Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga ark. Ylber VOKSHI*: Revidimi parcial i parkut qendror në Gjakovë

by te Sheshi
03/10/2015
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga ark. Ylber VOKSHI*: Revidimi parcial i parkut qendror në Gjakovë

A mendon teknikisht apo politikisht, ishte një pyetje që më qe bërë para shumë viteve. Natyrisht, përgjigjja ime ishte, teknikisht, pasi isha specializuar në fushën e shkencave teknike. Kjo ishte pyetja që më përcolli tërë jetës time profesionale në fushën e arkitekturës, planifikimit hapësinor dhe urban, që të jem gjithnjë në shërbim të interesave të përbashkëta të shoqërisë, duke respektuar argumentet profesionale dhe teknike, e kurrsesi ato politike, të cilat nuk bazohen aspak në argumente, por vetëm në interesa të kufizuara, jo të qëndrueshme, siç ngjan me shekuj në Ballkanin ngaherë të trazuar.

U njoftova këto ditë për një “revidim parcial” të një pjese të Planit Rregullues të Parkut Qendror të qytetit të Gjakovës. Më bëri përshtypje kjo qasje ndaj problemeve urbane në vendbanimet tona, që nuk është e vetmja në Kosovë. Me ligjet aktuale nuk mundet të ketë revidim parcial të një plani rregullues; ai duhet të jetë i plotë. Kjo qasje është shumë e rrezikshme, pasi ka mundësi të ketë abuzime të ndryshme, që në vitet e fundit jemi dëshmitarë që kanë ngjarë në Kosovë. Kategorikisht jam kundër kësaj mënyre se si është vepruar në këtë rast, me revidimin e pjesshëm të një projekti, i cili edhe kur u ribë në vitin 2012 nga qeveria e kaluar komunale ishte në kundërshtim të hapët me dokumentet hapësinore dhe urbane që ishin dhe janë ende në fuqi në komunën e Gjakovës.

Plani zhvillimor urban i qytetit të Gjakovës, i aprovuar në vitin 2007, parasheh që aty të ruhet parku ekzistues, me përmbajtje dhe aktivitete thjesht rekreative, pa zhvillime të aktiviteteve të tjera të banimit apo administrative, të “futura” kundërligjshëm, për qëllime përfitimesh të lehta, në projektin e vitit 2012. Projekt që asambleja e kaluar komunale e pati aprovuar në mënyrë të kundërligjshme, duke mos e mbrojtur fare interesin e përbashkët të qytetarëve të Gjakovës. Të cilët suksesivisht do të humbin “mushkëritë e qytetit”, gjegjësisht parkun qendror, një pasuri të madhe që e kanë e që do të zhduket me këto revidime parciale, pasi është joshës për ndërtime rezidenciale, siç ka ngjarë në këtë rast.

Personalisht më dhemb, më denigron në ekstrem, mënyra si është punuar në vitet e pas luftës në Gjakovë. Para luftës isha pjesë e ekipit që ka zgjidhur shumë probleme të mëdha urbane për një qytet kosovar; në atë kohë jemi mburrur në takimet kombëtare dhe ndërkombëtare për këtë. Të gjitha veprimet tona janë përcjellë me përpilimin e dokumenteve hapësinore dhe urbane të kohës, që kanë definuar konturet e zhvillimit hapësinor dhe urban të komunës së Gjakovës. Kishte zili patologjike nga të tjerët se si e kemi arritur këtë. Me mburrje mund të them se pas tërë kësaj ka qëndruar puna e palodhshme e të gjithë ne, profesionistëve, e para së gjithash dashuria e madhe ndaj qytetit dhe banorëve të saj. Natyrisht nuk ka munguar as përkrahja e madhe e të gjithë faktorëve vendimmarrës në qytet.

Në vitet e pas luftës ngjau ajo që më së paku e kam pritur; së pari u atakua qendra e qytetit, e definuar me plan detal urbanistik, që përjetoi degradime të mëdha me disa ndërtime të çoroditura. Nuk u kursyen as pjesët e tjera të qytetit, për të arritur kulminacionin me intervenimet e dhimbshme në Qarshinë e Madhe, që është një tërësi urbane e rrallë, e cila funksionon edhe sot. Gjakovarët me mençuri e kanë arritur lidhjen e së vjetrës me të renë, si rrallëkund në botë. Kjo është arritur falë sensit të lindur për jetën urbane të banorëve të qytetit në shekullin e kaluar.

Natyrisht, përshtatja me kushtet e reja të jetesës, që i kërkon koha, duhet marrë në konsideratë. Për atë ekzistojnë planet e rinovimeve, rigjenerimeve, rindërtimeve urbane, që do të duhej të ndërmerreshin në mënyrë institucionale, e jo me u hapur rrugën veprime të lejuara vitet e fundit. Ajo çfarë ka ngjarë me veprimet e pas vitit 1999 nuk do t’i falet askujt, e do të ketë pasoja afatgjate. Eshtë përdhunuar një qytet i tërë, me kulturë të lashtë. I gjithë ai degradim i qëllimshëm i qytetit u legalizua pasi qeverisja e re komunale as që kishte “fuqi” materiale dhe kohore për të ndryshuar apo përmirësuar diçka. E vërtetë është se nuk kishte abuzime ekstreme me hapësirën urbane; kishte filluar disi stabilizimi i situatës urbane me ndalesën e ndërtimeve pa leje, që ishin normale në ato vite.

Në një shkrim-vështrim kritik urban të para disa viteve isha shprehur me një optimizëm të matur: “Uroj se kaluan vitet e çmendurisë urbane në qytetin e Gjakovës, e besoj që këto procese degraduese hapësinore dhe urbane do të ndërpriten, pasi askujt nuk i shkon për nder. Nga qeverisja e re që premton ndryshime presim të ndërmarrë hapa konkrete progresive, me vizion për të ardhmen. Së paku në fillim, për të sanuar atë që ka ngjarë në këto vitet e ‘ferrit urban’ në qytetin e Gjakovës, që pakkush, pos profesionistëve të rrallë, e vëren dhe e  përjeton rëndë. Të shohim, mbesim me shpresë!”

Kam pritur që qeverisja aktuale e komunës të bëjë “bllokimin”e atij projekti të parkut, pasi kishte arsye të forta ligjore, dhe t’i kthehet projektit të parkut të punuar para shumë viteve, atëherë kur komuna i bleu edhe një herë ato toka nga ish-ushtria jugosllave, e cila u dislokua nga qendra e ngushtë e qytetit të Gjakovës. Tani kemi një propozim të ri për revidim parcial, për ndërtim të objekteve të banimit, që nuk përkon me asnjë rregull ligjor, e hap rrugën për veprime të ardhshme që do t’i dëmtojnë ato hapësira të parkut ekzistues.

I kisha lutur të gjithë vendimmarrësit gjakovarë ta shpallin të pavlefshme, ta bllokojnë zgjidhjen urbanistike të vitit 2012 si të kundërligjshme, kurse propozim-projektin e ri për “revidimin parcial” të një pjese të Planit Rregullues të Parkut Qendror të qytetit të mos e aprovojnë, për hir të mirëqenies se banorëve të tashëm dhe të ardhshëm të qytetit. Ndërtimi i objekteve të ndryshme, si i atyre të propozuara në park për banim kolektiv, për t’i zgjidhur problemet aktuale me shpronësimet, duhet të marrë zgjidhje në forma tjera, e jo në llogari të parkut qendror, pasi, në fund të fundit, e kemi edhe obligim ligjor t’i respektojmë rregullat urbane, të cilat janë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Gjakovës, sot dhe në të ardhmen. /tesheshi.com/

*Arkitekt i pavarur, ish-kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK)

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Obama: perspektiva ruse për objektivat në Siri, është recetë për katastrofë

Obama: perspektiva ruse për objektivat në Siri, është recetë për katastrofë

Kunduz: gabim në bombardimin nga ajri, vriten tre punonjës të klinikës bamirëse Mjekët pa Kufij

Kunduz: gabim në bombardimin nga ajri, vriten tre punonjës të klinikës bamirëse Mjekët pa Kufij

Humbet bastin, i vendos të birit emrin…

Humbet bastin, i vendos të birit emrin...

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni