Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Armand BORA: “Vajzat e mjegullës”, historia e një realiteti magjik (mbi një roman të Namik Dokles)

by te Sheshi
24/09/2017
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Armand BORA: “Vajzat e mjegullës”, historia e një realiteti magjik (mbi një roman të Namik Dokles)

Përpjekja që përmes historive dhe personazheve të një fshati të vogël malor të sjellësh te lexuesi  tabllonë e ndryshimeve epokale është po aq e vështirë sa të kërkosh të drejtosh në ujra lumenjsh dhe përrenjsh malorë një anije të madhe që lundron në dete dhe oqeane. Edhe nëse krahasimi çalon apo nuk është shumë i gjetur, përsëri sfida qëndron. Romani “Vajzat e mjegullës” i shkrimtarit Namik Dokle vjen si një dritare nga ku mund të shkosh pas në kohë deri në ditën kur  Zoti vendosi njerëzit mbi tokë.  Historia e letërsisë botërore njeh shumë shkrimtarë të mëdhenj të cilët përmes historive të thjeshta lokale kanë ditur të rrëfejnë historinë e njerëzimit. Kur bëhet fjala për një raport të tillë midis lokales dhe globales, midis asaj që është tipike apo ekzotike dhe asaj që është universale ata që të kujtohen të parët janë shkrimtarët e letërsisë latino amerikane.

Them të parët pasi realizmi magjik, si fenomen letrar, nuk është domen vetëm i shkrimtarëve latino amerikanë si Allende, Marquez, Rulfo, Cortazar etj. Shkrimtarë të tjerë, të njohur për veprat e tyre, si amerikani Louis Erdrich, gjermani Maxim Biller, rumuni Mircea Cartarescu, suedezja Kerstin Ekman apo rusi Mikhail Elizarov njihen sot nga kritika letrare si shkrimtarë që rrëfejnë përmes realizmit magjik. Edhe Ballkani si tokë e mbushur me legjenda, mite, rite dhe zakone, nuk i kanë munguar sprova të tilla letrare.  Pas një leximi krahasues kuptohet lehtësisht përkatësia që ka romani “Vajzat e mjegullës” me letërsinë e realizmit magjik.

I gjithë romani është i ndërtuar mbi një strukturë dualiteti apo çiftëzimi midis personazhesh, situatash apo reagimesh të kundërta, ekstreme apo edhe plotësuese ndaj njëra tjetrës. Ky dualitet është i reflektuar që në strukturën narrative të romanit ku historitë rrëfehen prej një djali 14-15 vjeçar dhe një plake të moçme rrëfimet e së cilës shkojnë tej kohës së Perandorisë Osmane. Vetë romani rrjedh prej dy burimeve; rrëfimeve të autorit përmes personazheve të tij dhe një ditari ku janë shënuar ngjarje prej 11 marsit të vitit 1949 deri në 18 shtatorin e vitit 1956. Krahasimi i dy datave, asaj të fillimit ku përmes informacioneve telegrafike ditarmbajtësi tregon për fillesat e komunistizimit të jetës rurale dhe ditës së fundit ku përmes një optimizmi ironik autori shpreh gëzimin e ditës së ndërzimit artificial të deleve të tyre të një race të moçme me delet aziatike të ardhura nga Mongolia e largët, është i mjaftueshëm për të kuptuar përfundimin e bashkimit të dy botëve.

Në përpjekjen për të ruajtur traditat familjare, festat, gëzimet, pronat, kullotat, dasmat, ritet, këngët, poezinë dhe romantikën e jetës së tyre, ka fituar sistemi i ri komunist. Aksioni, komiteti, Stalini, partia, brezi i butë në kufi, sekretari, sigurimi hynë në jetën e fshatit të harruar malor për t’i marrë atij magjinë dhe për të prishur rrjedhën e jetës. “ Që ditën e parë që dëgjova në mulli atë fshatarin, që tha se do të vijë aksioni për të marrë vajzat e fshatit, rrëfen djali në roman, unë e përfytyroja aksionin ashtu siç e pashë në ëndërr ditën e parë, si një vrimë e zezë me ferra të djegua, që gëlltiste vajzat një e nga një”.

Realizmi Magjik te shkrimtarët latino amerikanë, sipas një përcaktimi të bërë nga shkrimtari dhe poeti anglez Zoe Brooks, i trajton ngjarjet dhe fenomenet “magjike” si dukuri normale të një realiteti të zakonshëm të cilat nuk komentohen nga shkrimtari. Realizmi Magjik te këta shkrimtarë është produkt i bashkimit të dy kulturave; të realitetit sipas llogjikës perëndimore dhe  magjisë së mistershme autoktone në Amerikën e Jugut. Pikërisht, te përzierja e këtyre dy kulturave të huaja për njëra tjetrën e shikon burimin e realizmit magjik ky shkrimtar dhe studjues i letërsisë.  Është shumë interesant shpjegimi që i bën burimit të kësaj letërsie Zoe Brooks për autorët perëndimorë midis tyre edhe Franz Kafka i cili edhe pse nuk njihet si shkrimtar i realizmit magjik, dihet se ka ndikuar fuqishëm te Marquez dhe te autorë të tjerë. Rrënjët e “realizmit magjik” te këta shkrimtarë Brooks i gjen te lëvizja surrealiste dhe post – ekspresioniste.

Në romanin “Vajzat e mjegullës” i gjejmë të përdorura si trajtimin normal dhe pa komente të ngjarjeve mistike, po ashtu edhe përjetimin surreal. Situata surreale vjen si një përjetim magjik për djalin kur i ndodh që të shtrihet në shtrat natën e vdekjes së plakës Anadolle me njërën nga nuset e shtëpisë së saj. Ndjesia që ai ka në mengjesin e ditës tjetër ku nga nata i ka mbetur aroma e ftoit që dilte natën nga trupi i nuses, është një ndjesi tipike surreale ku ai nuk është në gjendje të bëj dallimin nëse ajo çka ndodhi ishte e vërtetë apo pjellë e fantazisë së tij. Padyshim që personazhi tipik i letërsisë së realizmit magjik është Majka, plaka e moçme. Rrëfimet e saj shkojnë deri në burim të miteve nga njëra anë, por kthehen edhe në një pararendëse të zhvillimeve teknologjike si në skenën kur pyet nëse ka telefon pa tel dhe djalit i vjen keq për të që fliste si e përçartun; “si mund të ketë telefon pa tel? Ku i shkon mëndja Majkës sonë!”. Jo vetëm rrëfimet por edhe përjetimet e saj për ngjarjet me komunistët e rinj në fshat shpjegohen më së miri me përcaktimin që Zoe Brooks ka bërë më lart për realizmin magjik.

Bashkimi i dy kulturave të ndryshme, dy mentaliteteve, dy botëve me dëshirat dhe përjetimet e tyre  vjen edhe kthehet në shtratin kryesor të romanit “Vajzat e mjegullës”. Në një dualitet të vazhdueshëm në këtë roman qëndron komikja me dramatiken si në skenën kur pasi qeni i shtëpisë kishte kafshuar natën aksidentalisht kryetarin e ekipit nga qyteti, një grup ushtarësh dhe vetë komandanti i pikës së kufirit, me seriozitetin më të madh, ekzekutojnë qenin duke deklaruar me solemnitet: “Kështu e pëson kushdo që do të përpiqet të kafshojë shtetin tonë të ri!” Dualiteti qëndron mes jetës dhe vdekjes, mes lavdisë dhe shkatërrimit në historinë tragjike të Sinan Pashës dhe historitë e tjera në roman. Një tjetër personazh i rëndësishëm në roman që ka një fund tragjik është mësuesi i fshatit. Brenda fatit të tij tragjik dhe përballjes me atë që do të behej një e keqe dhe fatkeqësi për kombin shqiptar, autori ka vendosur si një copëz perle brenda në guackë vargje që shprehin shprishjen e rendit qiellor të atij fshati.

Shtatë porta Bukojnë

Shtatë porta parajse,

Aty ku lulëzojnë

Mrekullitë prej vajze..

———–

Shtatë porta Bukojnë

Mbetën shkret të shtatat,

Nuk dëgjohet kënga

Iku bashkë me vajzat!

Në përfundim, romani “Vajzat e mjegullës’ është një roman që nuk duhe t’i mungojë bibliotekës së askujt që interesohet të lexojë letërsi të mirë dhe serioze. /tesheshi.com/ 

Related Posts

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Next Post
Ky është burrë: 40 vite për të realizuar portretin e gruas!

Ky është burrë: 40 vite për të realizuar portretin e gruas!

SHËNIM: Si duhet të ishte ndëshkimi për dy thika korriku të ngulura në dy zemra?

Krim i rëndë në familje: masakron me thikë e sqepar bashkëshorten

Sa shumë aktivitet fizik ju duhet në ditë për tu mbrojtur nga vdekja e parakohshme

Sa shumë aktivitet fizik ju duhet në ditë për tu mbrojtur nga vdekja e parakohshme

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025
Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

17/05/2025
“Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

“Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni