Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ali PAJAZITI: Nëntë ditë Europë: Ah Ballkan!

by Te Sheshi
25/04/2016
in Opinione
Reading Time: 6 mins read
A A
Nga Ali PAJAZITI: Eurobasketi dhe etnofashizmi

Habermas-i dhe vepra e tij, “Në vorbullën e teknokracisë”, është bota ideore dhe mendja praktike me të cilën autori i këtyre rreshtave merret për një copë kohë relativisht të gjatë, duke mësuar gjëra shumë interesante nga ligjërata e një filozofi-sociologu që me Eco-n, tanimë të ndjerë, Giddens-in, Eric Hobsbawm-in, Thomas Friedman-in dhe Chomsky-n konsiderohen ndër kokat më të mëdha të epokës tonë. Në këtë punim, Habermas-i flet për imazhin normativ të Gjermanisë dikur e sot, situatën e ndryshuar të politikës botërore dhe të globalizimit të hovshëm të ekonomisë, për përçarjen e Europës, për diskursin e së drejtës dhe shtetin ligjor demokratik, për sionizmin kulturor, rolin e intelektualit dhe të shkrimtarit si apostuj të religjionit të lirisë, për egalitarizmin si veprim civilizues në kuptimin moralist, për nevojën për konstitucionalizim të së drejtës ndërkombëtare, etj.

Dhe ç’rastësi! Këtë muaj, për nëntë ditë, me gjashtë miq bëmë një tour-gjezdisje nëpër Europën e analizuar thellësisht nga Habermas-i, nga ajo rishtazi e BE-izuar, Kroaci, Slloveni, Çeki, deri te Austria historike, te Gjermania, forcë motorike europiane e më gjerë, te Holanda, mbresëlënëse me fushat e punuara me artin agrikultural, me tulipanët dhe shumë kanale të bukura, dhe sërish Ballkani i (vetë)deklasuar, Bosnja, Serbia, Kosova… Syri sociologjik paprerë shënonte tiparet shoqërore të Europës së parë. Hallstati dhe një resort i rezervuar që funksiononte pa recepsionist, një zarf në hyrje dhe shpjegimet në letër për kushtet dhe kodin/shifrën e derës për të hyrë në të. Një plakë që me shumë përgjërime pranoi të na përgatiste ca bukë në fund të orarit të punës. Rrugë malore të shkëlqyeshme, kushte për turizëm dimëror (qendra skijimi), por edhe veror. Kinezët, turistët më të numërt në këtë zonë. Policia mobile për disa minuta bën kontrollin rutinë me të dalë nga Austria në Gjermani. Destinacioni tjetër, panairi i ndërtimtarisë dhe makinerisë i Mynihut; të arriturat më të mëdha të teknologjisë ndërtimore ekspozohen aty, nga e gjithë bota, japonezët e gjermanët dominantë. Një firmë nga Lindja e Largët dhe një boshnjak takojmë aty. Paragjykimet ende të gjalla për shqiptarët, jugosllavizmi ende vital te boshnjaku: flet për një maqedonas, përfaqësues i kompanisë japoneze të cilën e përfaqëson ai, dhe për “një shqiptar të mirë të Tetovës” që e kishte vizituar. Shokët nxehen pak, por pa pasoja. Dhe më pas Karlovy Vary, Çeki. Menjëherë dallime të qarta në infrastrukturë dhe në aktivizëm, toka gjysmë e punuar, kombinate të falimentuara. Qyteza e njohur me banjat dhe ujërat minerale shëruese dhe një hotel i ëndrrave, antik. Arrijmë në Berlin, ku na pret bashkëvendasi B. “Shvaba”, një shqiptar që jeton në qendër të kryeqytetit, i cili na shëtit gjithandej, nga Porta e Brandenburgut te muri i dikurshëm legjendar që ndante botën në dy pole, të cilin gjermanët nuk e kanë zhdukur tërësisht, por e kanë lënë si pjesë të kujtesës kolektive. Flet për Bundestagun e hapur për qytetarët dhe opinionin, për komunitetin shqiptar dhe rreth 50 restorante tonat që i bëjnë marketing kuzhinës italiane; të gjitha përgatisin sipas kulturës gastronomike të huaj. Një shqiptar i vetmuar dhe si i hutuar në qendër të përkujton “fabrikat mobile të shkrepsave”, manipulantët bixhozxhinj që kanë dërrmuar imazhin tonë tepër, saqë këndej kah ne ka një shprehje pezhorative për “berlinasit tanë”, ndonëse vetëm një numër minor ka bërë keqësira në këtë vatër europiane. Vizitojmë Kreuzbergun, lagjen turke që frymon turqisht, një Turqi e vogël brenda Europës. Afaristi shqiptar më thotë se ngado që sheh antena satelitore janë banesa e apartamente turke. Një geto që flet për problemet e integrimit dhe brengat për të mbetur vetja jashtë atdheut. Alexander Platz, gjallëri dhe kafe. Ndërkohë, shqiptaro-gjermani na flet edhe për tajkunët rusë që bllokojnë shitoret e modës për të bërë shoping, si dhe një lokacion ku një politikan nga Shqipëria ka bërë një faturë marramendëse për veshmbathje. Dreka në një restorant turk, dhe kamarierë që s’dinë gjithaq mirë gjermanisht.

Dita tjetër na shpie në Emmen, Holandë, ku bëjmë gjumë, dhe më tej në Giethoorn, Venecia e veriut, një vend dhe përjetim i veçantë. Shtëpi të mbuluara me kallam, kanale dhe varka me të cilat mund t’i shëtisësh e t’i fotografosh veçanësitë e kësaj perle të tokës së ulët. Lule, parqe të kositura me pedanteri, traditë e ruajtur e ndërtimit. Dhe marrim një telefonatë nga Mervani, një shkupjan punëtor social nga Nijmegeni, që nga malli për vendlindjen dhe nga dashuria për një shok të klasës ngulmon që me patjetër ta vizitojmë. Për shkaqe ekonomike para 28 viteve braktis vendlindjen, bën pak para në Greqi dhe vendoset në Holandë, ku edhe e kryen arsimin e lartë. Një storje suksesi: sot menaxhon punën e mbi 20 nëpunësve holandezë të sektorit publik. Na thotë që të zgjedhim mes kuzhinës japoneze, hollandeze dhe turke. Vizitojmë një restorant vendas, që të lë përshtypjen e një biblioteke, një fond librash që do t’ia kishin zili edhe disa universitete. E pyesim vendasin-kurbetqar se si ky popull ka arritur këtë nivel kulture, këtë shprehi pune, e këtë ndjesi për mjedisin-habitatin. Na rrëfen se atje e mira publike është më e rëndësishme se e mira individuale. Ndërgjegjja, ligji dhe përgjegjësia! “Nuk ka ikje të taksave  këtu,” thotë ai. “Edhe shtëpinë time nuk mund t’ia lë trashëgimi djalit tim nëse ai nuk mundet që t’ia paguajë shtetit taksën për transfertën e pronësisë nga unë tek ai,” shton. 150 milionë euro është buxheti i organizatës në të cilën punon ai, që përkujdeset për rreth dy mijë persona me sindromin Down dhe me nevojë të veçanta. Flet për respektin që ky shtet ka për qytetarin, për çdokënd, që investon miliona për kategoritë vulnerabël. Përnjëherë më kujtohen dy enët me ujë në një rrugë të Berlinit për macet. Flet për problemet e paraqitura kohëve të fundit, si seksualiteti i mediatizuar tek ne në Maqedoni, duke shënuar se në Holandë edhe gabimi në trafik pengon avancimin në postet publike, se ngacmimi i femrës në vendin e punës do të thotë fund i karrierës në pozitën publike.  Më tej ai na rrëfeu edhe lidhur me Islamin e politizuar, “terrorizmin islamik”, na foli për xhaminë madhështore të Roterdamit, për magrebinin që me dekada kishte investuar në imazhin e myslimanit europian, që pas ndodhive të fundit, në një televizion gjerman me lot në sy ishte shprehur se duhej t’ia fillonte të tregonte nga e para për të promovuar Islamin autentik, që s’ka të bëjë me kurrfarë ekstremizmash e radikalizmash. Kullë e rrënuar për një ditë. Një i çmendur hedh një gurë në pus, njëqind të mençur s’mund ta nxjerrin!

Arrijmë në Slloveni sërish; darkë të vonshme te “Demiri” në Shentilj. Në Kroaci vizitojmë Plitvicet, dhe kalojmë në Bosnjë. Sarajeva dhe hoteli “Hollywood” si në zgjua, si në çajtoret tona: arabë dhe turq me shumicë. Takohemi me ish-studentin e masterit, M. Ali, tani ndihmësrektor në Universitetin Ndërkombëtar të Sarajevës, që na e kthjellon punën e këtyre njerëzve të cilët blejnë patundshmëri  të shumta në “parajsën” e Ilixhës. Edhe ai e vërteton tezën e mosbesimit të vendasve boshnjakë se një shqiptar mund të arrijë majat e akademisë në një universitet me studentë nga 55 shtete dhe me ligjërues nga mbi 20 vende.

Dhe Ballkani, sërish Ballkan. Policia e parë që u bë e dukshme dhe që detektoi problem ishte ajo serbe në kufirin boshnjako-serb. Korrupsioni në veprim. Gjithçka legale nga ana jonë, garderobë personale, faturat me vete, por kufitari i vendosur që të nxjerrë ndonjë “grosh” a “cent”. Juuhh – themi. Ja, ky është dallimi mes Europës së Parë dhe asaj të Tretë. Shteti me sigurim invizibël dhe shtete me polici “gjahtare” e haraçkërkuese të kudondodhshme!

Dhe rrugëtimi nëntëditor u përmbyll me përshtypjen se duhet dhe shumë kohë të kalojë që të arrijmë kompartimentin e Europës së vërtetë, se duhet të bëjmë shumë që të rimëkëmbemi si ballkanas, se demokracia jonë është në fazat e veta post-iniciale, por ende e papjekur, se duhet të investojmë më tepër në frymën e sundimin legal (Weber), në qytetarizëm aktiv, në përmirësimin e perceptimit të qenies dhe kohës, në kultivimin e ndjenjës së përgjegjësisë.  Nëse nuk investojmë në këto gjëra, siç shprehet Habermas-i, “gjithçka do të ndryshojë, por asgjë nuk do të lëvizë vendit”. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Obama dhe Merkel i japin një shtysë të re paktit tregtar transatlantik

Obama dhe Merkel i japin një shtysë të re paktit tregtar transatlantik

Sony World Photography Awards 2016: iraniani fiton vendin e parë me portretin e viktimës nga një sulm me acid

Vendi që ndalon duhanin gjatë orarit të punës

Riyad Mahrez fiton çmimin “Lojtari i Vitit” në futbollin anglez

Riyad Mahrez fiton çmimin “Lojtari i Vitit” në futbollin anglez

TË FUNDIT

  • Të fundit
A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

12/05/2025
Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

12/05/2025
Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

12/05/2025
Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…

Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…

12/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni