Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ali PAJAZITI: Rruga postkomuniste e mëndafshit: Shkup-Stamboll (II)

by te Sheshi
09/11/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ali PAJAZITI: Rruga postkomuniste e mëndafshit: Shkup-Stamboll (II)
5
SHARES

Si çdo qytet tjetër, edhe Shkupi ka marrëdhënie me qytete të tjera, nga të cilat mëson për mënyrat e mira të menaxhimit me çështjet urbane, të cilave ua ofron përvojat e veta, madje me disa syresh është i vëllazëruar, si Bradfordi, Dizhoni, Drezdeni, Tempe, Waremme, Nanchang, Suez, Pittsburg, Ljubljana, Saragaosa, Stambolli etj.

Ky i fundit, Stambolli, është qytet me të cilin Shkupi ka një lidhje të fortë shpirtërore por edhe historike dhe (infra)strukturore. Stambolli, një mbiqytet ky i përmasave universale, një diçka përtej qytetit, një botë më vetë, një univers, një qendër e botës. Për të ilustruar në mënyrë më empirike raportin mes këtyre dy qyteteve kemi realizuar një intervistë me qytetarë të Shkupit duke iu parashtruar atyre disa pyetje: Çka është Stambolli për ju? Çka simbolizon ai? A keni udhëtuar në Stamboll? Nëse jo, a dëshironi ta vizitoni? Pse? Çka ju tërheq? A shihni gjëra të përafërta mes Shkupit dhe Stambollit? Cilat janë ato? Cilat janë arsyet që rruga Shkup-Stamboll të jetë kaq e rrahur nga viti 1992 e këndej? Pse një pjesë e mirë bizneseve bëhen me Turqinë? Pse pikërisht Stambolli është destinacioni më i preferuar i tregtarëve? Përmes këtyre pyetjeve kemi synuar të detektojmë qëndrimet e shkupjanëve lidhur me metropolën turke dhe globale si epiqendër kozmopolite dhe arsyet e frekeuntimit kaq të madh të këtij megalopolisi gjatë 25 viteve të fundit nga njerëzit e këtyre trojeve. Hulumtimi është realizuar me gjithsej 24 të intervistuar të profileve të ndryshme nga Shkupi dhe rrethina e tij.

Të intervistuarit, mes tjerash, lidhur me atës e çka paraqet Stambolli për ta kanë dhënë këto përgjigje: “Qendër kulturore, ekonomike dhe industriale” “…simbol i multikulturalizmit, një qytet qe asnjëherë nuk pushon, “qendër turistike” , “një vend me histori, i përmendur madje edhe nga profeti Muhamed“, “qytet me peshë botërore, qendër kulturore, arsmimore, e biznesi”, “Ai simbolizon qendrën e botës dhe të civilizimeve, është udhëkryq i kulturave i feve e i perandorive të mëdha”, “qendër e rëndësishme vendim-marrëse politike dhe ekonomike. Është simbol i trashëgimisë fetare për popujt e Ballkanit”, “destinacioni më i mirë për udhëtim shpirtëror, të biznesit, metropolë e vërtetë”, “epiqendër e islamit”, “megalopolis që e lidh Orientin me Oksidentin, të vjetrën me të renë, historinë me ardhmërinë”, “qendër e Turqisë bashkëkohore, shekullare, me rol jashtëzakonisht të rëndësishëm politik, ekonomik, social dhe në veçanti kulturor, rajonalisht por edhe globalisht”.

Është interesante se të gjithë të intervistuarit e kanë vizituar Stambollin, ndërsa arsyet janë këto: “Atje ke çfarë të bësh, çfarë të shohësh dhe çfarë të ndjesh”, “bukuria e qytetit… njerëzit janë mikpritës, sidomos kur kuptojnë se jemi nga Ballkani”, “ambienti i bukur, fryma islame, ka shumëçka për të parë, një vend me shumë histori”, “tregtia, mikpritja”, “tregtia, lidhjet familjare, xhamitë”, “kultura, arkitektura, pozita strategjike… thjesht një qytet të cilit nuk mund t’i rezistosh”, “veprat e mëdha artistike”, “pamja, dinamizmi, rehatia e këtij qyteti mahnitës”, “moda, hallalli, salepi dhe historia”, “afërsia gjeografike, ngjashmëria e mentalitetit, bollëku, mundësitë që ofron”, “lidhjet bilaterale RM-Turqi, të qenët vendlidhje e qendrave prodhuese të Lindjes së Largët dhe atyre vendore-turke, “atmosfera e përafërt, familja, feja”, “xhamitë, kultura, qendrat tregtare”, “tregu më i madh dhe më i lirë”, “ndjenjat dhe ndërtimet fetare, kuzhina”, “të ndjerit si në shtëpi”, “Shkupi për mua është Stamboll i vogël, çarshia, dhe xhamitë e Shkupit bëjnë që ky vend të jetë simotër e Stambollit”, “arkitektura, njerëzit me lidhje familjare që jetojnë në këto dy qytete”, “Çarshia e vjetër e Shkupit është simotër e Kapali Çarshisë, atje ka xhami të shumta, objekte historike, feja si urë lidhëse mes dy kombeve, atij turk dhe shqiptar”, “të qenët udhëkryq i kulturave, civilizimeve e historisë”, “pjesa veriore e Shkupit dhe çarshia janë miniaturë e refleksion minimal i Stambollit”, “stili arkitekturor në pjesën e vjetër të Shkupit, rrëmuja që krijohet në Çarshinë e Vjetër dhe në Bitpazar, kaosi në trafik, dhe natyrisht konsumimi i çajit dhe kafesë turke”, “çmimet konkurrente, madhësia e tregut, larmia e mallit, cilësia optimale krahas çmimit të paguar, sinqeriteti”, “nuk ka mashtrime si më parë, mendësia turke ka ndryshuar” etj.

Një respondent maqedonas etnik lidhur me pyetjen e mësipërme ka shënuar si vijon:

“Shkupi dhe Stambolli janë kryeqytete të dy vendeve dhe kulturave miqësore. Që nga viti 2003 zyrtarisht janë qytete të vëllazëruara. Maqedonia, nga njëra anë, zë vend të rëndësishëm në kujtesën dhe identitetin e Turqisë bashkëkohore. Maqedonia është vendlindja e babait të Ataturkut. Nga ana tjetër, nga viti 1992 e këndej Turqia ka udhëhequr një politikë shumë parimore dhe stabilizuese ndaj Maqedonisë dhe Ballkanit në përgjithësi. Stambolli është vatër e shumë të muhaxhirëve turq dhe shqiptarë nga Maqedonia. Këto lidhje politike dhe në veçanti kulturore-identitare e bëjnë komunikimin mes dy qyteteve të dyanshëm dhe të hapur.” (#16)

Lidhja më organike mes dy zonave, qyteteve apo vendeve është një e vërtetë sociologjike dhe kulturologjike. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, në veçanti ata të proviniencës fetare islame, gjithherë kanë ndjerë një ngrohtësi dhe simpati ndaj këtij qyteti kozmopolit. Shpirti i Stambollit në këtë ose në atë mënyrë ka qenë prezent në jetën e ballkanasit në përgjithësi dhe shqiptarit në veçanti. Ndonëse regjimet pas-otomane janë munduar të ngulfatin këtë frymë dhe ta shkëpusin njeriun e kulturës nacionale nga ky qytet perandorak, një gjë të tillë s’e kanë arritur. Kjo vërehet qartë nga entuziazmi me të cilin ata e kanë rikapur dhe ripërqafuar Stambollin pas rrënimit të sistemit socialist. Që atëherë thuajse s’ka shkupjan paksa të kamur ekonomikisht që s’e ka vizituar këtë ikonë të urbanizmit oriental-modern dhe të kulturës mijëravjeçare.

Nga hulumtimi i realizuar arrijmë në konkluzionet se aspekti kulturor është elementi më i fortë i ndikimit te qytetarët e RM-së që ta vizitojnë Stambollin. Ndër elementet kulturore më me ndikim ështe feja, më pas arkitektura, kultura gastronomike e të tjera.  Rrugën Shkup-Stamboll më së tepërmi e rrehin shqiptarët, turqit dhe boshnjakët. Kjo duhet të jetë rezultat i lidhjes religjioze. Respondentët shenojne rritjen politiko-ekonomike të Turqisë si faktor për vizitat më të shpeshta të qytetareve në Stamboll. Ka konstatime pozitive lidhur me cilësine e produkteve turke (tanimë askush nuk e fsheh mallin turk, por thotë “Në dyqanin tim ka vetëm mall turk” #21), lidhur me ndryshimet në etikën e biznesit të stambollasve etj. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Hetuesit: thuajse e sigurt që avioni i kompanisë ruse u rrëzua nga një shpërthim bombe

Hetuesit: thuajse e sigurt që avioni i kompanisë ruse u rrëzua nga një shpërthim bombe

Mënyrat natyrale për të shpëtuar nga flokët me yndyrë

Mënyrat natyrale për të shpëtuar nga flokët me yndyrë

Beteja finale e Kosovës në UNESCO: duhen dy të tretat e votave për të thënë sërish “bacë u kry!”

Beteja finale e Kosovës në UNESCO: duhen dy të tretat e votave për të thënë sërish “bacë u kry!”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni