Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Artan MULLAJ: Heshtja dhe mllefi i Kadaresë

by te Sheshi
13/08/2015
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Artan MULLAJ: Heshtja dhe mllefi i Kadaresë

Prej tre vitesh, me Ismail Kadarenë takohem në nëntor, gjithmonë mbas Panairit të Librit në Tiranë, dhe gjithmonë sipas një radhe. Bujar Hudhri i “Onufrit”, botuesi i Kadaresë në gjuhën shqipe, më telefonon rreth orës 10:00, në mëngjes: “Jemi këtu, te ‘Venecia’, me zotin Kadare. Të presim të pimë një kafe!” Diskutojmë po ato tema: rrymat letrare në Paris, librat, zhurma dhe fishekzjarrët e panairit të sapombyllur, kriza e letërsisë dhe kriza e botës në përgjithësi, mizerja e Shqipërisë, politika e vrazhdë, bota që nuk është aspak e gëzueshme, thashethemet e njerëzve, pasioni barbar i shqiptarëve për t’u marrë me punët e njëri-tjetrit.

Ndërsa në këto takime më flatron në gjoks, si një shqiponjë, ngazëllimi se jam i zgjedhuri i kafesë së shkrimtarit, pareshtur kam një kureshtje të nxehtë të di, përtej diskutimeve, se si ndihet dhe ç’raporte ka ai me çmimin “Nobel”.

Kadare është një nga kandidatët më të hershëm dhe më kryesorë të çmimit “Nobel”. Si i tillë, mosmarrja e tij nuk është një ngjarje e gëzueshme. Shqipëria nuk ka pasur kurrë, dhe vështirë ta ketë ndonjëherë, një mundësi të tillë për të qenë kaq pranë autoritetit botëror që afron një çmim i tillë. Megjithëse mediat shqiptare e kaluan “cekët” edhe fillimin, edhe vazhdimin, po edhe mbarimin e garës këtë tetor, përshtypja se shumë shqiptarë u zhgënjyen përsëri nga Stokholmi, që nuk e preferoi edhe këtë herë shkrimtarin e tyre, u shoqërua me ngazëllimin e disa të tjerëve, shqiptarë gjithashtu, të cilët e kanë bërë zakon të gjinkallojnë kundër Kadaresë, jo në verë, si gjinkallat, por në vjeshtë, në fillim të tetorit.

Interesante të përfytyrosh kënaqësinë e atyre që e prisnin me padurim këtë “refuzim” të kolegjit të pleqve suedezë. Të kënaqurit bënë zhurmë, shpifën dhe kujtuan ngjarje ku Kadare ka qenë i përfolur edhe më parë, po prej tyre, herë si shërbëtor i komunizmit, herë si mëkatar, herë si cinik, herë si vulgar. Jo pak u morën me jetën e tij private, për t’ia përbaltur figurën olimpike. Vjet u përmend si grykës dhe qejfli grash, këtë herë u përdor debati me vejushën e ish-diktatorit për dorëshkrimin e një romani, herën tjetër diçka do të dalë patjetër.

Nuk mund të thuhet se përbaltja dhe sulmi ndaj tij, të organizuara pikërisht para dhënies së çmimit, ka ndikuar ose jo në vendimin e pleqve të Suedisë. Por mund të thuhet se ky pasion dhe ky presion shqiptarësh ndaj tyre ndoshta ka krijuar vit pas viti një mjegull imazhi rreth figurës së tij.

Eshtë e qartë se etiketimi i një shkrimtari të madh me situata të tilla, surreale e të paqena, që degjenerojnë në banalitet dhe që provokohen nga personazhe të të gjitha niveleve, ndërsa atij i duhet të përballet me to, është mosmirënjohja më e kobshme që mund t’i bëhet një njeriu të madh. Aq më shumë që ky njeri i ka sjellë pasurisë së brishtë të kombit të vet një vepër të papërsëritshme, që nuk meritohet kollaj.

Ismail Kadare “sulmohet” enkas në fillim të tetorit, kur shpallet edhe fituesi i radhës i çmimit “Nobel”. Dhe pastaj, pjesën më të madhe të kohës, heshtet ndaj tij. Ashtu si zhurma, duket se edhe heshtja është e qëllimshme. Këtu zë fill fantazia e mllefit: të heshtësh ndaj madhështisë është shumë më keq se ta përbaltësh atë.

Joshja që ndodh gjatë një procesi përbaltjeje ka arsyet e saj, që lidhen jo vetëm me varfërinë e profesionalizmit. Kur në këtë përbaltje përzihet edhe një media, synimi i baltosjes së shkrimtarit, herë me shpifje të hapura dhe herë me heshtje, nuk është vetëm për të provokuar audiencë, që natyrshëm do ta justifikonte edhe kundërshtinë, edhe pandershmërinë. Duket se ka edhe diçka tjetër: ka një dëshirë të marrë dhe instiktive për të përbaltur e ndëshkuar autorin e një vepre të mrekullueshme dhe të papërsëritshme. Cila është arsyeja? Vështirë ta thuash! Kjo gjë, babëzia apo instinkti kolektiv kundër vlerave, të organizuara në një koalicion, mbetet të jetë një mister i rrallë shqiptar, që ekziston dhe vështirë të shpjegohet.

I mirëvlerësuar gjithandej nëpër botë, duket se shkrimtari i tërhequr në madhështinë e vet, ndërsa shkëlqen në Perëndim, është gjithashtu i mësuar me sulmet dhe shpërfilljen e vendit të tij, përderisa zakonisht hesht. E ka pranuar këtë realitet me një mirëkuptim hyjnor, që mund ta kenë vetëm fuqitë e mëdha të ndërgjegjes. Mund të supozohet se ky pranim, kjo zgjedhje, shpjegon faktin se përse Kadare shfaqet rrallë në skenën shqiptare të ngjarjeve, pa u ankuar. Por shfaqjet e rralla mbase kanë edhe një kuptim tjetër. Ato mund të vërtetojnë pezmin e shkrimtarit, se, përveçqë i zhgënjyer, është edhe i lodhur me debate ndershmërie në një vend ku ndershmëria dhe drejtësia janë diçka e vështirë, shpesh e pamundur.

***

Duket sikur disa njerëz ngazëllehen aq shumë me këtë gjë, sa kanë filluar të besojnë se “disfata” e Kadaresë në Stokholm është një “Nobel” për ta, një fitore e tyrja. Midis kundërshtarëve shqiptarë të këtij çmimi, (a thua “Nobeli” i Kadaresë do t’i shkojë Serbisë apo Greqisë), disa i kanë shtuar verbërisht pasionin e tyre histerisë së përgjithshme të kundërshtarëve delirantë: të papërmbajtshëm në një mision qesharak për ta lënë “gojëthatë” të vetmin, absolutisht të vetmin, shkrimtar shqiptar fare pranë titullit, për zinë e tyre, nuk kanë mundur ende të kuptojnë që ndonëse një çmim i artë dhe i lartë, ai mbase nuk është aq i rëndësishëm për Kadarenë sa imagjinohet prej tyre.

Përtej ambicies së natyrshme të shkrimtarit për të qenë në listën e të mëdhenjve nobelistë – në një vend që ai e ka merituar prej kohësh – me gjithë kundërshtitë, me gjithë letrat e dërguara akademisë suedeze kundër tij, zhurmën dhe pëshpëritjet poshtëruese, madhështia e Kadaresë e ka kaluar madje edhe vetë madhështinë e titullit “Nobel”. Kadare nuk është ende në këtë listë, por në mënyrë absolute madhështia e tij del njëherazi mbi të gjitha këto. Dhe ka shumë gjasa që, më shumë se një çmim “Nobel” në karrierë, shkrimtarit të madh i mungon mbështetja e shëndetshme e Shqipërisë, mirënjohja e plotë dhe e sinqertë e vendit të tij, të cilit ai i kushtoi jetën dhe veprën.

***

Prej kohësh, në ngritjen e tij absolute, Kadare ka fituar rëndësinë dhe madhështinë e një miti. Kjo kulmoi gjatë viteve të fundit të komunizmit në Shqipëri, kur veprat e tij e kishin shndërruar në epidemi etjen popullore për t’i lexuar. Por kjo gjë ndryshoi në fillimet e vështira të demokracisë. Kulti i “dëshirës për të lexuar Kadarenë” nuk ishte më i tillë në katrahurën e tranzicionit. Megjithatë, e shndërruar tashmë në një frymë, inercia e adhurimit të lexuesve shqiptarë ishte dhe është e mjaftë për ta përcjellë madhështinë e Kadaresë të paprekur, vit pas viti, vepër pas vepre, brez pas brezi. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Fanelat e kësaj skuadre do ju bëjnë të qeshni pa masë

Fanelat e kësaj skuadre do ju bëjnë të qeshni pa masë

Pija e ngjashme me qumështin e gjirit: Jetoi 152 vite duke pirë këtë përbërje çdo ditë

Pija e ngjashme me qumështin e gjirit: Jetoi 152 vite duke pirë këtë përbërje çdo ditë

Kapen sërish trafikantët shqiptarë, ja sa paguhet për të shkuar në Angli

Kapen sërish trafikantët shqiptarë, ja sa paguhet për të shkuar në Angli

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni