Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Artan MULLAJ: Politika e keqe nuk vjen rastësisht: liderët zgjidhen

by Te Sheshi
13/12/2015
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Artan MULLAJ: Politika e keqe nuk vjen rastësisht: liderët zgjidhen

Shumëkush e ka ndjerë fuqinë e mbrapshtësisë në Shqipëri, ndjesinë këmbëngulëse se gjithçka shkon mbrapsht në këtë vend. Eshtë një gjendje psikologjike e shtetasve, një reaksion shpirtëror si një instikt vetëmbrojtjeje, që nuk mund të shpjegohet kollaj. Fati i keq i ndjek pa u lodhur nga pas shumicën e shqiptarëve.  Vriten njerëz, ndodhin përmbytje, ndodhin çudira, shembet drejtësia, rritet varfëria, e bashkë me të dhe pasiguria, shuhet shpresa e njerëzve për jetë më të mirë, dhe asgjë nuk ndryshon. Ndjesia e mbrapshtësisë është aty si një konstatim, në atmosferë, përzier me klimën e pistë; shkelet kushtetuta, rritet papunësia, ndonjëherë shteron uji, ndotet ambienti, vidhen pasuritë, vidhen zgjedhjet, shkatërrohen normalitete, shkatërrohen të ardhme, përpjekje, dhe mbetet përshtypja e përsëritur se një mallkim i padukshëm nderet aty, mes jetëve të thjeshta e të trishta të shumicës. Asgjë nuk ndryshon, përveç moderimit të propagandës së pushteteve, e cila është e vetmja gjë që ka indeks pozitiv në këtë vend.

Përfundimi pas çdo analize është mallkues, dhe ndjesia shkatërruese e mbrapshtësisë është aty, mes shpirtrash, e pandryshueshme, si shpejtësia e dritës, konstante si ajo!

Falë kësaj ndjesie dhe këtij ambientimi, duket sikur edhe ndodhitë e thjeshta të ditës i shoqëron tjetër gjë. Jo logjika civile e gjërave, por një mister, një djallëzim, një mosshpjegim, një tersllëk, një aventurë e zezë kundër arsyes, që ndikon në jetën shqiptare në çdo ambient, koncept, zhvillim, përsiatje, përpëlitje, e në çdo aventurë gjithashtu.

Ekziston kjo ndjesi, ky ambientim, kjo përshtypje, dhe ky pranim që gjërat shkojnë kuturu e kaq rrëmujë, sa kaotizmi dhe mungesa e vetëdijes që ai prodhon e zhvlerësojnë ligjin e përgjithshëm të shkakut dhe pasojës.

E thënë ndryshe, ekziston një paaftësi shoqërore për të kontrolluar dhe vlerësuar pasojat; paaftësia si një zhvillim i pushtetshëm, i frikshëm dhe monoton. Dhe pasojat janë pikërisht ndodhitë e vështira, çudirat. Pasojë është edhe aftësia kolektive, spektakolare, për t’u ambientuar me to dhe me shkaqet e tyre.

Pasojat janë aty, në shëmbëllimin e mbrapshtësive më të mëdha që mund të durohen nga një shoqëri e ndjesuar. Gërmadhat e shtetit ligjor janë aty dhe ato, në një projektim të frikshëm, pasoja të pafajshme të mediokritetit, por edhe të misterit; dhe përpjekjet e kota janë aty, bashkë me demonët e jetës, me pabarazitë dhe kundërsjelljet.

Gjithçka duket qartë, shkoqur, dhimbshëm e zhgënjyeshëm, njëlloj si më parë. Informalitet që nuk mund të kurohet për sa kohë kontrollohet nga njerëz paaftësia e të cilëve i bën informalë, e të cilëve u është dhënë aksidentalisht pushtet. Urrejtje dhe xhelozi kolektive që buron nga shpërfillja  e meritokracisë në parti politike dhe forume. Ekonomi e sëmurë rëndë edhe për shkak të premtimeve elektorale të pambajtura, edhe për shkak të mashtrimeve, edhe për shkak të mungesës së vizionit pushtetar. Mjekësi e sëmurë më keq se popullata. Sisteme arsimore që nuk sjellin dije e as mundësi, drejtora militantë, profesorë seksomanë, shpesh edhe hajdutë, drejtues më shumë militantë se mediokër, projekte krimesh financiare e njerëzore,  infrastruktura të shkatërruara, qytete katrahurë, plehra të rrezikshme dhe higjienë imagjinare, ndërtime masive, pa leje, pa fantazi, pa respekt për ambientin publik. Pastaj, dështime prodhimesh bujqësore, e nga ana tjetër, prodhime të rrezikshme dhe ushqime të rrezikshme, dështime të tjera, personifikime dështimesh fillim e mbarim, në skajet e çdo realiteti, në limitet e çdo perceptimi dhe iluzioni.

Pasojat, pra, janë aty, në dritën e diellit, dhe bashkë me to është ndjesia e mbrapshtësisë që i shoqëron me ceremoninë e vajtimit të mungesave të mëdha.

Shpesh mungojnë shkaqet, e mungon shpjegimi i mungesës së tyre. Nganjëherë shkaqet e këtyre pasojave ekzistojnë virtualisht, por në një kufi të ri pamundësie interpretimesh dhe shpjegimesh. Kjo pamundësi është një dhimbje kolektive. Nga ana tjetër, komuniteti është kalitur me instiktin e barazisë, çka i shtyn turmshëm njerëzit të krahasohen; dhe këtu fillon dhimbja e re. Sepse pasqyra e ndërgjegjes kombëtare është hakmarrëse; jemi thjesht një pasojë, jemi fatkeqë, nuk jemi aq të civilizuar sa të tjerët, dhe fqinjët na shikojnë si inferiorë. Porse shkaqet nuk dihen, ose dihen por nuk thuhen, apo thuhen por nuk i merr kush seriozisht. Kulturat fqinje janë modele sensibilizuese dhe shtytëse, por në to rrëzëllen edhe sarkazma. Në përballjen me to, paaftësia jonë shndrit lakuriq. Duket se ne jemi krenarisht të dështuar, dhe sidomos krenarisht të paaftë për t’i rregulluar punët tona, sistemet tona, investimet tona, edukatën tonë, civilizimin tonë, dhe jetën e të vegjëlve tanë.

Ky është një realitet që për fatin e mirë nuk sjell veturrejtje, por provokon pikërisht atë, mbështjellësen aurorë të pasojave të mizerjes, ndjesinë e trishtë, ndjesinë e ftohtë, ndjesinë e pafuqisë, pikërisht atë, ndjesinë e lodhur të mbrapshtësisë, si një fatalitet.

Shumëkush mund të supozojë se pasojat e katrahurës monumentale të këtij vendi janë shpjegimi i fatalitetit, i rastit, i fatit të keq që e solli këtë komb të jetë i zvarritur në një histori të vështirë tranzicioni, me pasoja jetime, si ndëshkime të hiçit. Të tjerët fantazojnë alegori dhe metafora të përsëritura për të kuptuar shkaqet e mizerjes popullore, dhe kushedi, ata që mbeten mbase besojnë te kundraligji, te hapësirat e abstraksionizmit spekulativ të marronistëve, te pasojat e pasojave që ishin të tilla qysh në vigjilje të vigjiljeve.

Dhe shumëkush mund të besojë se po: shqiptarët janë aktorë të ngjarjeve fatkeqe, ku ka patur pak heronj, e ca më pak mendje të shquara. Normale! Fare thjesht fati i keq mund të emërohet si shkaku i rastësishëm i pasojave që përmendin ata të cilët guxojnë të ankohen.

Por nëse duhet të ekzistojë patjetër, shkaku mund të jetë vetë pasoja, vetë njeriu shqiptar, politika shqiptare, dhe sidomos perceptimi shqiptar. Por a mund të ketë njeriu një rol kaq sublim, sa të kalojë në këtë lloj vetëflijimi surreal, duke i shkaktuar vetes fatkeqësi, mbrapshtësi dhe ndjesira të tilla inferioriteti bri fqinjëve, duke qenë njëherësh shkak edhe pasojë? Nëse po, mund të guxojmë të vetëkonsiderohemi të paparashikueshëm dhe të papërsëritshëm në llojin tonë. A është pushteti politik shkak i qametit, apo është pasojë e qametit? Nëse është shkak, çështja është e thjeshtë, e nëse është pasojë, shkaku janë autoriteti që zgjedh, zgjedhësit vetë, elektorati, bastioni…, pikërisht pasoja, vuajtësit, shpirtthjeshtët, të shpërfillurit, të ndëshkuarit, të gjithë. Pra, arsyetimi ynë hyn në një hulumtim vicioz. Si në pëshpërimat helene të tragjedive, rolet ndërrohen magjishëm kur shkaku shndërrohet në një pasojë shëmbëlltyrë mbrapshtësie, dhe anasjelltas.

Kjo gjë është një shpërfillje e ligjeve të krijimit, sipas të cilave asgjë nuk ndodh rastësisht. Por në Shqipëri gjithçka mund të ndodhë. Si në një vetëflijim prisionier, shkaku shndërrohet në pasojë për të asgjësuar vetveten sipas një filozofie të rrezikshme.

Por a është shkaku i vërtetë politika? A mund t’i drejtojmë sot gishtin e madh dhe të vogël Sali Berishës, Nanos, Ilir Metës dhe Edi Ramës? Kryeministrat e këtij vendi mund të përpëlitin sytë e të thonë: “Ej, ne jemi pasoja. Shkaku janë ata që na zgjedhin, ata të cilët kanë ndjesinë e mbrapshtisë kudo që janë, në çdo kohë.”

Por a janë zgjedhësit shkaku dhe pasoja e shëmtuar e politikës së ditës?

Janë sigurisht! Eshtë kurth i një filozofie të re. Vërtet, shkaku janë ata: njerëzit. Politika e keqe dhe mbrapshtësia nuk vijnë rastësisht. Liderët zgjidhen. Shkaku janë votuesit. Shkak është papërgjegjshmëria. Shkak është dhënia gabim e pushtetit. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Zaev: ja shoqëria që do ndërtojmë ne

Zaev: ja shoqëria që do ndërtojmë ne

Mosha bën të vetën: avokat Ngjela flet për zbukurime otomane dhe arabe për Krishtlindje dhe Vitin e Ri!

Mosha bën të vetën: avokat Ngjela flet për zbukurime otomane dhe arabe për Krishtlindje dhe Vitin e Ri!

Sy të lodhur? Ja si t’i shlodhni

Sy të lodhur? Ja si t’i shlodhni

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni