Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Amir B. AHMETI*: Besueshmëria e mediave në peshore, rasti i zgjedhjeve në Maqedoni

by Te Sheshi
10/12/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Amir B. AHMETI*: Besueshmëria e mediave në peshore, rasti i zgjedhjeve në Maqedoni

Prapë po kthehemi te tema që vazhdimisht, herë më pak e herë më shumë, po duhet që t’i kushtojmë vëmendje për shkak të rolit shumë të rëndësishëm që mediat kanë në shoqëri.

Dje përfundoi fushata zgjedhore në Maqedoni. Vetëm si spektator para TV-së i asaj fushate të gjatë njëmujore, mua më lodhi. E pa dyshim se për partitë politike dhe kandidatët e tyre ka qenë edhe më e lodhshme dhe e mundimshme. Ndoshta është i pavend ky konstatim i imi për fushatën e gjatë, por besoj mund të na kuptoni ne në Kosovë, sepse prej vitit 2007 nuk kemi pasur zgjedhje të rregullta parlamentare. Ndërkohë, kemi mbajtur dy palë zgjedhje të jashtëzakonshme më 2010-n dhe më 2014-n, por si zgjedhje jo të rregullta, fushata zgjedhore zgjaste vetëm një javë. Veçse të më besoni se edhe partitë politike kanë qenë të kënaqura që nuk do të vraponin për një muaj rresht nëpër çdo cep të vendit për të bindur elektoratin që t’i votojë. Ndërsa për elektoratin dhe popullin në përgjithësi mundeni vetë ta kuptoni, pa asnjë dilemë kanë qenë edhe më të kënaqur se partitë politike.

Besoj se do të ishte njëlloj e bezdisshme një muaj fushatë në Maqedoni edhe në këto zgjedhje nëse nuk do të ishte risi e tyre Lëvizja Besa. Kjo lëvizje madje e bëri edhe më atraktive fushatën zgjedhore, e sidomos kur disa media të caktuara filluan ta sulmojnë në mënyrë hipokrite me akuza të pabaza, vetëm e vetëm për ta dëmtuar dhe për ta ndaluar turrin e saj, që furishëm po përhapej në çdo cep të trojeve shqiptare në Maqedoni. Por sulmet dhe akuzat mediatike të nxitura nga disa njerëz të caktuar që njihen për shpifje dhe nxitje të urrejtjes vëllazërore shqiptare, reflektuan efekt të kundërt. Saktësisht, nga mesi i fushatës, kur akuzat e shpifjet kundër “Besës” filluan të intensifikoheshin, elektorati edhe më shumë ishte i interesuar për të dëgjuar platformën e tyre politike, të etur për një politikë më ndryshe në Maqedoni dhe për kthimin e identitetit të humbur të shqiptarëve të Maqedonisë. Kulmi qe kur në ditët e fundit të fushatës numri i pjesëmarrësve në tubimet ektorale të “Besës” ishte i paparashikueshëm.

Kjo panoramë më ktheu mbrapa një muaj e gjysmë, kur në Prishtinë ishte për vizitë zyrtare kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, i cili, përveç të tjerave, një mbrëmje u paraqit në përballje me disa gazetarë dhe analistë të Kosovës në studiot e televizionit Klan Kosova. Epilogun e dini të gjithë. Dy javë pas asaj përballjeje, rrjetet sociale u mbushën me batuta e tallje të padëgjuara më parë kundër gazetarëve dhe analistëve. Kryeministri Rama ishte shumë i vrazhdë dhe jo shumë korrekt me gazetarët. U tall me ta, madje me raste edhe i fyu; mjafton të përmendim fjalën “pordhale” kur donte t’u referohej portaleve të lajmeve.

Por si është e mundur që opinioni publik në Kosovë iu gëzua aq shumë asaj interviste me Ramën, për faktin, siç thuhej, e poshtërimit që u bëri Rama gazetarëve dhe analistëve? Unë nga ajo intervistë fitova përshtypjen se ai nuk u përgjigj thuajse në asnjë pyetje që gazetarët i bënë. Madje konsideroj se disa prej pyetjeve ishin mjaft serioze, dhe Rama na e kishte borxh një përgjigje për disa prej tyre, por ai zgjodhi të mos përgjigjej, dhe në vend të kësaj u tall me gazetarët. Me këtë rast, reagimet e popullatës së gjerë u dhanë mesazhin disa mediave se besueshmëria e tyre më nuk është në nivelin e duhur. Se disa media, për shkak të klikimeve, u servojnë lexuesve tituj bombastikë me lajme të pavërteta, nxitëse të urrejtjes, dhe lajme klienteliste. Thjesht, qytetarët tanë janë lodhur me këtë dukuri mediatike.

Pikërisht këtu e gjejmë përgjigjen edhe për reflektimin e kontraefektshëm të akuzave dhe sulmeve që disa media të caktuara i bënë “Lëvizjes Besa” në Maqedoni. Në disa media shpesh lexojmë frazën se populli është lodhur nga këta politikanë… Pikërisht kështu sot është rasti i popullit me disa media: vërtet janë të lodhur me gënjeshtrat, shpifjet dhe sulmet e pavend dhe, në shumicën e rasteve, tendencioze kundër individëve të caktuar. Kjo vërehet sidomos kur ata individë kanë ndonjë lidhshmëri me fenë. Tanimë e kemi kuptuar të gjithë: disa media nuk guxojnë ta quajnë fenë opium, se komunizmi ka marrë fund para disa dekadave, por mundohen të gjejnë, madje të krijojnë, një gogol të rremë, duke e lidhur me besimin, dhe të frikësojnë popullatën e gjerë. Falë Zotit, këto rrena e shpifje nuk po u shiten më! Kur këta pseudogazetarë e pseudoanalistë kritikojnë dikë, pikërisht atëherë vëmendja e njerëzve po bëhet më koshiente për t’u njohur me të vërtetën, duke refuzuar versionin e tyre të informatave. Kjo ndodhi edhe gjatë fushatës zgjedhore në Maqedoni me “Lëvizjen Besa”. /tesheshi.com/

*Autori është ish-deputet i Kuvendit të Kosovës

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Lajmi i minutës së fundit: shpërthimi në Stamboll pranë stadiumit të Beshiktashit, nuk raportohet për të vdekur (e përditësuar)

Lajmi i minutës së fundit: shpërthimi në Stamboll pranë stadiumit të Beshiktashit, nuk raportohet për të vdekur (e përditësuar)

Reali mund Deportivon, heroi është i njëjti: Sergio Ramos

Reali mund Deportivon, heroi është i njëjti: Sergio Ramos

Deklarata e presidentit turk për shpërthimet terroriste: fatkeqësisht ka të vrarë e të plagosur

Deklarata e presidentit turk për shpërthimet terroriste: fatkeqësisht ka të vrarë e të plagosur

TË FUNDIT

  • Të fundit
A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

17/05/2025
Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

17/05/2025
Cila është pasuria e Mbretit Charles?

Cila është pasuria e Mbretit Charles?

17/05/2025
Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur

Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni