Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Artan MULLAJ: Ekonomia, ekonomi, ekonomia

by te Sheshi
08/07/2015
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Artan MULLAJ: Ekonomia, ekonomi, ekonomia

Sy të zinj depërtues, të futur thellë në zgavra; dhëmbë të palarë, dhëmballë të prishura. Kur buzëqesh, në fytyrë i lexohet mungesa e qartë e kujdesit, por jo e mprehtësisë. Ka dy vathë të ndryshkur në veshin e majtë, asnjë në të djathtin, dhe disa vrima të shpuara. Eshtë një fëmijë i lexueshëm, faqe e një libri historie të vrazhdë, por me një siguri mbërthyese në vetvete, për shkak të kthjelltësisë që ka. E kam përballë ndërsa jam ulur në një nga lokalet bri shëtitores së liqenit të Tiranës. Në dorë mban disa kaushë letre, secili me disa kokrra bajame të pjekura. Eshtë shitëse. Më lutet t’i blej një ose dy kaushë. E veshur keq, por mjaftueshëm, me retina të zmadhuara, me vështrim të shkujdesur; sfidë e gjallë ndaj vetvetes në një jetë të mjerë, që mund ta kuptojnë vetëm ata që e kanë të tillë. Gjithçka e kësaj gjallese kumbon një melodi të trishtë varfërie. E pyes për emrin, dhe më shikon thellë në sy, e pyes a shkon në shkollë, dhe nuk më përgjigjet. Më pas, më pyet ajo e bezdisur: “Të lutem, a mund të blesh një?”

E pyes përsëri si shkon me mësimet, duke i premtuar se do t’i blej një kaush për çdo përgjigje, dhe ajo hesht. Eshtë vetëm 10 vjeçe, por di të vështrojë e të flasë me sy, di të heshtë, di të shpërfillë. E pyes pse nuk përgjigjet, dhe më thotë se nuk i pëlqen të gënjejë, por as mund të thotë të vërtetën. Më në fund u rrëfye. Kjo ndodhi mbas një mijë dilemave, derisa ramë në pazar: unë i bleva të pesë kaushët me bajame që kish, dhe, pasi më bëri madje edhe një “skonto”, meqë ia mora me shumicë, çka prodhoi shumë besim mes nesh, pranoi të ulet me mua për të më hapur zemrën.

Fëmija që shet bajame të pjekura në kaushë, cigare, çakmakë, çamçakëzë, stilolapsa, është një personazh i njohur. Sillet dëshpëruar, si grerëza, lokal më lokal, tryezë më tryezë, për të shitur, për t’u lutur. Mbas bredhurish, ky personazh pothuaj përfiton dy gjëra, të cilat lodhja e skajshme i bën të tmerrshme: paratë, nënkupto vlerën e trishtë të punës rraskapitëse që bën, dhe përvojën, nënkupto përplasjen shpirtërore me një realitet të egër, të pamëshirshëm. Shpeshtësia e shfaqjes nëpër të gjitha kategoritë e lokaleve të kryeqytetit i ka dhënë kësaj fëmije një përmasë përfaqësimi: përfaqësimin e mbijetesës, përfaqësimin e turpit, përfaqësimin e mizerjes. Për të mos thënë që ky përfaqësim i miksuar është shndërruar vit pas viti, pushtet pas pushteti, në simbolin e një shoqërie të paaftë që të kujdeset për fëmijët e saj. Krijimi i një simboli ka përherë arsye; arsyeja është morali i munguar, vëmendja e munguar e një shoqërie që tej çdo caku dhe logjike hesht, ngurron, fshihet përpara një problemi të tillë madhor, të pafalshëm dhe të tmerrshëm njëherësh, siç është përdorimi apo shfrytëzimi i fëmijëve nga vetë prindërit e tyre.

Quhet Vanesa! Ka dy prindër të papunë, dhe ka braktisur shkollën para disa muajve për të shitur bajame. Thotë që është familje socialiste. Një drejtoreshë e Rilindjes e pati gënjyer babanë e Vanesës; ky e kish ndjekur atë në fushatë, në këmbim të futjes në punë, por drejtoresha e pati thyer premtimin. Pastaj edhe babai i Vanesës e kish gënjyer mamin e Vanesës, duke i premtuar se do t’ia bënte jetën më të bukur kur drejtoresha të vinte në pushtet. Me dy prindër të papunë, 10-vjeçarja Vanesa ditën shet bajame në kaushë, të cilat i pjek nëna natën dhe i kripos babai.

Një realitet i shëmtuar, që rrjedh si një postulat makabër drejt e nga papunësia, e cila është padyshim problemi i problemeve të këtij vendi. Kush është imazhi? Dy prindër në agoni që detyrohen të heqin vajzën nga shkolla për të shitur bajame në rrugë. Dhe jo thjesht në rrugë, por në skëterrë; në errësirën e frikshme të gjërave që për këtë vend ka sjellë gjithë këto vite papunësia, mosshpresa, pabarazia, padrejtësia…

Si një problem i madh social, papunësia është edhe sfida madhore e Rilindjes. Një sfidë madhore që e fton urgjent qeverinë të bëjë strategjinë e duhur.

Strategji e duhur do të thotë që qeveria e Rilindjes të ketë përparësi në fillim sigurinë e jetës, pastaj cilësinë dhe përmirësimin e saj. Strategji e duhur do të thotë që qeveria të fokusohet ashpër te lufta ndaj papunësisë; të ndihmojë njerëzit të punësohen brenda vendit ose jashtë, që këta të mos nxjerrin fëmijët të shesin bajame të pjekura në rrugë, por t’i shkollojnë. Strategji e duhur do të thotë të ndihmosh bizneset, duke i mbështetur ato me programe zhvillimi, dhe të legalizosh mijëra biznese të tjera, që lulëzojnë në të zezë periferive. Strategji e duhur do të thotë të ndihmosh prodhimin bujqësor dhe të zhvillosh shitjen e organizuar në tregje.

Për sa kohë që ekonomia është e dobët, e mbërthyer nga kriza, dhe vendi nuk prodhon aq sa duhet, strategji e duhur do të thotë të nxisësh me çdo mjet apo formë prodhimin – që është fuqia dhe autoriteti i një vendi – por, në kushtet e papunësisë ekstreme, të organizosh edhe punësimin e kontrolluar në vendet që kanë nevojë për fuqi punëtore sezonale. Strategji e duhur është të përqendrohesh fort tek ekonomia; strategji e duhur do të thotë të fokusohesh te morali i popullit tënd. Nuk mjafton vullneti për të bërë shtet, nuk mjaftojnë as reformat; nevojiten edhe qytetarë që kanë dëshirë, fuqi dhe vetëdije për t’i mbështetur reformat e duhura që një shtet të bëhet i tillë.

Një shtet i fuqishëm ndërtohet me qytetarë të bindur, të fuqishëm dhe të suksesshëm. Të tillë i bën ata ekonomia, mirëqenia, shpresa…

Ekonomia, ekonomia, ekonomia!

Një ekonomi e shëndetshme do të sillte një lehtësim kombëtar të situatës, një lehtësim të dhembjes. Do të forconte besimin e njerëzve te këto reforma, çka është kushti kryesor që ato të zhvillohen si duhet dhe të përkrahen nga njerëz që nuk do të kenë nevojë të pjekin dhe të shesin bajame përmes duarve të fëmijëve të tyre. Strategji do të thotë përzgjedhje përparësish. Mrekulli që u rrafshuan ndërtimet pa leje. Por para se të shkatërroheshin bizneset në ndërtime pa leje, ndoshta duhej të legalizoheshin bizneset e fshehura në periferi të Tiranës dhe qyteteve të tjera, që sjellin zhgënjim popullor, por edhe dëme të pallogaritshme në buxhetin e shtetit. Shumë mirë që u vu dorë në transportin publik. Por para se të hiqeshin qindra furgonë njerëzish nga qarkullimi, çka solli mjaft të papunë, duhet të krijoheshin alternativa moderne transporti, të cilat do t’i konkurronin dhe do t’i nxirrnin natyrshëm ato nga tregu.

Meqë jemi te strategjia: strategji e duhur do të thotë t’u kursesh qytetarëve luksin e imazhit që prodhojnë palmat në rrugë, për t’u siguruar atyre më parë kushte, mjete dhe mjekime të nevojshme, që mungojnë nëpër spitale dhe shkolla.

Pa asnjë dyshim duhen reforma: reforma në mjekësi, në arsim, në psikologjinë e njerëzve, në mentalitetin e tyre. Nevojiten përmbysje të mëdha, shkulje të mëdha, sakrifica të mëdha dhe, natyrisht, edhe dhembje të mëdha. Por çdo gjë në kohën e duhur, me strategjinë e duhur. Në kohën tonë, epokë reformash do të thotë epokë dhembjesh!

Gropa e zezë që krijoi tranzicioni në Shqipëri nuk mund të mbushet thjesht me fantazi, me vizion, me imazh dhe me vullnet të mirë. Nevojiten edhe dhembje.

Vanesa është simboli i dhembjes therëse që mund të përjetojë një shoqëri e papunë dhe e rrëmujshme! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post

Hoxha lutet për Mavrajn në Natën Kadrit: Zoti të riaftësoftë sa më shpejt për ndeshjen me serbët

Paquet: BE e shqetësuar me dështimin e Kuvendit për Specialen

Paquet: BE e shqetësuar me dështimin e Kuvendit për Specialen

“Mbretëresha” e merkatos është… Valencia

“Mbretëresha” e merkatos është… Valencia

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni