Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Amir B. AHMETI: Mr. President, Monsieur President, El Senor Presidente, Sayın Başkan

by Te Sheshi
14/02/2017
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Amir B. AHMETI: Mr. President, Monsieur President, El Senor Presidente, Sayın Başkan

I.

Kohët e fundit vazhdimisht po lexojmë lajme rreth ndryshimeve në sistemin e presidencës turke, respektivisht për modelin e ri të qeverisjes në Turqi, me ç’rast nga sistemi gjysmëpresidencial po kalon në sistem presidencial, apo, thënë më ndryshe, sikur sistemet presidenciale në SHBA, Francë, Meksikë, etj. Kuptohet, secili prej këtyre shteteve e kanë sistemin e veçantë presidencial, por elementet bazë i kanë të ngjashme, ashtu siç njihet edhe juridikisht një sistem presidencial.

Ndryshimet kushtetuese për këtë gjë janë votuar në Parlamentin e Turqisë, dhe gjithçka është gati për të marrë edhe verdiktin e popullit rreth këtyre ndryshimeve, me ç’rast do të organizohet referendumi në muajin prill.

Deri këtu jemi krejt në rregull. Por mënyra se si po na serviren lajmet për këto ndryshime kushtetuese në Turqi nga disa media shqiptare në Kosovë, por edhe në Shqipëri, janë shumë shqetësuese, të pështira dhe të turpshme.

II.

Lajmet mbi ndryshimet kushtetuese në Turqi na serviren me shumë negativitet për presidentin Erdogan, dhe nga titujt e lajmeve mund të kuptosh mllefin dhe urrejtjen që disa media te ne e kanë ndaj tij, me tituj bombastikë si, “Sulltan Erdogani”, “Një autokrat i rrezikshëm jo vetëm për Turqinë”, “Një diktator i zgjedhur”, “Erdogani është diktator”, etj. Ky vrer i shprehur nga disa pseudogazetarë ndaj një presidenti të huaj që asgjë të keqe nuk u ka bërë shqiptarëve, e që, përkundrazi, do të mbahet mend për kontributin e parezervë dhënë Kosovës e Shqipërisë gjatë udhëheqjes së tij, pikërisht për këtë është i pakuptueshëm. Lirisht mund të them se lajme aq neveritëse dhe shprehje të urrejtjes ndaj tij nuk më ka ndodhur të lexoj në gjuhën shqipe as për kasapin e Ballkanit, Millosheviqin!

Si njohës i mirë i sistemit presidencial në SHBA, këto ditë bëra disa hulumtime të fuqisë së presidencës amerikane dhe asaj turke, duke i analizuar ndryshimet kushtetuese në Turqi që do të prekin sistemin presidencial (e qeverisjes). Madje shkova edhe më larg, dhe hulumtova edhe për kompetencat e presidentit francez, etj. Si përfundim, të gjithë presidentëve, si atij të SHBA-së, të Francës, të Meksikës, etj., kushtetutat e vendeve të tyre u jepnin kompetenca mjaft të gjera, të ngjashme me ato që janë propozuar për sistemin e ri presidencial në Turqi, madje edhe më shumë se ato që parashihen të ndryshohen në kushtetutën turke për rolin dhe kompetencat e presidentit.

Por një përgjigje nuk e kam të qartë: pse sistemi presidencial në SHBA dhe në vende të tjera perëndimore, si në Francë, etj., lexohet si sistem demokratik dhe i arsyeshëm për kompetencat e gjëra që presidenti ka, ndërsa tani që Turqia po zgjedh një sistem të ngjashëm presidencial po kritikohet si sistem jodemokratik?! Tani po më kujtohet gjuha e ngjashme e urrejtjes e para disa muajve, kur disa pseudoanalistë te ne qanin me lot krokodili për dështimin e puçit ushtarak në Turqi. Ata kritikonin presidentin turk se po tentonte ta fuste nën kontroll ushtrinë! Po në cilin shtet të mirëfilltë demokratik presidenti nuk e kontrollon ushtrinë? Pikërisht detyrë e një presidenti është të kontrollojë forcat e armatosura të një shteti. Pra, vazhdimisht kërkohet një vegzë e vogël diku në Turqi, dhe këta gazetarë kujdestarë zbrazin mllefin e tyre ndaj presidentit turk.

III.

Për ilustrim, po ju ofroj disa shembuj të kompetencave që nuk do t’i ketë presidenti turk me ndryshimet kushtetuese që pritet të miratohen në referendumin e prillit të këtij viti, e ju pastaj, të nderuar lexues, vlerësojini shkrimet e pështira të disa mediave në vendin tonë dhe do ta kuptoni hipokrizinë e tyre:

  1. Presidenti nuk ka të drejtë të nxjerrë vendim ekzekutiv që prek të drejtat fundamentale të njeriut, ato personale dhe politike.
  2. Ai nuk mund të nxjerrë vendim ekzekutiv për çështje që qartësisht janë të rregulluara me ligj.
  3. Në rast të kontradiktës mes vendimit ekzekutiv të presidentit dhe ligjeve, aplikohen ligjet, e jo vendimi i presidentit.
  4. Në rast se parlamenti vendos për një çështje të njëjtë, vendimi ekzekutiv i presidentit anulohet dhe mbetet ai i parlamentit.
  5. Çdo vendim i presidentit është subjekt i rishikimit nga parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese.
  6. Dhe e fundit për këtë ilustrim, sipas sistemit të tanishëm, presidenti turk mund të ndiqet penalisht vetëm për tradhti, dhe kjo mund të ndodhë nëse votojnë ¾ e deputetëve të parlamentit, ndërsa me ndryshimet e reja, presidenti do të mund të ndiqet penalisht me pretendimin e kryerjes së çfarëdo krimi.

Atëherë, si po na u bëka presidenti turk sulltan, autokrat e diktator?!

Pra, të gjitha këto shkrime kanë një adresë dhe një qëllim. Ato janë agjenda dashakeqe, me qëllim shpërlarjen e trurit të qytetarëve tanë për ta frenuar thellimin e bashkëpunimit mes trojeve shqiptare dhe shtetit turk. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Trump mbetet pa këshilltarin e sigurisë kombëtare: dorëhiqet Michael Flynn

Trump mbetet pa këshilltarin e sigurisë kombëtare: dorëhiqet Michael Flynn

Të dy me Alzhaimer dhe nuk e njohin njëri-tjetrin, vazhdojnë të jenë të dashuruar

Të dy me Alzhaimer dhe nuk e njohin njëri-tjetrin, vazhdojnë të jenë të dashuruar

Merkel anulon takimin me Netanyahu-n, shkak ligji për grabitjen e tokave palestineze

Merkel anulon takimin me Netanyahu-n, shkak ligji për grabitjen e tokave palestineze

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni