Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Anatole KALETSKY*: Dorëzimi i Syriza-s përballë BE-së është vetëm çështje kohe

by te Sheshi
25/05/2015
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Anatole KALETSKY*: Dorëzimi i Syriza-s përballë BE-së është vetëm çështje kohe

 -kur BE-ja infiltron kalin e trojes në zemër të Greqisë-

Edhe një herë, duket sikur Greqia shpëtoi nga kurthi financiar. Duke u mbështetur tek pjesa e vet e rezervave në llogarinë e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ajo ka arritur të paguajë 750 milion € –paradoksialisht ajo ia pagoi këtë shumë po FMN-së– me maturimin e afatit të pagesës.

Politika e lojës me zjarrin nuk është një rastësi. Që nga ardhja në pushtet në janar, qeveria greke e udhëhequr nga partia e Kryeministrit Aleksis Tsipras (Syriza), beson se kërcënimi me mungesën e likuiditetit –e si rrjedhojë me krizën financiare e cila mund ta shpërbëjë euron– përbën një armë negociuese që i kompenson Greqisë mungesën e fuqisë ekonomike dhe politike.

Varovakis dhe teoria e lojrave

Pas kalimit të disa muajve, Tsipras dhe ministri i tij i financave, Janis Varovakis –eksperti akademik në teorinë e lojës (teorisë së strategjisë optimale)- i qëndrojnë angazhimit të tyre në këtë pjesë, pavarësisht nga mungesa e argumenteve ku ta mbështesin praktikën e tyre.

“Tsipras dhe Varovakis supozojmë se vonesa e shlyerjes do ta detyrojë Evropën të zgjedhë midis dy alternativave: Përjashtimin e Greqisë nga eurozona, ose lehtësimin e barrës së borxheve pa kushte. Mirëpo autoritetet evropiane kanë një opsion të tretë –një as nën mëngë- në rast të dështimit të Greqisë në likujdimin e borxhit të saj: në vend që ata ta detyrojnë Greqinë të dalë jashtë euros, Bashkimi Evropian mund ta mbajë të bllokuar Greqinë brenda eurozonës duke e privuar ata nga paratë. Më pas BE-ja ulet për të parë e qetë sesi mbështetja e brendshme politike për qeverinë e Tsiprasit shkërrmoqet çdo ditë.

Duket se strategjia e bllokadës –e cila pret që Greqisë t`i mbarojnë paratë e domosdoshme për funksionimin normal të administratës– është një “teknikë” optimale e Bashkimit Evropian për të thyer rezistencën greke. Sipas gjasave kjo “teknikë” do rezultojë e suksesshme, për shkak se qeveria greke po përballet me vështirësi gjithnjë e në rritje të mungesës së likujditetit për të paguar pagat dhe pensionet në fund të çdo muaji.

Për ta bërë këtë, Varovakis është detyruar të përdorë masa gjithnjë e më të dëshpëruara, të tilla si konfiskimin e parave të komunave dhe spitaleve në llogaritë e tyre bankare. Kjo do të thotë se mbledhja e taksave është goditur rëndë nga kaosi ekonomik që nga zgjedhjet e janarit, në atë mënyrë që të ardhurat e qeverisë nuk janë më të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e përditshme. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë kjo do të thotë se strategjia negociatore e qeverisë greke është e destinuar për të dështuar.

Strategjia e Tsipras-Varovakis supozon se Greqia me të vërtetë mund të kërcënojë me mosshlyerjen në kohë të borxhit të saj, pasi qeveria do të ketë të holla të mjaftueshme vetëm për të paguar pagat, pensionet dhe për të mbuluar shpenzimet e shërbimeve publike. Rrjedhimisht, për këstin e borxhit nuk mbetet gjë. Ky ishte një supozim i arsyeshëm deri në muajin janar, pasi qeveria ka planifikuar që në buxhet të përfshet një sufiçit i madh primar (me përjashtim të pagesave të interesit), që pritet të arrijë deri në 4% të PBB-së.

Në qoftë se Greqia do të kishte dështuar në pagesën e janarit, kjo tepricë primare do të riorientonte (teorikisht) pagesat e interesit për të financuar pagat, pensionet dhe shpenzimet e tjera të premtuara nga partia Syriza në fushatën zgjedhore. Për shkak se kjo gjë ka mundësi të ndodhë, ndoshta Varovakis ka menduar t`i ofrojë Ministrave të Financave të BE-së një ofertë bujare duke propozuar reduktimin e sufiçitit primar nga 4% në 1% të GDP-së, në vend se ajo të ulet në zero.

Nëse Bashkimi Europian do ta refuzonte këtë ofertë, atëherë kërcënimi tij që nënkuptohej do përfundonte në mosshlyerjen e pagesave të interesit dhe vënien e tepricës primare plotësisht në dispozicion të shpenzimeve publike shtesë.

Por, çfarë ndodh nëse sufiçitit primar –asi nën mëngë i qeverisë greke për t`u përballur në negociata– zhduket tani?

Në këtë rast, kërcënimi për mosshlyerjen e këstit të borxheve nuk frikëson më askënd. Me zhdukjen e sufiçitit primar, nuk do të lejohet vonesa e shlyerjes së borxheve. Kështu, Tsiprasi tani nuk do ketë më mundësinë të përmbushë premtimet zgjedhore, përkundrazi, kjo nënkupton shkurtime në paga, pensione dhe shpenzimet publike shumë herë më të mëdha se ato që kërkohen tani nga “Trojka” (Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe FMN ndërkombëtare).

Mostërheqja, Europa më e vendosur se kurrë më parë

Në kontrast me këtë, mosshlyerja e borxheve greke për autoritetet e Bashkimit Evropian tani është një problemi shumë më pak i rëndësishëm se sa ishte menduar më parë. Ata tani nuk kanë më nevojë që ta detyrojnë Greqinë të shlyejë borxhet me kërcënimin se do ta dëbojnë nga eurozona. Kjo pasi tani Bashkimi Evropian mund të mbështetet në vet qeverinë greke që e ndëshkon popullin e saj duke mos i paguar pagat, pensionet, etj.

Tsipras dhe Varovakis duhet t`i kishin kushtuar vëmendje kësaj mundësie, sepse e njëjta gjë ka ndodhur dy vjet më parë, kur Qipro u përpoq të sfidojë BE-në në kulmin e një krize bankare. Përvoja e Qipros tregon se Bashkimi Evropian sipas gjasave do ta detyrojë Greqinë që të qëndrojë në eurozonë duke e nënshtruar atë ndaj procesit “të falimentit të bashkisë” sipas metodave amerikane, siç ndodhi në rastin e Detroitit.

Mekanizmat ligjore dhe politike për t’u marrë me Greqinë si “rasti i falimentimit të bashkisë” është i qartë. Traktatet evropiane thonë pa mëdyshje se anëtarësimi në euro nuk mund të zhbëhet vetëm kur njëra nga vendet vendosë për të dalur jashtë monedhës së përbashkët, por ajo duhet të vendosë me dalë edhe jashtë gjithë Bashkimit Evropian. Ky është edhe mesazhi politik që qeveritë e BE-së duan të mbjellin në zemrat e qytetarëve të dhe investitorëve financiarë të tyre.

Nëse Greqia vonohet në shlyerjen e borxheve, Bashkimi Evropian do insistojë që euro të mbetet monedha e vetme ligjore e justifikuar ligjërisht dhe e motivuar politikisht. Madje edhe në qoftë se qeveria greke vendos të paguajë pagat dhe pensionet me shtypjen “dhrahmisë së re”, Gjykata Evropiane e Drejtësisë do të gjykojë nevojën për të paguar të gjitha borxhet dhe depozitat bankare greke në euro. Kjo nga ana tjetër do të imponojë pamundësinë e qytetarëve dhe kreditorëve në shlyerjen e borxheve, për shkak se qeveria nuk do të jetë më në gjendje të përmbushë të njëjtën vlerë të euros për depozitat e siguruara nga bankat greke.

Prandaj, vonesa e Greqisë për të shlyer borxhin e saj në Euro –larg mundësisë që partia e Tsiprasit të përmbushë premtimet e tij- Syriza do të imponojë kursime e shkurtime më të mëdha në buxhet në krahasim me atë që kishin përjetuar në kuadrin e programit të Trojkës. Kështu në vend të një daljeje greke nga eurozona, do jetë partia Syriza ajo që do dalë nga qeveria greke. Ndërkohë Tsipras po kupton se rregullat e lojës mes Greqisë dhe Evropës kanë ndryshuar, dorëzimi tij do të jetë vetëm çështje kohe.

*Kreu i Institutit të Mendimit Ekonomik, dhe autor i librit: “Kapitalizmi Version 4.0, lindja e një ekonomie të re.”

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Deklarata bombë e Vuçiç: Ne i dhamë informacionet për Kumanovën

Deklarata bombë e Vuçiç: Ne i dhamë informacionet për Kumanovën

Ngelen të pazgjidhura tre vrasje: humbën jetën polici i UMNIK-ut, doganieri i EULEX-it dhe polici i Kosovës

“LETRA NGA POPULLI”/ Politikanë, ju lutem, mos e shkelni barin!

"LETRA NGA POPULLI"/ Politikanë, ju lutem, mos e shkelni barin!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

20/05/2025
Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

20/05/2025
Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

20/05/2025
Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

20/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni