Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Artan MULLAJ: Kushedi ç’erë do të fryjë në të ardhmen

by te Sheshi
03/09/2015
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Artan MULLAJ:  Kushedi ç’erë do të fryjë në të ardhmen

Ndërgjegjja e popujve bombardohet jo rrallë me rreziqe të supozuara, që në shumicën e rasteve s’janë veç skenarë, supozime dhe hamendësime VIP-ash, studiuesish dhe mendjesh tё shquara. Mbipopullimi i planetit, sëmundjet e frikshme, SIDA dhe viruset vdekjeprurëse, luftërat, probabiliteti i përplasjeve të mundshme kozmike me kometat apo asteroidet, shkëmbinjtë e frikshëm të hapësirës, provokimet e fuqive bërthamore, ngrohja globale, shterimi i naftës, çmendimi propobal i Putinëve, lufta e ftohtë, UFO-t, ushqimet me hormone, shkurt, vetë fundi i botës, të gjitha këto, bashkë me dilemat e mëdha të krerëve dhe mendjeve të shquara, që i shoqërojnë vendimet e tyre, zëvendësojnë dhe helmojnë sot ushqimin shpirtëror të njeriut, duke e planetizuar, dhunuar, shpërfytyruar dhe robotizuar atë.

Hallet e botës sot, më shumë se të tilla, në fakt janë dilema apo paqartësi për pasojat e ardhshme të aventurave që të mëdhenjtë dhe të fuqishmit e njerëzimit shkaktojnë me vendime shpesh të dyshimta. Në skenën botërore të ndodhive, këtyre dilemave të politikës së ditës u shtohet edhe një dozë terrori shkencor, që nderet me shpejtësi në planet, për rreziqet dhe fatalitetet e kohës sonë, duke e bërë edhe më të brishtë jetën njerëzore në tërësi. Madje, më shumë se politika, ngaqë është më e sinqertë se ajo dhe më e besueshme, shkenca e botës është shndërruar në një përbindësh psikologjik, ndërsa gërvisht edhe vetëdijen e atyre më skeptikëve me lajme të hidhura që hidhen në tregun mediatik shpesh jo aq me prestigjiozitet, por me një furi të paparë.

Atëherë, në një metaforë kalimthi, me këtë terror të instaluar, duket sikur më të fuqishmit dhe më të mençurit në këtë botë duan të na thonë:

“Jemi të kërcënuar gjithherë, atëherë, ç’na qenka kjo forcë përtej gjykimit tonë që na dhuron dhe na rrezikon njëherësh të gjitha joshjet e epokave tona? A s’duhet pranuar e besuar që njerëzimin deri tani e ka shtyrë përpara një dinamikë misterioze, që buron jo nga shpirti i tij dhe s’është gjithashtu vullneti i instinktit? Ç’na polli neve mes gjithësisë, mes kësaj vetmie të tmerrshme e të kërcënuar, dhe ç’gjë, ç’fuqi, ç’vullnet, na rrotulloi miliona vjet rreth një ylli me një qëllim të errët e të rëndomtë, të cilit i mungon shkakësia? A s’jemi ne këtu hapi i fundit i zhvillimit? A s’kemi kësisoj të drejtën mbyllëse të lexojmë fletën e fundit të shkruar me një gjuhë të çuditshme? Ç’do të jetë pas nesh, pas përpjekjeve dhe pas tmerrit tonë? Kush mund ta thotë! Ndoshta një fuqi tjetër krijuese pas shkatërrimit, si një ndëshkim, do të na pluhurosë të gjithëve. Misioni ynë me sa duket është dëshmia. Vetëdija e ruajtur e përfundimit. Kemi mbërritur buzë një gremine të mendimit njerëzor. Përpos, yllësia është indiferente, e kotë, e panevojshme dhe e padurueshme. Ç’na mbetet? Durimi? Aspak. Shpresimi. Njehsimi. Njeriu është këtu, përballë këtyre provave fatale, që të durojë jo fundin e llahtarshëm përpara, por të durojë lodhjen e pritjes dhe lodhjen e shpresës…”

Ky shkulm zhvillimi, i pёrzier me frikё, në të vërtetë ka një kaotizëm instiktiv; nё tё zbulohet qartazi se pasojat e këtyre dilemave dhe paqartësive në kokat e liderëve, si edhe kjo masë terrori shkencor, kanë një koeficient të lartë inflacioni. Në fakt, shpesh, përkundrazi, vërtetohet se rreziqet asnjëherë nuk janë aq të mëdha sa parashikohen e thuhen nga mendjet e mëdha.

Irani, Al-Kaeda, sëmundjet (jo aq të shpeshta sa të jenë dhe të rrezikshme), ngrohja globale, kometat, tё gjitha kёto ndodh qё rezultojnë jo aq kërcënuese sa thuhet nё tё vёrtetё. Ka edhe zёra se akujt janë zëvendësuar në polet e tokës sërish, se kometat rrallojnë, se lufta e ftohtë shfaqet edhe si farsë, se naftë ka edhe për shumë vjet, se UFO-t nuk janë dhe aq armiqësorë, etj., etj., etj.  Për optimistët, kërcënimet e mëdha s’janë veç fantazi të mëdha, dhe për të tjerët, fetarët dhe frikacakët, ndërsa tmerri i jetës përpara është diçka që duhet pranuar, kërcënimet janë puna e Zotit…

Krahasuar ndërkaq, me gjithë ingranimin dhe dëshirën e verbër për integrim, shqiptarët funksionojnë krenarisht, tradicionalisht, por edhe barbarisht ndryshe, sipas ligjësive të tjera. Kёta janё kodikё që shpesh sfidojnë pjesёn tjetёr tё botёs dhe nuk mund të shpjegohen. Si rrallëkund në planet, ne jemi qytetarë që të paktën nuk jemi ndëshkuar me mungesën e kurajës për të sfiduar gjithçka tё rrezikshme. Në Shqipëri nuk kanë rëndësi dhe vlerë trazirat dhe shqetësimet planetare, as terrori shkencor i shpërndarë si mjegull mbi tokë. Ndryshe nga të tjerët, ne konstatojmë në liri të plotë se nuk na plas edhe aq për rreziqet e botës, as për krizën ekonomike, as për reformat e Obamës, as pёr rritjen e Kinёs, dhe as për kërcënimet kozmike që publikojnë shkencëtarët e NASA-s. Ne jemi kaq të imunizuar, sa kemi një liri të kristaltë në vlerësimin shpërfillës të gjërave, ndërsa me veprimet tona, me mënyrën si funksionojmë, u themi të tjerëve: “Do vijë fundi i gjithçkaje, fundi i botës? Për ne, bota e prishur ka qenë në çdo kohë. Tani veç në u rregulloftë. Por edhe kjo s’ka si të ndodhë!”

Me këto fraza ka gjasa të kemi filozofuar kalimthi funksionimin e tranzicionit tonë përgjithësisht! E thënë ndryshe, e supozuar ndryshe, kundër rrymës, si një mekanizëm vidhëliruar, sjellja jonë tregon vulgarisht se deri në ç’masë janë tjetërsuar e kondensuar nocionet dhe vlerat e ekzistencës. Në jetën e shqiptarëve, (ku si askund tjetër nuk janë të nevojshëm psikologët), terrori shkencor dhe pushteti i planetarizimit të njerëzimit që përmendëm më sipër prezantohet këtu si njё derivat i shpёrfillur dhe pa ndikime:

Sepse, qenia shqiptare është viktimizuar prej vitesh nga një fuqi tjetër shkatërruese.

Kjo është fuqia e zezё, e keqe, tokësore e pushtetit dhe e politikës së tranzicionit të kobshëm. Ky ёshtё terrori shtetëror! Politika e keqe dhe menaxhimi i keq! Terrori që buron nga përdorimi i keq i pushtetit prej më shumë se 20 vjet! Terrori që buron nga mohimi i të drejtave elementare. Terrori që buron nga drejtësia e munguar, nga mungesa e aftësisë civile për të kontrolluar babëzinë e pushtetit, nga braktisja e dëshirës kolektive për të shpresuar!

Në Shqipëri ka një përplasje të shpresës me fatalitetin, me  humbjen e ardhshme, me humbjen e ardhshme të tmerrshme të shpresës! Në jetën e shqiptarëve, terrori psikologjik që buron nga mungesa e shpresës, që fuqizohet edhe më nga varfëria kulturore e njerëzve me ndërgjegje të vrarë, shtyp e paralizon gjithçka.

Në mënyrë vicioze, ky terror rigjenerohet edhe njëherë, edhe më shumë, edhe më shpesh prej ambientimit të rrezikshëm të qytetarëve shqiptarë me të gjitha mungesat me radhë. Nën këtë presion, më shumë se të zemëruar, shqiptarët janë pesimistë, siç ishin pesimistë të pashpresët në kampet e dikurshme të përqendrimit. Ata kanë zënë kallo dhe kanë rënë në rutinë nga durimi i gjatë dhe nga shtypja e gjatë. Këtë e vërteton indiferentizmi kombëtar për drejtësinё e munguar. E vërteton paqja qytetare me problemet e shumta që ka ky vend, nënshtrimi. Ata janë njerëz që vidhen përditë, qё shpërdorohen përditë, që janë të papunë, që aksidentohen përditë nёpёr rrugё, që shokohen e poshtërohen përditë, brenda kufijve dhe jashtë, aq sa për ta kërcënimet e kërcënimeve janë bërë një gjë e zakonshme. Njeriut shqiptar i janë shuar instinktet e vetëmbrojtjes ndaj këtij terrori, në këtë përballje të gjatë me historinë. Por kushedi ç’erë do të fryjë në të ardhmen…/tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Kina demostron fuqinë ushtarake në rritje: parada në sheshin Tiananmen “tremb” fqinjët

Kina demostron fuqinë ushtarake në rritje: parada në sheshin Tiananmen “tremb” fqinjët

SHËNIM/ Ironi dhe cinizëm: i vogli sirian i pajetë në brigjet e Bodrumit

SHËNIM/ Ironi dhe cinizëm: i vogli sirian i pajetë në brigjet e Bodrumit

Tifozët që modifikuan fanelat e lojtarëve të preferuar (FOTO)

Tifozët që modifikuan fanelat e lojtarëve të preferuar (FOTO)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

20/05/2025
Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

20/05/2025
Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

20/05/2025
Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

20/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni