Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Armando MOSHO: Fundi i fundit mbërriti

by Te Sheshi
17/05/2016
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Armando MOSHO: Fundi i fundit mbërriti

Prej një kohe të gjatë ia pata ndaluar vetes bërjen publike të shkrimeve, dhe kjo bazuar në shprehjen, “ecrire, c`est hurler on silence”, të shkruash është të vajtosh në heshtje. Fakt është se u kuptua tanimë se “lufta” nuk mundet të bëhet assesi me pamflete, bile idembajtësi dhe shkruesi pëson një fyerje të rëndë kur shtron problematikat, shoqëruar dhe me zgjidhjet respektive. Dhe fap, si me magji, ato problematika merren për trajtim, por krejt në një tjetër suazë, kah synimi për denigrim masiv të kauzës.

Dhe kur ushtruesi i pushtetit niset me këtë ligësi në zemër për ta denigruar tjetrin, natyrisht që mbetet vetëm të bëhesh mbrapsht subjekt i ligësisë tënde, dhe kjo jo domosdoshmërisht prej atij që tentove ta denigrosh, por bazuar sipas parimit (që shumë nuk e kuptojnë) se njeriu zgjedh ta tërheq vetë nga universi çfarë do të dëshironte të kishte pjesë të jetës së tij. Pra, “atë që jep, ajo të vjen mbrapsht”.

Situatat që i janë krijuar së fundmi atdheut kanë qenë mpirëse, dhe vetëm një njeri me intelekt tepër të tkurrur mund të mos i lexojë drejtë dhe ta kuptojë se për ku e destinojnë fatin e atdheut këto keqzhvillime.

Eshtë e vështirë ta trajtosh një çështje të caktuar, pasi të gjitha janë të lidhura pazgjidhshmërisht me njëra-tjetrën dhe derivojnë si një rrjedhë logjike e një stili të zgjedhur jetese. Fatkeqësisht, zgjedhja e stilit të jetesës së një grupi fare të vogël ushtruesish të pushtetit vijon të na e mbajë vendin peng prej 72 vitesh.  Kur besuam se pas viteve ’90 do të kishin marrë fund sjelljet monstruoze të sekretarëve të Partisë së Punës, ligësisht “rilindja” na shfaqi një prej personazheve të saj të vrimuar.

Në fakt jetojmë në një vend shumë të vogël, dhe mungesa e vetëpërmbajtjes mund të rezultojë fatale. Kjo jo vetëm për ata që tentojnë të ofrojnë vende pune përkundrejt favoreve seksuale, por ka edhe shumë më keq se kaq; ka të dhëna se ka prej tyre që mbajnë tituj të lartë akademikë e nuk tolerojnë asnjë vajzë simpatike të kalojë provimet e fakultetit “pa e shtënë në dorë”. Kjo është barbari, monstruozitet, perversitet. Kjo çështje nuk pritet të marrë zgjidhje shpejt. Në atdheun tim po punohet dhe jetohet vetëm për fasadën; se çfarë na ndodh brenda, shshshshsht mos u ndjeni!

Të tentosh të imitosh pamje të jashtme, jo për qëllime praktike, por për të shkaktuar iluzionin artistik, për të tentuar të mbetesh përsëri në mënyrë të pamerituar Zot i seriozitetit, ky është procesi që u përket sofistëve, që janë krejtësisht pamje e jashtme, fjalë pompoze, sjellje entuziaste, dhe që u drejtohen shpirtërave krejtësisht të zbrazët, të etur për pamje, tinguj dhe efekte. Dhe kjo na derivon në pikën ku përçmohet madhështia e atyre që bëjnë përjashtim nga kjo sjellje, e atyre që posedojnë seriozitetin e vërtetë dhe shkencën.

Në fakt, prirja për ta keqorientuar individin drejt sjelljeve të kushtëzuara jo të ndershme qysh në një moshë fare të hershme, pikërisht aty ku duhet krijuar personaliteti intelektual i individit, vjen e gjitha në funksion të krijimit të individëve të kapur, të nënshtruar, të pamundur për ta ngritur zërin, sepse diçka tepër intime do të përdoret kundër tyre. Me këtë intimidim masiv bëhet e mundur më pas dhe mbajtja hapur e rrugës për ta vijuar “karrierën” tek partia respektive, por gjithmonë duke shërbyer dhe duke ja mbajtur hapur edhe rrugët partisë, për akumulime të mëdha financiare, atyre, “të mëdhenjve fare”. Pra, mund ta kuptojmë dhe vetëm nga ky paragraf se sa rëndësi merr thjesht dhe një garë midis akademikësh? Prej nga na krijohet njeriu “i ri, i kapur”, që nesër do t’i shërbejë pushtetit për të akumuluar fort financiarisht.

Vetëm deri në njëfarë pike pasuria e bën njeriun të pavarur, të lirë; një shkallë më shumë, dhe pasuria bëhet padrone, e i pasuri skllav. Si i tillë, më pas “të mëdhenjve fare” ju duhet të sakrifikojnë kohën e mendimet e tyre dhe ta detyrojnë veten që tani e tutje të lidhen, të fiksohen në një vend, të përfshihen në një shtet, dhe të gjitha këto ndoshta kundër nevojave të tyre më thelbësore. Por për këtë popullit shqiptar i duhet ende të presë se çfarë mund të tregojnë letrat e Panamasë apo të ndonjë shteti tjetër.

Më duhet ta ripërsëris që ngjarjet të cilat sjellin një situatë të frikshme për atdheun janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme me njëra-tjetrën, siç është e vërtetë se situata po degjeneron në çdo fushë, sepse po qeverisemi nga njerëz të kobshëm, të paaftë, ose thënë ndryshe, “që nuk munden ta godasin gozhdën në kokë, dhe çekiçi i tyre po godet direkt mbi kokat e popullatës”.

Eshtë e lehtë, e lehtë në mënyrë qesharake, të hartosh një model për zgjedhjen e një trupe ekzekutive dhe legjislative. Së pari duhet të vendosësh mënjanë njerëzit e ndershëm dhe të denjë për t`jua besuar vendin, që në të njëjtën kohë janë dhe ekspertë në ndonjë fushë, nëpërmjet një veprimi reciprok dhe njohjes së kapaciteteve të tyre. Pastaj, mes këtyre do të duhet, në një shoshitje më të ngushtë, të zgjedhësh njerëzit më kompetentë dhe të ditur, të dorës së parë, në secilin specialitet, njësoj nëpërmjet një njohjeje dhe garancie reciproke. Kështu, i përbërë prej këtyre, trupi legjislativ do të duhet së fundi, për secilin rast të veçantë, të vendosë vetëm notat dhe gjykimet e komponentëve më të specializuar, dhe ndershmëria e të gjithë të tjerëve duhet të jetë aq e madhe, sa të mjaftojë për të kuptuar thjesht leverdinë e të lënit vetëm në dorë të këtyre votimin mbi këto gjëra, në mënyrë që ligji, në kuptimin më të ngushtë, të rrjedhë nga arsyeja e më të arsyeshmëve. Çfarë po na ndodh sot? Votojnë partitë, dhe çdo votim është i përbërë prej qindra ndërgjegjesh të turpshme, të keqinformuara, të paafta për të gjykuar, të atyre që votojnë për të imituar, të shtyrë e të tërhequr zvarrë. Asgjë nuk e ul më shumë dinjitetin e një ligji të ri sa ky turp i detyruar dhe pandershmëria te e cila synon çdo votim partie. Por, siç e thamë më lart, është e lehtë, në mënyrë qesharake e lehtë, të përpunohet diçka e ngjashme. Asnjë fuqi në këtë vend nuk është sot aq e fortë sa të realizojë më të mirën, të paktën derisa besimi te dobia e lartë e individit të ndërgjegjshëm të mos shkëlqejë edhe në më të prirurit keq dhe të preferohet krahasuar me besimin që zotëron sot. Në sensin e kësaj të ardhmeje, motoja e atdheut tonë duhet të jetë: më shumë respekt per komponentin! Dhe poshtë të gjithë ato ndërgjegje të prishura që i kanë votuar ligjet e deritashme, të dëmshme deri në palcë për atdheun!

Një përparim i rregullt dhe i shpejtë është i mundur, dhe kushti i vetëm për këtë është që secili në fushën e tij të ketë konkurrentë jashtëzakonisht mosbesues, që t’ia shohë mirë gishtat. Nga ky afrim i mosbesuesit lind drejtësia në republikën e të diturve.

Fundi i fundit të rilindjes mbërriti, dhe tani mbetet vetëm të përjetojmë fillimin e rikthimit të dinjitetit njerëzor, bazuar në të drejtën. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Rrëfimi i një skocezi: si u konvertova në Islam pa takuar kurrë një musliman

Rrëfimi i një skocezi: si u konvertova në Islam pa takuar kurrë një musliman

Kryeministri i Libisë: Nuk duam trupat perëndimore, kërkojmë armë për të mposhtur terroristët

Kryeministri i Libisë: Nuk duam trupat perëndimore, kërkojmë armë për të mposhtur terroristët

Puna komode e Google për 18 dollarë në orë

Puna komode e Google për 18 dollarë në orë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni