Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Armando MOSHO: Të inkriminuarit do të ikin, ligjet do t’u mbeten?

by Te Sheshi
27/05/2016
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Armando MOSHO: Të inkriminuarit do të ikin, ligjet do t’u mbeten?

Kur një popull bëhet i flashkët dhe i mjerë, në rast se dëshiron të vazhdojë të jetojë, duhet të demostrojë fort se e dëshiron një gjë të tillë. Ashtu siç një trup i sëmurë ndjen nevojën e konsultës mjekësore dhe të marrjes së recetave mjekuese, po kështu dhe kombet e sëmura drejtohen për ndihmë tek partnerët që historikisht kanë treguar se ua kanë dëshiruar të mirën në vijimësi.

Prej disa muajsh, në disa lëvizje të pazakonta, ambasadorët e huaj në Shqipëri janë shumë aktivë për t’i realizuar Shqipërisë procesin e dekriminalizimit dhe të reformës në drejtësi. Po prej kaq muajsh këtyre ambasadorëve ju duhet të gëlltisin gënjeshtra, për ta mbajtur të gjallë, e për të mos ta lënë të vdesë, ndoshta misionin e tyre më delikat në Shqipëri. Ashtu siç syri i djathtë refuzon t`ia besojë shikimin vetëm syrit të majtë, po ashtu kahet politike refuzojnë t`ua thonë troç këtyre ambasadorëve se dikush është tepër i dobët, e nuk mundet ta mbajë atë që ka premtuar. Ashtu siç ambasadorët e konstatojnë më shumë në këta muaj të fundit, shqiptarët kanë gëlltitur për dhjetëra vite gënjeshtra me thes, për të mos vdekur nga uria për demokraci.

Demokracia është në vetvete një proces që kërkon të krijojë dhe të garantojë sa më shumë pavarësi që mundet në çdo aspekt të jetës. Pavarësi e garanci të tilla si: pavarësi e garantim të opinioneve, pavarësi e garantim të regjimit të jetës, pavarësi dhe garantim të fitimit, e të tjera me radhë. Shqiptarët pritën që demokracia t’u mbërrinte në vitet ’90 për t’u garantuar gjithçka u përmend më lart, por, në fakt, ajo që sot quhet demokraci në Shqipëri na mbërriti me format e vjetra, duke krijuar thjesht iluzionin, duke na bërë të besonim se po udhëtonte me kuaj të rinj. Ama, në të vërtetë, kuajt nuk ishin të rinj, rrugët mbetën të vjetrat, dhe kjo karrocë po vijonte lëvizjen mbi “rrota të vjetra”.

E gjendur e pamundur për ta shkëputur veten nga e kaluara e vet, elita politike e “demokracisë shqiptare” vijoi inercinë e shërbimit ndaj së shkuarës.

Duke e realizuar këtë shërbim me afrimin e njerëzve të nënshtruar, të përdorur si manekinë për ta mbajtur kartonin lart për çdo akt e ligj të lig në dëm të atdheut.

Procesi i dekriminalizimit sapo ka filluar të marrë rrugë, dhe shumë do të detyrohen të lënë mandatet, e më pas do të vijojnë të mbeten subjekte të zbatimit të ligjit. Problemi i madh qëndron në faktin se ka prej tyre që gjenden ende në pozicione vendimmarrëse krejt në mënyrë të pamerituar, duke mobilizuar asete kriminale për të mundur të bëjnë ligjet e këtij vendi. Në këtë pikë, ligjet i janë shitur popullit si një e mirë e përgjithshme, por vërtetësisht nuk është kështu: shprehur në gjuhë juridike, ligjet e demokracisë shqiptare nuk kanë qenë “ius commune”, por kanë qenë “ius crimine”.

Dhe këtu lind një pyetje, të kriminalizuarit do të largohen, por ligjet a do t’u mbeten?

Rezistenca e madhe që i bëhet reformës në drejtësi bazohet pikërisht tek kjo tallje e madhe që “ius crimine” u ka bërë shqiptarëve në tre dekadat e fundit; është kjo tallje që e frikëson shumë politikën shqiptare.

Natyrisht që askush nuk duhet të konsiderojë në të ardhmen e afërt se po i bëhet padrejtësi prej gjykimit të drejtë.

Nëse shqiptarët kërkojnë ta rikthejnë krejtësisht dinjitetin e tyre mbi të shkuarën penguese, duhet të presin deri sa t’i kenë duart plot me të vërteta dhe me gjëra të drejta. Dhe të mund t’i përdorin kundër penguesve, në mënyrë që rikthimi i dinjitetit të përputhet plotësisht me të ushtruarit e drejtësisë.

E kush nuk do të guxojë më të vjedhë e të tallë shqiptarët. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Makina përplas një person në Lushnje-Fier, drejtuesi i mjetit ikën nga vendngjarja

Makina përplas një person në Lushnje-Fier, drejtuesi i mjetit ikën nga vendngjarja

11 përfitimet e ujit me limon

11 përfitimet e ujit me limon

Lypsaret në Kosovë: misteri i mbulimit me shami dhe kush qëndron pas tyre…

Lypsaret në Kosovë: misteri i mbulimit me shami dhe kush qëndron pas tyre…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni