Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Amir B. AHMETI*: 4 Korriku i pavarësisë së ShBA dhe reflektimi në Unionin Evropian

by te Sheshi
04/07/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Amir B. AHMETI*: 4 Korriku i pavarësisë së ShBA dhe reflektimi në Unionin Evropian

Me rastin e 4 Korrikut Ditës së Pavarësisë së ShBA-së

1.

Sot pas 17 viteve të luftës për liri dhe pavarësi të Kosovës, ende kujtojmë çdo betejë të UÇK-së duke përkujtuar edhe dëshmorët e shumtë të cilët ranë për lirinë e vendit tonë. Këto përkujtime marrin formë të krenarisë çdo 17 Shkurt kur ne festojmë shpalljen e pavarësië. Për luftën për liri dhe pavarësi është gjithherë e nevojshme të shkruhet. Ndërsa si rezultat i sfondit të studimeve të mia për zgjedhjet presidenciale në ShBA, shpesh kam shkruar për 4 Korrikun e ShBA-ve, pra për pavarësinë e ShBA-ve nga kurora mbretërore e Britanisë. Por kësaj here edhe me një arsye më shumë, me rastin e Brexit-it, desha të bëjë një krahasim mes dy unioneve dhe refliktimin e unionit amerikan në atë evropian.

2.

Rikujtimi i historisë i bënë mirë shoqërisë. Ne kur kujtojmë 4 Korrikun, simbolin e pavarësisë në botë, duhet të mësojmë edhe nga sakrificat dhe sfidat në të cilat kaloi ajo datë dhe ajo shpallje.

Si gjithëherë që për liri dhe pavarësi duhet të luftohet e sakrifikohet, ditës së pavarësisë së ShBA-së i paraprinë viti revolucionar paraprak ai i vitit 1775, kur fillon edhe Revolucioni Amerikan, me ç’rast në Concord të Massachusetts u konfrontuan forcat britaneze me paramilitar amerikan. Këto përleshje lanë pas 250 ushtarë britanez të vrarë dhe të plagosur kurse amerikanët humbën 93 njerëz. Në të njëjtën kohë Kongresi Kontinental u takua në Philadelphia dhe votoi pro luftës. Vendosën që paramilitarët e kolonive të hynin në shërbimin kontinental dhe  unanimisht emëruan George Washington-in komandant të Forcave Amerikane.

Para 4 Korrikut është një datë tjetër e rëndësishme, është 2 Korriku, por është edhe më e rëndësishme për amerikanët, sepse me datën 2 Korrik të vitit 1776, Kolonitë e Bashkuara të Amerikës shpallen se ato ajnë të lira dhe të pavarura. Ndërkaq me 4 Korrik 1776, deklarata e pavarësisë u miratua nga Kongresi Kontinental. Pra, ishte data 2 Korrik kur Deklarata e Pavarësisë, e përpiluar nga Thomas Jefferson-i, i cili ishte caktuar më herët nga anëtarët e kongresit për ta bërë këtë punë dhe pas disa ndryshimeve të propozuara nga kongresi, ajo u miratua.

Ndërsa prej shpalljes së pavarësisë më 1776 deri te republika federale e SHBA-ve, janë 12 vite plotë ngjarje të ndryshme dhe të rëndësishme për historinë e Amerikës. Miratimi i Neneve të Konfederatës më 1781 dhe në fund miratimi i kushtetutës federale më 1787.

3.

Pra Kolonitë britaneze shpallën pavarësinë nga kurora mbretërore për të qenë të lirë të qeverisin vetën e tyre. 13 kolonitë britaneze, (Nju Hempshër, Masequsets, Rod Ajllënd, Konektikët, Nju Jork, Nju Xhërsi, Pensillvenia, Delaverë, Merillend, Virgjinia, Karolina Veriore, Karolina Jugore dhe Gjeorgjia)  që themeluan Unionin Amerikan, për të fituar lirinë e tyre luftuan me fuqinë më të madhe atëbotë, me perandorinë britaneze.

Ata pastaj provuan bashkëjetesën e shteteve, sipas Neneve të Konfederatës, por pasi ajo nuk funksiononte, bënë përpjekje tjera derisa arritën të unifikonin gjithçka që në fund të meritonte emrin Union.

Kurse krejt ndryshe ka filluar themelimi i Unionit Evropian, i cili nisi me marrëveshje ekonomike, ku në vitin 1958 numëroheshin 6 shtete, (Gjermania Perëndimore, Franca, Belgjika, Holanda, Luksemburgu dhe Italia). Por edhe sot e kësaj dite, edhe pse ky Union numëron 28 vende, synimi kryesor i tij është qarkullimi i lirë i mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve.

Prej vitit 1950, kur Robert Schuman shpalli idenë për Unionin Evropian, ende nuk kemi një udhëheqje të vetme evropiane, as një ushtri të vetme, madje as një politikë të jashtme të vetme. Edhe pse para disa viteve u themelua zyra e Përfaqësuesit të Lartë të Unionit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, megjithatë, shpesh ndodh që shtetet evropiane në mënyrë individuale të kenë qëndrime diametralisht të kundërta me ato të përfaqësuesit evropian për politikë të jashtme.

Gjatë zgjedhjes së zyrtarëve të lartë evropian në pozitat e larta të Unionit, si ato në Parlamentin Evropian, Këshillin e Evropës, Bankës Evropiane etj., ka shtyrje brylash se cili vend do të udhëheq me dikasteret përkatëse. Pra ende mbizotëron ideja e epërsisë nacionale edhe te krerët e shteteve evropiane, e normalisht kjo reflekton edhe te popujt e tyre.

Sot në ShBA gati të gjithë qytetarët i njohin shumë prej etërve themelues të vendit të tyre, edhe pse ajo ka ndodhur para 240 viteve. Ndërkohë që në Evropë shumë pak qytetar i njohin protagonistët kryesor të përpjekjes së bashkimit të shteteve evropiane në një union të vetëm, edhe përkundër faktit se prej asaj kohe na ndajnë vetëm rreth 60 vite. Kjo, konsideroj se vetëdija institucionale nuk është e përgatitur dhe nuk i ka kushtuar aq rëndësi endrrës së Schumanit e të tjerëve për një Union të vërtetë.

4.

Referendumi britanez për dalje nga BE-ja, ka dëshmuar se ky union nuk do të realizohet kurrë me përmasat e unionit amerikan të para 240 viteve. Ose, a do të jetë ky një sinjal për një kthesë të madhe të Evropës dhe për një kalim i vendeve anëtare nga “Nenet e Konfederates” të atëhershme amerikane, në një kushtetutë federale e cila do ta bënte Unionin Evropian një shtet me një kushtetutë, një palë zgjedhje presidenciale dhe një qeveri të vetme shtetërore. Rreziku nga Rusia e Re, tashmë është i pashmangshëm, kështu që një Evropë e tillë, si një Union i mirëfilltë do t’i përballoj sfidat e këtij shekulli, e edhe më gjatë derisa të ketë jetë. Por, përveç kësaj, dhe jo pak e rëndësishme, është edhe integrimi në Unionin Evropian edhe i 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Turqisë. Pa këto vende nuk plotesohet mozaiku evropian në përmbylljen e ëndrrës së Schumanit.

A do të reflektoj edhe më tej 4 Korriku i pavarsisë amerikane për Unionin Federal të Evropës mbetet të shihet.

*Autori është magjistër i shkencave juridike, e njëherësh autor i librit, “Zgjedhjet Presidenciale në SHBA – në rrugën e kontinuitetit apo ndryshimit të këtij sistemi elektoral”

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Vdekja e Almirit 4-vjeçar, vrasësi maqedonas nuk ka qenë i vetëm në makinë

Vdekja e Almirit 4-vjeçar, vrasësi maqedonas nuk ka qenë i vetëm në makinë

Për t’u freskuar: një sallatë e ftohtë me pjepër

Për t’u freskuar: një sallatë e ftohtë me pjepër

Mazhoranca pranë furtunës: një ministër i LSI-së në prag dorëheqjeje…

Mazhoranca pranë furtunës: një ministër i LSI-së në prag dorëheqjeje…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni