikohet gjithçka e nuk zgjidhet asgjë; të tillë ka në Shqipëri sa të duash.

Dhe këta janë derivate të udhëheqjes së lartë të shtetit. Vëzhguar nga larg dhe ftohtë, si njollat e hënës, bie në sy një realitet me probleme në kohë. Na mungon vrazhdë historia, e cila si një pasqyrë kujtese reflekton alarmet e gabimeve të mëdha shoqërore që janë bërë dekadë pas dekade tek ne. Na mungon historia e vërtetë, eksperienca e vërtetë civile, krenaria e origjinës, në të cilat akumulohet përvoja e popujve dhe instiktet shoqërore të vetëmbrojtjes ndaj gjëmave përpara. Jemi të papërgatitur gjithherë, e për pasojë na mungon vetëdija civile e kundërshtisë, si një muzë rezervë për reaksion të nevojshëm popullor, në po atë masë që karakterizohemi nga një urtësi kolektive aspak e dobishme, çka shpjegon se fryma shqiptare ndaj ngjarjeve që kërkojnë pjesëmarrje nuk është frymë për sa kohë që indiferentizmi qytetar nuk është energji pozitive.

Vëshguar njëherësh nga larg dhe nga afër, peizazhi kombëtar ngjan me një mozaik të trishtë. Për këtë arsye, ndërsa është e qartë se tek ne po ndodh shkatërrimi i pafalshëm i vlerave njerëzore, të cilat përbëjnë pasurinë shpirtërore që kemi trashëguar nga të parët tanë, optimizmi i tepruar do të jetë një ndjesi e gabuar analistësh të rinj. Le t’i lejojmë vetes ngazëllim dhe paqe me realitetin e vrazhdë; padrejtësitë dhe korrupsioni do të lulëzojnë, dhe ne do të vidhemi përditë, për sa kohë nuk do të jemi rebelë. Le të jemi optimistë shembullorë përpara lugës bosh që rrekemi t’i fryjmë për të gënjyer vetveten; besimi do të jetë përsëri i munguar për sa kohë do ta konstatojmë ibretin tonë me veshët e varur.

Përkundrazi, në pikën e fundit të durimit, shqiptarëve ju nevojitet shpërthimi, marrja pjesë, kundërshtia massive. Sepse, pikësëpari, njerëzit tanë janë ta varfër! Njerëzit tanë janë të varfër, por kjo është luks përpara varfërisë psikologjike që ka sjellë mungesa e të drejtës për të shpresuar. Varfëria e skajshme e shumicës, iluzionet e humbura të rinisë së papunë, morali i keq i qytetarëve, ndërgjegjet e vrara të hallexhinjve, bizneset e lodhura, institucionet e mbryllta, shuarja e frymës, tërheqja, nënshtrimi, vjeshta e përsëritur e dëshirave, shkollimi i vrazhdë, mosshkollimi, stresi i bukës së gojës, sëmundjet e shtuara, shpërfillja, pasiguria e jetës, të gjitha këto janë të dukshme dhe të mjaftueshme për të vërtetuar boshllëkun e pamatë që sjell kjo mungesë. Nën këtë presion dëshpërimesh, mes kësaj makutërie, duket sikur morali i trazuar shqiptar është kthyer nga parametër shoqëror në një ngërç gjenetik, për të cilin askush nuk mund të dijë nëse jemi ende në kohë për ta riparuar.

Kjo analizë nuk ka vrasje ndërgjegjje në prezantimin e guximit për të thënë se shoqëria jonë, e parë edhe nga larg, edhe nga afër, është në një krizë të përgjithshme, çka metaforikisht përmbledh perceptimet qytetare në konkluzionin se lëkura jonë duhet të përballojë stuhitë e mëdha përpara.

Mbi këtë krizë qëndron një “pse?” e supozuar, gjëmuese dhe primitive për gjithçka, pas së cilës “pse”-të e vogla vijnë pambarim.

Atëherë, pse jemi ndëshkuar të jetojmë në rrumpallë dhe mbrapshtësi? Përgjigjia është e thjeshtë, si lojë fëmijësh. Atë mund ta gjejmë tek ligji universal i shkakut dhe pasojës. Sipas këtij ligji, asgjë nuk ndodh rastësisht. Për çdo pasojë ka një shkak të mirëqenë. Nëse kriza është pasoja, shkaku kush është? Mjafton gjithashtu fantazi fëminore për t’u përgjigjur përsëri thjesht: është aktiviteti, por edhe perceptimi njerëzor. Shoqëria është kjo që është, jeta është kjo që është, sepse njeriu shqiptar nuk ka bërë ose ka bërë ato që ka bërë, dhe sepse në jetën e tij kanë ndodhur ato që kanë ndodhur. Pra, kriza nuk është rastësi, as fatkeqësi, por është pasojë e aktivitetit të njerëzve. Si komunitete të organizuara, përfaqësimi publik i këtyre njerëzve realizohet nëpërmjet pjesëmarjes politike, me partitë politike, me qeverinë, me parlamentin, me institucionet shtetërore, me shtetin.

Pikërisht sepse funksionimi i të gjithë këtyre është në krizë, shoqëria është në krizë. Atëherë ”pse”-ja e madhe merr thjesht këtë përgjigje të madhe. Ka një krizë të hatashme, sepse shteti dhe politika, instrumenti njerëzor i krijuar për ta shpëtuar shoqërinë nga krizat dhe hatatë e mëdha, është vetë në mes të qametit.

Por, pse politika e shqiptarëve është në krizë? Politika është në krizë sepse politikanët e zgjedhur janë në krizë, por edhe zgjedhësit janë në krizë! Pse politikanët janë në krizë? Ata janë në krizë sepse mbase janë të paaftë, të këqij, të zgjedhur gabim. Ngaqë mbase janë të pacivilizuar, mbase janë të korruptuar, hajdutë, mediokër, të lodhur, të pandershëm, të pasinqertë, kriminelë, gojëhapur, barkmëdhenj, përtacë, pordhamanë, qullacë, e gjithë çka fjalori.

Por, pse zgjedhësit e tyre janë në krizë? Sepse ata janë shkaku që janë zgjedhur pikërisht këta politikanë të epituar, sepse vetë kanë lejuar të gënjehen prej tyre, duke u besuar kokulur e veshëvarur. Ngase nuk e vlerësojnë si duhet pushtetin e votës së tyre, i besojnë premtimet që mbeten premtime, dhe u besojnë sërish, dhe i votojnë sërish ata që premtojnë premtime të premtuara për të mos u mbajtur kurrë.  Zgjedhësit punojnë pak për të kuptuar shumë, për t’u ngritur më shumë; zgjedhësit kanë një prirje vetëmohimi dhe vetëmënjanimi përballë ngjarjeve ku luhet fati i tyre.

Atëherë, përse politikanët janë këta që janë, dhe shoqëria është kjo që është, dhe të dyja në përfaqësim rezultojnë katranosur në krizë dinjiteti dhe në një dëshmi realiteti të ashpër për paaftësi popullore në rregullimin e punëve të veta? Këtu ngrihet një pyetje e tmerrshme: jemi të aftë ne shqiptarët të vetëqeverisemi? Jemi të aftë të vetëmenaxhohemi, të rregullojmë punët tona dhe punët e ardhshme të fëmijëve tanë? A jemi të aftë ne shqiptarët ta fusim zhvillimin tonë në shinat e caktuara nga vetë ligjet e hershme të krijimit?

Në qoftë se po, pse nuk ndodh? Nëse jo, ç’duhet të bëjmë? Do të shpresojmë natyrisht të parën, përndryshe do na duhej të merrnim një “politikë me qira”. Atëherë, derisa jemi të aftë si menaxherë, pse nuk menaxhojmë si duhet përparimin tonë dhe ndodhemi mes krizash? Sepse jemi të këqij? Sepse kemi më pak virtyte se vese? Sepse nuk na pëlqejnë kushtet dhe rrethanat për të cilat vetë jemi përgjegjës dhe askush tjetër nuk ka asnjë faj për ato?

Në fakt, dilemat në jemi të këqij apo jemi të mirë, në jemi viktima të fatit apo kushtet na bënë të tillë, kështu edhe ashtu, përbëjnë  interpretime naive. Për fat të mirë, zhvillimi nuk ka të bëjë me këtë. (Mund të ketë grupime plot me të këqij, të cilëve punët ju shkojnë vaj, dhe anasjelltas.) Unë bëj pjesë në grupimin e atyre që besojnë tek intelekti gjenetik i shqiptarëve, pra, tek aftësia e tyre. Lajmi i mirë është se ndonëse të rrallë, mes nesh ka njerëz të suksesshëm, të mrekullueshëm, me personalitet të paparë, biznesmenë e intelektualë, që kanë prekur ëndrrën me vullnetin e tyre, duke sfiduar terrenin, kushtet, presionet, politikën, ambientin, pjesë e së cilave janë.

Atëherë, paskemi njerëz të aftë, po përse nuk i ftojmë të drejtojnë? Duket se në Shqipëri duhet kultivuar urgjentisht vetëdija publike për ndryshimin e elitës politike në vend. Të ndryshohen politikanët, gjykatësit, të cilët janë edhe shkelësit këmbëmëdhenj të rregullave, shembulli i tyre i keq, politikat e tyre, drejtuesit, menaxherët, fatlumët, monarkët, bythëmëdhenjtë, thonjpaprerët, salcanikët, fytyrëlyrosurit, dhjamanikët, pra, kollarexhinjtë e vjetër, që i kanë thithur palcën këtij vendi për 25 vjet, dhe të zëvendësohen me të tjerë, me të rinj, me të mençur, me dashamirës, me njerëz të sinqertë, të aftë, me ata që “do duan” dhe do përpiqen të bëjnë ca punëra të mira në këtë vend.

Vonesa e krijimit të kësaj vetëdijeje publike do të na mbajë për shumë kohë në një rreth vicioz, peng të vetvetes. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Kreu i ri i FRPD-së nga një garë e lirë, por u zgjodh jo kandidati i Lulzim Bashës

Kreu i ri i FRPD-së nga një garë e lirë, por u zgjodh jo kandidati i Lulzim Bashës

Ramush Haradinaj:  Zgjidhja, referendumi ose zgjedhjet

Ramush Haradinaj: Zgjidhja, referendumi ose zgjedhjet

Real Madrid, klubi që ka goditur më shumtë penalti në historinë e kampionatit spanjoll

Real Madrid, klubi që ka goditur më shumtë penalti në historinë e kampionatit spanjoll

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni