Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Armand BORA: Unë refuzoj!

by te Sheshi
07/09/2017
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Armand BORA: Unë refuzoj!

U bënë disa ditë që në mendje dhe ndër dhëmbë më vërtitet vrullshëm folja – “Refuzoj”.

Janë të shumta arsyet dhe motivet që nxisin brenda meje nevojën për të refuzuar. Po ashtu, të shumta janë edhe çështjet dhe temat të cilat duhen refuzuar kur të ofrohen si tema dhe mundësi debati. Në këto vite post-diktature, pjesën më të madhe të interesit publik e ka zënë debati politik. Treguesit për këtë të vërtetë i gjen kudo, duke filluar nga shpeshtësia dhe interesi për tema politike në rrjetet sociale e duke përfunduar tek hapësira publike në televizionet shqiptare ku emisionet politike vazhdojnë të përthithin prej vitesh pjesën më të madhe të interesit publik.

Tek-tuk, në momente të caktuara, ndodhë që të shfaqen skena debati mbi ndonjë temë apo personazh historik dhe e gjithë tipologjia e debatit shqiptar përmbyllet këtu. As që mundet të imagjinohet për shoqërinë shqiptare që të përfshihet në debate mbi arsimin, shëndetësinë, familjen, rininë, mediat dhe informacionet që ato shpërndajnë, apo në debate dhe diskutime mbi probleme që ndikojnë në cilësinë e jetës së gjithësecilit prej nesh.

Ky boshkllëk dhe kjo varfëri e problematikave në debatin publik, bën që kur ndodh të shpërthejë, entuziastësisht, debati mbi një çështje apo tema tërësisht artificiale, të kuptosh se nxitësit e këtij debati ose kanë hyrë në stadin e lajthitjeve intelektuale, ose janë duke konsumuar një provokim dhe atentat ndaj interesave kombëtare. Shembullin e një provokimi të tillë e kemi fare të freskët me tentativën për të ripërdorur një personazh historik si Skënderbeu për të nxitur valë urrejtjesh ndaj një komuniteti jo të vogël dhe të parëndësishëm fetar.

Aq u ndez dhe u përflak gjuha në debat sa edhe ata më të ftohtët dhe më racionalët nuk duruan dot pa u përfshirë në të. Në të vërtetë u deshën të kalonin veçse pak ditë për të kuptuar se pas furtunës së akuzave nuk ka mbetur asgjë në këmbë mbi të cilën të mund të nisësh një diskutim të qetë, mbështetur mbi fakte, dokumenta dhe me pjesëmarrjen e atyre që kanë dije dhe njohje më shumë mbi këtë çështje. Nga i gjithë ai tallaz “nacio-patriotik” kanë mbetur vetëm ca copëza inati, zemërimi, kërcënime komike të tipit “provojeni edhe një herë pa e shihni se çdo të ngjasë”.

Vetëm pasi kalon “furtuna” ti e kupton se sa e kotë dhe e pavlerë ishte përlyerja në të; se sa e kotë dhe e shterptë është bërë pjesëmarrja në përleshje të tilla verbale. Arsyet që të bëjnë ta refuzosh një komedi të tillë të shëmtuar nuk janë shumë, por janë të mjaftueshme për të bërë këdo të vendosë të qëndrojë jashtë kësaj loje të shëmtuar dhe të rrezikshme duke i lënë frymëzuesit e saj të jenë edhe aktorë edhe spektatorët e bëmave të tyre. Është e kotë të investohesh duke u përpjekur të sqarosh apo qetësosh dikë qëllimi i të cilit nuk ka lidhje me një shqetësim real, por ka si qëllim të provokojë e të acarojë grupimin që synon të acarojë dhe ta nxisë në acarim e sipër për të hedhur një hap të gabuar, dhe në fund të tentojë ta diskretitojë duke e treguar me gisht.

Përballë një provokatori, sqarimet e tipit teknik, historik apo fetar nuk kanë asnjë vlerë pasi provokatori nuk ka si qëllim të zbardhë të vërtetën. provokatori ka si qëllim vetën provokimin dhe provokimi meriton si përgjigjie vetëm refuzimin; pasi refuzimi nuk është heshtje. Në jo pak raste, heshtjen, mëndjengushtët e interpretojnë si frikë, si zbythje, si tkurrje apo si indiferencë. Jo! Refuzimi është një reagim aktiv që ka brenda tij qëndresën, përballjen, vendosmërinë, sfidën, madje edhe forcën. Refuzimi është akti përmes të cilit i tregohet çdo provokatori apo nxitësi të urrejtjes se qëllimi i tij është i zbuluar, i qartë, i kuptueshëm dhe se ne jemi aty pikërisht për ta penguar dhe jo për t’u bërë gjahu i lojës së tij.

Refuzimi do të duhej të ishte reagimi ndaj çdo përpjekjeje për ta futur kombin shqiptar në udhë pa krye. Refuzimin duhet ta kenë si përgjigjie të gjitha cytjet për ta futur shoqërinë në debate shterpë dhe që nuk prodhojnë alternativa zhvillimi. Refuzim ndaj çdo pseudopatrioti a pseudointelektuali i cili nuk e ka për gajle ta shtyjë kombin drejt përçarjes. Refuzim ndaj tyre fillimisht dhe refuzim ndaj mediave ku ata gjejnë hapësira për të derdhur të zezat e mendjes së tyre.

Unë refuzoj, unë i refuzoj të gjithë ata që me ftohtësi dhe lehtësi kriminale punojnë për të mbjellë zi mes kombit shqiptar. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Emine Erdogan dhe Çavusoglu mes muslimanëve të Myanmar-it : bota nuk mund të qëndrojë indiferente! (video)

Emine Erdogan dhe Çavusoglu mes muslimanëve të Myanmar-it : bota nuk mund të qëndrojë indiferente! (video)

Ja dy ëndrrat e Franck Ribery

Ja dy ëndrrat e Franck Ribery

Basha në asamblenë e PPE: reforma zgjedhore, rëndësi jetike për demokracinë në Shqipëri

A është penduar Lulzim Basha që u rikthye në Shqipëri?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni