Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ali PAJAZITI: Marr(ëz)i monumentale

by Te Sheshi
02/03/2016
in Opinione
Reading Time: 6 mins read
A A
Nga Ali PAJAZITI: Rruga postkomuniste e mëndafshit: Shkup-Stamboll (II)

Maqedonia, një shtet i vogël, i dobët ekonomikisht, i dërrmuar politikisht, i ndarë etnikisht e fetarisht, një “banana republikë”, që në disa aspekte të veçanta synon majat e garës botërore: antikuizim në shek. XXI dhe teokratizim kristocentrik simbolik 2016. Ajo e ka kryqin e katërt (pas atyre në Spanjë, Kili dhe Liban) për nga lartësia në botë, mbi malin Vodno. Para do kohe (2014), në kryeqytet, para godinave më të shtrenjta dhe më moderne në këtë vend, të ndërtuara nga kompania turke “Xhevahir Holding”, u mboll një tjetër kryq madhështor (51 metra i lartë). Të shtunën (27 shkurt), në lagjen e Butelit, tek unaza, si kundërpërgjigje ndaj shqiponjës te unaza e Tophanës, u hodh gurthemeli i kryqit të tretë të jashtëzakonshëm, 55 metra të lartë. Inatet politike, me sa duket, po kalojnë në sferën e religjiozes. Kryqi i tretë, dhe dy të tjerë, për të cilët flitet, një në Gjorçe Petrov dhe një në Kumanovë, me gjasë do ta kryqëzojnë Shkupin dhe do ta vulosin si tokë krishtere, ndonëse ai ka qenë dhe është qytet multikulturor, mes tjerash edhe islam, e madje njihet edhe si “Medina e Ballkanit”.

Kjo shoqëri multietnike, multilinguale dhe multikonfesionale, një “shtyllë historike e tolerancës dhe respektit të vlerave qytetërues universale”, sot, në kohën e sundimit partitokratik të VMRO-së, është shndërruar në hapësirë ku raportet mes entiteteve të ndryshme, në veçanti mes dy më madhorëve, shqiptarë-maqedonas, shënojnë paralelizëm edhe në atë religjioz, muslimanë-ortodoksë, me shumë zigzage dhe jostabilitet. 2001-shi ishte viti i sfidimit të bashkëjetesës, vit në të cilin ky vend i shpëtoi luftës qytetare, në të cilin pati sulme edhe mbi objektet fetare (57 objekte fetare-islame të rrënuara nga forcat ushtarake-policore, prej të cilave 20 mbetën jashtë përdorimit, dhe një kishë nga forcat shqiptare).

Në veçanti pas vitit 2006, shteti në mënyrë transparente bën privilegjimin e KOM-it dhe të Krishterimit ortodoks, zhvillon poli­ti­ka kulturore provokuese proortodokse, gjë që vëre­het që nga pavarësimi e këndej: kryqet e vëna në sa­hat-kullat osmane, Kryqi i Mileniumit, fa­vo­ri­ti­z­mi në çështjen e denacionalizimit të pronave të ba­s­h­kë­sive fetare, etj. Shteti ndërton kisha (Shën Elena dhe Konstantini) dhe bën diskrimi­nimin e bashkësive më të vogla fetare, të ci­lave nuk u ndihmon fare materialisht. Establishmenti etno-nacionalist tenton ta paraqesë atë si sht­et monofetar dhe monoetnik, gjë që prish rapo­rtet ndërkomunitare, shkel mbi parimin e shekullaritetit konstitucional. Eshtë e çuditshme që edhe mbi figurat gjeo­metrike (mbi trekëndëshat) të librave shkollore në gju­hën shqipe janë vënë kryqe!

Se ekzistojnë abuzime me fenë e vërtetojnë edhe raportet e Departamentit të Shtetit Amerikan për të Drejtat e Njeriut (Human Rights Report: Macedonia), ku mes tjerash thuhet se mbështetja që shteti i ka dhënë ndërtimit të kishës orto­dokse në qendër të kryeqytetit i ka tensionuar rapor­tet ndëretnike dhe ka gjeneruar çështje që kanë të bë­j­në me ndarjen e kishës nga shteti.

Faktet empirike tregojnë se në Maqe­do­ni ekziston një tendencë institucionale për ta ortodoksizuar apo sllavizuar shoqërinë. Kjo më së miri vërehet nga provokimet me kryqet që vendosen vend e pa vend për të treguar se kush është Cezari i vërtetë i kë­tyre trojeve. Absurdi është më i madh kur kisha gjendet në krizë totale, kur numri i vizitorëve të tempujve të krishterë ka rënë jashtëzakonisht shumë, dhe kur mbretëron një fe­ta­rizëm ortodoks pasiv, ose një fetari e dukjes dhe e tregi­mit të dominancës politike edhe në sferën religjioze. Lidershipi politik maqedonas, në veçanti ky akt­u­al, po bën veprime fatale për këtë shoqëri, duke i lënduar në sedër komunitetet e tjera fetare, në veçanti atë isl­a­m. Thuajse të gjitha objektet publike po shugurohen nga priftërinjtë, sikur të bëhej fjalë për një sho­që­ri cezaro-papiste, e jo laike. Shteti haptazi po tregon anshmërinë e vet, duke favorizuar njërën fe karshi të tjerave. Çmenduria ka treguar kulmin e vet me tendencën për të kishëruar edhe kalanë e lashtë. Mjaft që gjejnë kisha brenda xhamive të vjetra, tash kanë filluar t’i gjejnë edhe nëpër kala; nesër mu­nd t’i kërkojnë edhe brenda oborreve tona. Hapësira jetike po ngushtohet. Maqedonizmi si ideologji sllavo-ortodokse po hap krahët si një lucifer i vërtetë. Eshtë një provokim, një tendencë për t’i rrethuar shqiptarët dhe muslimanët në një geto dhe për t’u dhënë përshtyp­jen se Maqedonia dhe Kisha ja­në një, se madje edhe antikiteti e objektet osmane do të pas­qyrojnë ortodok­sizëm. Irracionalitet! Vër­te­t ky maniakalizëm kulturor dhe tërbim fetar i tejkalon përmasat e një fundamentalizmi orotodoks, dhe kalon në terrorizëm panoramik e optik.

Raportet i prishin deklaratat e kohëpaskohshme të teologëve të papërgjegjshëm, siç ishte rasti i Boban Mitevskit, profesor në Fakultetin Teologjik Ortodoks dhe shef i kabinetit të prijësit të KOM-it, Stefanit:

“…gjendja reale në terren tregon se muslimanët po e pushtojnë territorin dhe e shënojnë atë me objekte fetare, madje edhe atje ku realisht nuk kanë popullatë dhe besimtarë. Si përgjigje ndaj kësaj, ne ndërtojmë kisha e kryqe dhe e mbrojmë territorin tonë nga pushtuesit. E mbrojmë territorin që është i yni dhe mundohemi që të gjithë besimtarëve t’u sigurojmë kushte që me nder t’i kultivojnë ndjenjat e tyre fetare.” (plusinfo.mk)

Kryetari i Kongresit Botëror Maqedonas i arsyeton kryqet publike duke thënë se ato paraqesin legjitimim të maqedonasve, e se dhe ata kanë të drejtë ta shënojnë hapësirën e tyre etnike. Mitevski e quan “kompani muslimane” investitorin më të madh turk dhe shton se kryqi i lagjes Aerodrom duhet t’i pengojë muslimanët që të vendosen në një hapësirë krishtere.

Analistët vënë në dukje se vendosja e ikonave religjioze, si kryqi në Butel (disa ditë pas shqiponjës në Tophanë), në hapësirat publike të një shoqërie multietnike si Maqedonia paraqet provokim ndërfetar dhe shkelje të parimit kushtetutar të laicitetit, duke patur parasysh se institucionet shtetërore duhet të jenë tejfetare, mbifetare, duhet të jenë të të gjithë qytetarëve, dhe duhet që të ruajnë asnjanësinë. Rasti i Butelit është cytje për kthjellim të politikbërësve që të mos shkaktojnë dhunim vizual dhe teokratizim të sferës publike, ku gravitojnë njerëz të proveniencave të ndryshme fetare dhe afetare. Në këtë drejtim, edhe politika shqiptare duhet t’i bëjë hapat e matura, të mos e shfrytëzojë kombtarizmën për kundërreagim edhe më të rrezikshëm, të përmasës fetare, që është edhe më e ndjeshme. Kryqet grandiozë e kanë vendin në zemrat e besimtarëve, jo mbi kodra dhe nëpër parqe.

Ç’e do që loja me simbolet vazhdon: si kundërpërgjigje, shqiptarët nëpër rrjete sociale kanë fillluar të lakojnë “projektet” për flamurin kombëtar shqiptar mbi një shtyllë 55-metërshe në hyrje të Shkupit, në Saraj, dhe për xhami në kanionin e Matkës, në këtë margaritar turistik të Maqedonisë. Një gjë është e qartë, që jetojmë me marrëzinë e monumenteve, me një marri monumentale. Zoo-parku në sheshin e kryeqytetit me figura të panumërta sllave dhe antike, të shtrenjta sa s’bën (mbi 600 milionë euro), shtatoret e historisë shqiptare, si të H. Prishtinës, A. Jasharit, I. Boletinit, dhe shqiponja në Çair, modeste dhe të kontrabanduara, të prura madje edhe nëpër male, e ca të vendosura natën… Kjo është pesha e dy partnerëve në pushtet. Njëri me procedurë e me firmë, tjetri me muskuj. Faktori shqiptar në defanzivë totale. Vetëm te ne ndodh që pozita, deputetë e kryetarë komunash, të dalin të protestojnë kundër pushtetit pjesë e të cilit janë ata vetë. Dhe ndalen nga policia, kurse në anën tjetër të urës ndodhi ceremonia e gurthemelit të simbolit të provokimit, sipas të gjitha nishaneve. Kjo është periudha e dukurisë që Marian Niezgoda (2009) e ka quajtur multi­kulturalizëm patologjik. Dhe një pyetje: Ku ishin politikanët që bekojnë shqiponja, që thonë fjalë të mëdha për Shkupin që rishqiptarizohet, kur atij po i ndryshohet identiteti? Apo i kemi zgjedhur vetëm për fjalime e urime? A për kësifarë integrimi e multikulturalizmi e kishin fjalën?

Gjendjen e kolonës së politikanëve tanë aktualë e ka përshkruar bukur një gazetar (A. Zeqiri): “Dalin të protestojnë, i ndalon policia e vet, e rrahin Todor Petrovin dhe fshihen e demantojnë, rrinë në Qeveri dhe dalin protestojnë kundër vetes, koalicion në Butel e kryqi 55 metra ju ik para syve si një gjilpërë… ia japin besën partnerit i cili s’i pyet për asgjë!” “Shkupi 2014” i barokut, “Shkupi 2016” i klero-nacionalizmit dhe mesjetës! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Kleçka e paraqitjeve të pakënaqshme të Arda Turanit? Sindroma…

Kleçka e paraqitjeve të pakënaqshme të Arda Turanit? Sindroma...

Një supë me qepë: receta franceze për 4 persona

Një supë me qepë: receta franceze për 4 persona

Beogradi: 100 qendra votimi në Kosovë për zgjedhjen e Parlamentit të ri serb

Beogradi: 100 qendra votimi në Kosovë për zgjedhjen e Parlamentit të ri serb

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni