Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ali PAJAZITI: Kriza e vlerave në shoqëritë e tranzicionit (II)

by Te Sheshi
02/02/2017
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ali PAJAZITI: Kriza e vlerave në shoqëritë e tranzicionit (II)

Në shoqërinë bashkëkohore konsumeriste, përfitimi është forcë lëvizëse thuajse e të gjitha proceseve, gjindshmëria del si kriter i vlerës së njerëzve, kurse imazhi dhe fama janë më të rëndësishme sesa kualiteti i personalitetit. Rrënimi ekstrem i sistemit vleror modern pasqyrohet edhe në violencën gjithnjë e më të shpeshtë, në aferat korruptive, në skandalet e shumta, etj. Vetura e shtrenjtë, veshmbathja firmato, paraja dhe jeta komode – kjo është ajo që ofrohet si model, jo vetëm nëpër serialet televizive, por edhe në jetën e vërtetë të estradës. Në shoqëritë ballkanike partitokratike, të mbërthyera nga lobimet financiare e farefisnore, të rinjtë janë të rrethuar nga sistemet e rrënuara të vlerave, kështu që kriteri i vetëm i suksesit është paraja, e jo dija, lidhja, e jo merita. (studenti.rs) Në një portal boshnjak lexojmë se të rinjtë tanimë nuk i marrim si shembull shkencëtarët, por sportistët dhe biznesmenët, të vetëdijshëm se shoqëria në të cilën jetojnë i ka humbur të gjitha normat themelore të vlerave shoqërore që përbëjnë shtyllën kurrizore të shoqërisë së shëndoshë. Më tej thuhet se situata e tillë mbizotëron që nga fillimi i viteve 1990, dhe se botëkuptimi nga i cili udhëhiqen fëmijët është konsumerizmi. (nezavisne.com)

Deprimimi apo dekadenca vlerore është e pranishme edhe në shoqërinë shqiptare, gjithandej Ballkanit, në veçanti në Shqipërinë e liberalizuar skajshmërisht, ku gjejmë raste të përdhosjes vlerore nga më të skajshmet, si “paratë e pista”, diplomat false e seksi në universitete, dhuna nëpër çerdhe, lopët e sëmura në fabrikat e sallamit, raste si ai i vajzës 14-vjeçare që prindit iu kërkua si kompensim për një vend pune, i 73-vjeçarit që vrau me sëpatë bashkëshorten, i tjetrit që e hodhi gruan nga dritarja (Shqipëria e dyta në Europë për nga vrasjet, Mapo, 1.XI.2016), i kirurgut që pinte cigare teksa ia qepte plagët pacientit, i mafies së plehrave që asgjëson mbetjet toksike italiane në Shqipëri, i drejtorit që punëson gjithë familjen në drejtorinë e tij (civitas.al), e deri te ishujt kolumbianë e avionët e transportit të drogës (skandali 10 maj 2014).

Në Kosovë, në vitin 2014, studentët, gjatë një proteste në lidhje me politikat e gabuara arsimore, kishin shfaqur edhe këto parulla: “Krejt Kosova Prof. Dr., Mr.”, “Edhe unë jam prof. Dr., Mr.!”, “Ekspres doktoratura vetëm për 3 minuta”, “Zbritje: Publikojmë punime shkencore vetëm për 59.99 euro në Indinë ekzotike!” etj.

Situata përafërsisht e njëjtë, pra, problematike lidhur me vlerat, del edhe në Maqedoni. Një profesor universitar thotë se koha në të cilën jetojnë qytetarët e RM-së karakterizohet nga vrapimi pas pasurisë, famës, dominimit, në bazë të së cilit qëndron kënaqja e paskrupullt e epsheve më të ulta, shpërfillja e tërësishme e vlerave themelore shpirtërore dhe e gjithçkaje që i përbën atributet themelore të dinjitetit human. Sipas tij, gënjeshtra dhe vetëgënjimi janë shndërruar në mënyrë jetese, kurse sipërfaqësia, pangopësia, vetëpëlqimi dhe egoizmi janë bërë shenjë njohëse e çdo njeriu të turbosuksesshëm. “Në mungesë të një sistemi vleror të etabluar dhe të një anarkie evidente aksiologjike, në luftë për të arritur sa më lehtë dhe për një kohë sa më të shkurtër deri te një status më i lartë shoqëror, për fuqi, afirmim personal dhe të ngjashme, nuk zgjidhen mjetet….” Zhdërvjelltësia, serviliteti, grupimet dhe rigrupimet në varësi të kushteve momentale, sakrifikimi i lojtarëve të harxhuar janë parimet bazë me të cilat funksionon kjo mënyrë e organizimit të jetës shoqërore. (Peçijareski, 2009) Skandali i përgjimeve të publikuara në vitin 2016 nxori në pah të palarat e një pjese të mirë të klasës së politikanëve të Maqedonisë: grabitje e mallit publik, adulter, korrupsion, raste të montuara, racizëm, tallje me shenjtëritë…

E gjithë kjo fotografi e shoqërive ballkanike flet për një krizologji vlerash, për një degradim vleror, për nevojën akute për ndërhyrje shoqërore përmes politikave publike në drejtim të gatimit të një individi më etik, që do të gjeneronte frymë më pozitive, një mjedis më të mirë për jetesë, një jetë më cilësore, në mirëqenie e paqe. Politikëbërësit, juristët, eticienët dhe bashkësitë fetare, por edhe çdo individ që jeton në këtë kohë të krizologjisë globale, të skajshmërive (Hobsbawm), të brengës së njeriut modern (Guenon, S.H. Nasr), të gjithë duhet të japin kontributin e tyre për një botë më shpresëdhënëse, më të mirë se ajo e shekullit XX, i cili s’i plotësoi pritshmëritë për të qenë epokë e vetërealizimit dhe lumturisë së njeriut bashkëkohor. Shekulli dhe mileniumi në të cilin kemi hapëruar janë një faqe e re e historisë, në të cilën nuk mund të mbijetohet me vlerat dhe etikën e shekullit XX (Huddleston). Prandaj kursi doemos duhet të ndryshojë. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Djali regjistron momentin kur nëna harron kush është ai, për shkak të sëmundjes (video)

Djali regjistron momentin kur nëna harron kush është ai, për shkak të sëmundjes (video)

Përshkallëzohen protestat antiqeveritare në Rumani, në rrugë mijëra njerëz

Përshkallëzohen protestat antiqeveritare në Rumani, në rrugë mijëra njerëz

Jo ilaçe, këto 5 probleme mund t’i trajtoni me lëng limoni

Jo ilaçe, këto 5 probleme mund t’i trajtoni me lëng limoni

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni