Para se gjithash duhet thënë se Bashkimi Evropian është një familje e madhe e shteteve të Evropës, i cili ka një dimension të gjerë në jetën politike dhe shoqërore të këtyre shteteve. Andaj, edhe anëtarësimi i shteteve të reja në këtë mekanizëm të lartë institucional, kërkon kohë, punë dhe angazhime jashtëzakonisht të larta me vetë faktin se në këtë institucion secili anëtar duhet të jetë konform rregullave të përcaktuara nga vet BE-ja. Këto rregulla, apo thënë më mirë kjo politikë ka sensin e politikës së zgjerimit të BE-së për të gjitha shtetet që i takojnë zonjës së vjetër, pra vetë Bashkimit Evropian. Kjo organizatë mbi-nacionale po ashtu ka edhe politikat e tij që i cakton shteteve jo anëtare që dëshirojnë të anëtarësohen në Union, në mesin e tyre janë edhe kriteret e ashtuquajtura të Kopenhagës, si dhe së fundi kriteret e Madridit.
Në këtë kontekst, Unioni Evropian, ka përgatitur vazhdimisht kritere tjera shtesë për shtetet që dëshirojnë të aderojnë në këtë institucion. Kështu, në vazhdën e këtyre kritereve kemi p.sh. në Bosnje, implementimin e marrëveshjes së Dejtonit, për Serbinë dhe Kroacinë, bashkëpunimi i plotë me tribunalin e Hagës për krimet e luftës, për Maqedoninë, ka kërkuar që të zbatohet Marrëveshja e Ohrit, apo tash së fundmi edhe arritjen e marrëveshjes Maqedoni-Greqi, rreth emrit të parës, e cila tani do të quhet Maqedonia Veriore. Kurse, për Kosovën është kërkuar zbatimi i plotë i planit të Ahtisarit, dhe arritja e një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse rreth njohjes së dy shteteve fqinje Kosovë-Serbi, përmes dialogut si opsion i vetëm për zgjidhje të problemeve në mes shteteve demokratike, etj.
Duke parë këto kritere të zgjerimit, që padyshim se në dioptrinë analitike dhe atë kooperative nuk janë të lehta, edhe qëllimi fondamental ka qenë që të shihen më për së afërmi kriteret dhe ndryshimet që kanë ndodhur brenda Unionit Evropian që nga vitet 90-ta e deri më sot. Këto kritere normalisht që me ndryshimin e rrethanave shoqërore, politike, ekonomike dhe sociale, edhe këto kanë ndryshuar dhe kanë bërë evoluime të theksuara që më poshtë do të flasim në pika të shkurtra. Këto evoluime kanë rëndësi të madhe për secilin shtet, si dhe forma dhe kritere të ndryshme të kërkuara nga UE-ja me qëllim të aderimit në këtë mekanizëm institucional.
***
Politika e zgjerimit në Unionin Evropian është kryesisht politikë e cila ka të bëjë me anëtarësimin e shteteve evropiane në Unionin Evropian, të cilat kanë pranuar vlerat e përbashkëta evropiane, si dhe kanë përmbushur kriteret e Kopenhagës dhe të Madridit. Pra, qëllim i kësaj politike të UE-së, ka qenë dhe është ribashkimi i Evropës së ndarë pas luftës së ftoftë, si dhe për transformimin demokratik të ish shoqërive autoritare, militariste nga Mesdheu i Evropës, me vende sikurse (Greqia, Spanja dhe Portugalia), si dhe ato ish komuniste nga Evropa Qendrore dhe Lindore, dhe vendet e tjera post komuniste sikurse (Qiproja dhe Sllovenia). Matej “zgjerimi i UE-së, me anëtar të rinj ishte dhe mbetet proces i pakthyeshëm, dhe si tillë s’mund të ndalej sepse binde ndesh me konceptin dhe filozofinë e një Evrope të Bashkuar”.
Zgjerimi i Unionit Evropian shihet më tepër si një përdorim i territorit për çështje politike sesa një përmbushje e kritereve teknike për anëtarësim, për të shtjelluar këtë mjafton të bëjmë një analizë krahasimore të zgjerimit të Unionit Evropian, të vitit 1980, të shekullit të kaluar, si dhe ajo e vitit 2004/2007, për të vërtetuar në fakt që politika e zgjerimit është më shumë gjeopolitik sesa plotësim i kritereve teknike. “Greqia patjetër që duhej të pranohej në vitin 1971 atëherë në Bashkimin Ekonomik Evropian (BEE)-në, në mënyrë që në kushtet e luftës së ftoftë të parandalohej animi i saj kah lindja Sovjetike” . Pra, dihet se pas Luftës së Dytë Botërore, në Greqi kishte luftë civile midis forcave të majta dhe të djathta, ku Perëndimi e shihte si rrezik ardhjen në pushtet të forcave të majta, dhe afrimin e Greqisë me lindjen. Po ashtu edhe Spanja deri në vitin 1970 ishte në pushtet regjimi ushtarak i Frankos, i cili kishte ardhur në pushtet pas përfundimit të Luftës Civile, gjithashtu në këtë periudhë u anëtarësuan edhe ish vendet komuniste të dalura nga perdja e hekurt, sepse UE-ja, donte ti jepej fund ndikimit rus në kufijtë lindor evropian. Pra, me fjalë të tjera, Brukseli gjithmonë thekson se përmisimi i kritereve teknike nga vendet aspiruese për hyrje në UE, do shpije në integrimin e tyre në Unionin Evropian, por prapë se prapë konteksti politik mbetet faktor vendimtar në anëtarësimin e një shteti në Unionin Evropian, i bazuar në dy parametra kyçe:
- Prioritetet gjeopolitike të UE-së dhe
- Interesat e shteteve anëtare të UE-së.
Pra, siç po shihet në fillim kishim një politikë tradicionale të zgjerimit të UE-së, dhe me vonë ajo u zgjerua me një politikë të re të zgjerimit. Dihet se në vitet 90 politika e zgjerimit e UE-së, në Evropën Qendrore dhe Lindore, ishte një përgjigjeje e Evropës Perëndimore ndaj kolapsit të komunizmit, dhe heqjes së perdes së hekurt, kurse fillimi i shekullit XXI, Unioni Evropian filloi të aplikojë një politikë më rigjide, si përgjigjeje ndaj sfidave postkomuniste dhe postkonfliktuale (Ballkani Perëndimor) si dhe sfidave civilizuese dhe kulturore (Turqia). Pra, me politikën e parë të zgjerimit UE-ja, kishte për synim që ti transformonte vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, por ato paraprakisht duhej të arrinin standarde të larta të qeverisjes së brendshme dhe të normalizonin me fqinjët e tyre. Me përjashtim të Qipros, e cila ishte pranuar pa zgjidhur konfliktin territorial me Turqinë. Por shtetet e tjera sikurse Hungaria, Sllovakia, dhe Rumania, duhej të zgjidhnin kontestet territoriale apo minorititare, para anëtarësimit në UE. Politika e zgjerimit që ishte aplikuar në vitet nëntëdhjeta ndaj Evropës Qendrore dhe Lindore, ishte politikë transformuese, kurse politika e re e zgjerimit ishte më transformuese, ndërsa politika që po ndjek tani UE-ja, është politik e kontrollit dhe imponimit. “Kontrolli manifestohet kryesisht përmes monitorimit të detyrimeve që dalin nga marrëveshjet e stabilizim –asocimit. Kurse procesi i imponimit shprehet me involvimin e UE-së, në rolin e protektoratit (në Bosnjë Hercegovinë si dhe me ICO dhe EULEX, në Kosovë”
Megjithatë, dallimi në mes të procesit të zgjerimit të mëhershëm dhe atij aktual, është se ka ndryshuar modeli i zgjerimit, pra bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, pra dihet fare mirë se për dhjetë shtetet anëtare në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar modeli i zgjerimit ishte në paketë. Por nga ky model i zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, Brukseli ka ndjekur një politikë tjetër të zgjerimit duke vlerësuar progresin e arritur, dhe meritave vetjake të zbatimit të reformave në mënyrë individuale. Por, ne realitet kjo nuk po mund të zbatohet si model i suksesshëm, sepse dihet se përvoja deri me tani se secili shtet afekton interesat individuale kombëtare të shteteve të caktuara anëtare, dhe kjo krejt arrihet duke mbajtur instrumentin e vetos për të penguar vendin e caktuar në rrugën e tij integruese drejt Unionit Evropian, dhe për të mos u realizuar kjo, ndoshta do të ishte mirë që të rikthehej përsëri nga UE-ja, modeli i zgjerimit në paketë, sepse shtrohet pyetja a do të mund të anëtarësoheshin Qiproja, Bullgaria, dhe Rumunia në UE, po më mos të ishte aplikuar qasja e zgjerimit në paket.
Një aktor tjetër që ka ndikuar në politikën e zgjerimit të UE-së, mendohet të jetë edhe vetë qytetari evropian, me mosgatishmërinë e tij qytetareve për zgjerimin e mëtutjeshëm të Unionit Evropian, me shtetet e tjera. Ky shqetësim i qytetareve evropian u rrit edhe me shumë që nga viti 2005 e tutje, do te sillnin një vale të re migrimi, fuqi me te lire punëtore që do të rrezikonte vendet e tyre të punës. Kësaj krize i kontribuuan dy faktorë kryesor : kriza brenda UE-së, qoftë institucionale qoftë financiare, si dhe frika sociale dhe civilizuese. Pra frika se mos do të vinin një vale e madhe migruese nga vendet e posa anëtarësuara, si dhe bashkë me to, do sjellin kulturën dhe civilizimin e tyre, të ndryshëm nga ai evropian.
Kurse, “faktori i dytë është faktori ballkanik dhe kontestet në mes të Kosovës dhe Serbisë, Sllovenisë dhe Kroacisë, Greqi Maqedoni, Qipro Turqi, si dhe një Bosnjë Hercegovinë të pasigurt” . Perceptimi për qytetaret evropian ishte si i pa reformuar dhe tejet problematik, hyrja e tij në UE me problemet e tija, do të ballkanizonte BE-në, në sytë e qytetareve evropianë. Evropa përdori politikën e asocimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, gjithashtu UE-ja, ndjeki një politikë të veçantë për anëtarësimin e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, një tjetër për Turqinë, pastaj, në vitin 1999-2000 UE-ja ka inauguruar strategjinë e zgjerimit, për Ballkanin Perëndimor, përmes procesit të stabilizim asocimit,(PSA). Kurse me vonë Komisioni Evropian në vitin 2005, e plotësoji matej këtë strategji zgjerimi, me strategjinë njohur të tri parimeve C, siç janë: Konsolidimi i angazhimit të UE-së për një zgjerim të mëtutjeshëm, pastaj, kushtëzimi për anëtarësim në UE vetëm përmes zhvillimit të caktuar të vendeve që pretendojnë këtë, komunikimi me i mirë me opinionin publik të qytetarëve. Gjithashtu se plotësimi një kapitulli të acquis, i hap dyert për bisedime të një vendi me UE-në për kapitullin e ardhshëm, dhe duke e shtuar edhe numrin e kapitujve nga 31 ne 35.Programet financuese ishin pjesë mbështetëse e vendeve për integrim të plotë, sikurse marrëveshja Evropa për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, marrëveshjet e asocimit për Turqinë, Maltën dhe Qipron, si dhe Marrëveshja për stabilizim asocim për vendet e Ballkanit Perëndimor. Pos, kësaj UE-ja bënë monitorimin e suksesit përmes raporteve vjetore, progresin e secilit shtet aspirant në rrugën plotësimit të kushteve të acquis comunautaire. Nëse shteti aspirant kalon fazën para-anëtarsuese shteti mund të aplikoj zyrtarisht kandidaturën e plotë në UE. Por me Traktatin e Lisbonës, përcaktohet se për tu anëtarësuar në UE, çdo kandidat duhet të respektojë vlerat evropiane. Por për pranim në UE, të një vendi nevojitet pranimi unanim i Këshillit Evropian, aprovim nga ana Parlamentit Evropian, nënshkrim i marrëveshjes për anëtarësim, si dhe ratifikimi i kësaj marrëveshje nga të gjitha shtetet anëtare.
***
Ndaj, si konkludim mund të elaborojmë se Unioni Evropian si një mekanizëm institucional, një familje e madhe e përbërë nga shtete të fuqishme, që nga vitet e pas luftës së dytë botërore edhe qëllimi i Unionit ka qenë që shtetet sidomos ato të bllokut të lindjes t’i orientoj drejt perëndimit. Andaj, në këtë rrugëtim të gjatë, i cili padyshim se ka pasur rënie dhe ngritje të shumë shteteve sa i përket plotësimit të kritereve të kërkuara, si dhe performancës së shteteve, edhe Kosova si pjesë e Evropës, hyn në këtë kategori.
Nga ajo që pamë më lartë, mund të themi se UE-ja për secilin shtet ka caktuar një sërë kriteresh të cilat duhet të plotësohen para aderimit në këtë institucion. Plotësimi i këtyre kritereve të cilat nuk janë të lehta aspak, i bënë në njërën anë shtetet më të forta (ekonomikisht, politikisht, juridikisht, etj), ndërsa në anën tjetër UE-ja, në gjirin e saj do të ketë shtete të cilat vazhdojnë të ruajnë konstruktivitetin e vet, të politikave të UE-së, si një mekanizëm i lartë institucional. Anëtarësimi në UE, përveç tjerash ka domethënien të veçantë për secilin shtet veç e veç, dhe për qytetarët e saj, të cilëve ju mundëson lëvizjen e lirë, dhe të drejtat e barabarta me gjithë qytetarët e shteteve të tjera që janë anëtarësuar më parë në Unionin Evropian. /tesheshi.com/