Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

    Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

    Denoncim nga vetë serbët: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i mohuar në Serbi!

    Denoncim nga vetë serbët: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i mohuar në Serbi!

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

    Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

    Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

    Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Amir B. AHMETI: Rendi i ri botëror dhe shqiptarët

by Te Sheshi
28/12/2016
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Amir B. AHMETI: Rendi i ri botëror dhe shqiptarët

Dhuna, represioni dhe kolonizimi i tokave palestineze mori një goditje të fortë para dy ditëve. Për herë të parë, pa veton amerikane, Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi një rezolutë kundër kolonive izraelite në Bregun Perëndimor dhe i konsideroi ato të jashtëligjshme. Me këtë rast, SHBA-ja abstenoi.

Ky abstenim ishte një befasi nga diplomacia amerikane. Por edhe tërheqja e administratës së Obamës nga kriza të ndryshme në botë, në njërën anë, dhe fitorja e Trampit, në anën tjetër, kanë lënë përshtypjen se jemi duke hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Kur lexojmë librin “Diplomacia” të ish-sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Henri Kisingjerit, për të cilin mund të themi se ishte diplomati me ndikimin më të madh në diplomacinë botërore të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, kuptojmë se zhvillimet politike të viteve të fundit, e sidomos këto të vitit që po lëmë pas, janë pikërisht pikënisje të rendit të ri botëror. Kisingjer në librin e tij thekson faktin se nuk ka asnjë vend tjetër në botë sa SHBA-ja që të ketë ndikuar aq shumë në marrëdhëniet ndërkombëtare gjatë shekullit të kaluar. Pas Luftës së Ftohtë të njëqindvjeçarit të lënë pas, edhe presidenti amerikan Xhorxh Bush i vjetër shpalli pa hezitim shpresën për një “rend të ri botëror”. Më vonë, ngjashëm me këto terma klasike uillsoniane, u shpreh edhe pasardhësi i tij, ish-presidenti amerikan Bill Klinton, duke u ndalur në temën e “zgjerimit të demokracisë”, gjithëherë në aludimin e “rendit të ri botëror”.

Por tani si duhet ta kuptojmë këtë rend të ri botëror? A duhet të ketë një pikënisje apo ajo, vetëkuptohet nga ngjarjet që ndodhin. Pra, a do të vazhdojë edhe këtë shekull ai ndikim amerikan në arenën ndërkombëtare, a jo? E ajo që shqiptarëve politikisht u intereson është prania amerikane në Ballkan. A do të jetë e pranishme edhe në të ardhmen, apo do të zbehet?

Shumë historianë, analistë e politikologë mendojnë se shekulli që lamë pas ishte ai i ndryshimeve të mëdha në fushën diplomatike dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare, duke iu referuar dy luftërave botërore, formimit të dy blloqeve, atij veriatlantik dhe të Varshavës, përfundimit të Luftës së Ftohtë, etj. Derisa jehonë e madhe iu bë edhe teorisë së Hantingtonit, me “përplasja e civilizimeve”, që dëshironte ta paraqiste të ardhmen e pas Luftës së Ftohtë si luftë mes religjioneve, respektivisht mes fesë islame dhe asaj krishtere.

Ndërkohë, ngjarje të mëdha dhe me ndikim që kanë ndodhur dhe po ndodhin me fillimin e këtij shekulli, dhe ngjashmëritë me ngjarjet e tërë shekullit të kaluar, na japin të kuptojmë se edhe ky rend i ri botëror ka të njëjtin skenar, por me aktorë të tjerë. Luftërat e shumta sporadike nëpër botë, por që nuk quhen botërore, ndryshimet demografike, migrimet, sëmundjet, hartat e reja, sidomos tani, 100 vite pas Sykes-Picot-it, dhe aleancat e paparashikuara se mund të ndodhnin, na bëjnë të mendojmë ndryshe për Hantingtonin dhe përplasjen e civilizimeve. Në realitet, përplasjet mes civilizimeve të Hantingtonit kanë filluar shumë më herët, madje gati gjatë gjithë historisë së njerëzimit. Evropa ishte e zhytur në luftëra fetare me shekuj, por pastaj ato i zhvendosën në mes të Evropës dhe Lindjes së Mesme, pikërisht të nxitura nga besimi. Papa Urbani II, në fund të shekullit XI-të, i nxiti evropianët në luftëra kundër muslimanëve, të cilat kishin emërtim fetar. Ato u quajtën luftërat e kryqëzatave. Kurse, krejt vonë, kur u pushtua Lindja e Mesme nga britanikët e francezët, komandanti anglez Edmund Allenby, më 1917-n, deklaroi se tani përfundoi lufta e kryqëzatave. Derisa komandanti francez Henri Gouraud, më 1920-n, pas betejës së Mejselunit, shkoi te varri i Salahudin Ejubit, e goditi varrin e tij me këmbë dhe tha: “Zgjohu Salahudin, ne u kthyem. Prania ime këtu shenjtëron se kryqi fitoi mbi gjysmëhënën,” duke aluduar për kryqëzatat e mëhershme evropiane. A s’janë të gjithë këto luftëra argumente të mjaftueshme për Hantingtonin se përplasja e civilizimeve për gjeneratat e reja nuk është risi.

Ne, sot, por edhe gjeneratave të reja nesër, nuk na nevojitet realizimi i parashikimit të Hantingtonit më shumë nga ç’na mëson historia për këto përplasje. Ajo që duhet të na interesojë është fitorja e paqes mbi luftën, të cilën njerëzimi nuk po arrin ta garantojë dot. Kurse shenjat e rendit të ri botëror ne i pamë qartë këtë vit, më 2016-n. Afërsisht 100 vite pas pushtimit të Lindjes së Mesme nga anglezët e francezët dhe vizatimit të hartave nga Sykes-Picot! Tmerrin që po përjeton sot populli sirian dhe i Shamit në përgjithësi nuk duket ta ketë përjetuar dikush tjetër, por jo më pak nga ç’përjetoi para 100 viteve e njëjta popullatë nga luftërat e fuqive botërore për dominim. Edhe sot kemi të njëtën situatë, vetëm se kemi aktorë të tjerë në fushëbetejë. Ndërsa risi kësaj radhe është Rusia, e cila po bën çmos që të përfitojë nga kjo katrahurë në Lindjen e Mesme. Fuqizimi i Rusisë në arenën ndërkombëtare dhe zbehja e mundshme e interesimit amerikan për rajonin e Ballkanit, sikur e përmenda më lart, është mjaft shqetësuese për shqiptarët. Sidomos përvoja jonë me evropianët në shekullin e kaluar, madje edhe në fundin e shekullit të XIX-të, na bën të na frikësojë fuqizimi dhe shtrirja e ndikimit rus në Ballkan.

Edhe pse Ballkani pritet të jetë ende prioritet i politikës së jashtme amerikane, këtu duhet të përmendim edhe dy faktorë të tjerë për stabilitetin e rajonit para se të frikësohemi se Rusia mund ta shtrijë ndikimin e vet në trojet tona. Gjermania sot si gardiane e Bashkimit Evropian, në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar ishte duke paguar çmimin për Hitlerin, por tani ka një rol shumë të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, po ashtu edhe për ne në Ballkan. Ndërsa në anën tjetër, aleati ynë më i vjetër strategjik në rajon, Turqia, nuk është në gjendjen e rëndë që ishte para një shekulli. Ajo sot është një superfuqi ushtarake, ekonomike, e njëherazi një përkrahëse e fuqishme e vendit tonë, si e Kosovës ashtu edhe e Shqipërisë. Për ne në Ballkan, kjo paraqet një risi në rendin e ri botëror, cilido qoftë ai; me rëndësi është se kemi aleatë të fuqishëm pranë vetes. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Kalimi i Mavrajt te Hamburgu në median e huaj sportive: nuk ka frikë t’i bashkohet një ekipi që rrezikon rënien

Kalimi i Mavrajt te Hamburgu në median e huaj sportive: nuk ka frikë t’i bashkohet një ekipi që rrezikon rënien

Shënime dashurie në rrënojat e Halepit, historia e një çifti

Shënime dashurie në rrënojat e Halepit, historia e një çifti

Amazon do të hapë dyqanin që do të eliminojë pritjet te arka

Amazon do të hapë dyqanin që do të eliminojë pritjet te arka

TË FUNDIT

  • Të fundit
Yje botërorë kinemaje, peticion për Gazën

Yje botërorë kinemaje, peticion për Gazën

23/05/2025
Forbes, nxitje amerikanëve: Shkoni të jetoni në Vlorë!

Forbes, nxitje amerikanëve: Shkoni të jetoni në Vlorë!

23/05/2025
Analizë: Ushqimi pa arsye i shtrenjtë, veçanërisht në Ballkan

Analizë: Ushqimi pa arsye i shtrenjtë, veçanërisht në Ballkan

23/05/2025
Një unazë ari 2,300-vjeçare e zbuluar në Jerusalem: gratë e varrosën atë para se të martoheshin

Një unazë ari 2,300-vjeçare e zbuluar në Jerusalem: gratë e varrosën atë para se të martoheshin

23/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni