Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ali Pajaziti: Guximi intelektual

by te Sheshi
20/04/2020
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Ali Pajaziti: Guximi intelektual

                                                                “Asnjëherë nuk është vonë të kthehesh prapa nëse ke marrë rrugë të gabuar.”

                                                                                                                                                                                anonime

“Dje në TV, e përkujtova qytetarinë e përkëdhelur për katër vitet e “orës policore” gjatë shtetrrethimit të Sarajevës; njerëz pa rrymë, pa bukë e ujë, nën ‘shiun’ e predhave dhe plumbave të snajperëve, të cilët, në 1700 raste të verifikuara, me qëllim kanë shënjestruar fëmijët. Për këtë prononcim kam pranuar një mori fyerjesh, mallkimesh, ‘lutjesh’ që të kisha vdekur nga Korona, kërcënime dhe parashikime të fundit tim të mundimshëm, që nga kushtetutëmbrojtësit e bashkuar, te luftëtarët për “liri”… gjatë intervaleve të shkurtra të ndalimit të lëvizjes, në emër të mbrojtjes nga pandemia më e madhe e shekullit XXI. E di që kjo ka shkuar shumë larg, nuk e akuzoj askë që nuk ndjehet fajtor, bëhet fjalë për një sëmundje më serioze,  sepse për Covid, në fund të rrugës, do të kemi vaksinë, por nga një e ligë e këtillë e banalitetit nuk do të ketë kurrë shpëtim. Gjithçka ndodh me një rend dhe me një logjikë të brendshme. Kur e sheh këtë fotografi, gjëja e parë ë mendon është ajo që të përkufizon si qenie njerëzore… Sarajeva është qytet heroik dhe faji i jonë është i qartë, i prekshëm, i gjykueshëm dhe llogaritet me kufoma. Çdokush që flet ndryshe nuk meriton të flasë fare! Gëzohem sonte që jam gjallë, por përul kokën para hijeve të sarajevas(e)ve të munduar(a) me forcën e pafrenuar egërsinore, me të cilën një numër i çuditshëm i demokratëve krenohen.”

“Dhe, nëse këta njerëz kanë mbijetuar, e nuk kanë rënkuar për liri për të dalë jashtë por për ujë, dhe atëherë janë vënë në shenjestër, atëherë mendoj se është ligësi e tmerrshme, politikisht tepër negative të thuhet se thyerja e orës policore dhe e izolimit të imponuar është njëfarë lufte për liri dhe të drejtat e njeriut. Unë thjesht gërditem nga kjo”. (Oslobodjenje, 14.04.2020)

Këto janë fjalë të shkrimtares serbe Biljana Srbljanoviq, të infektuar dhe shëruar nga korona-virusi, e cila në Prva TV kritikoi qytetarët serbë të cilëve u vijnë të rënda masat e izolimit. Një intelektuale me mentum dhe corpus, me mend dhe trup që ia mbylli gojën një kombi, që e nxiti të bëjë mea culpa-n e vet, kërkimfaljen për historinë e vet të tmerrit, të krimit, të tentimit për zhdukje të një kombi tjetër nga faqja e dheut. Është ky një guxim i njeriut të ndritur që e sheh veten dhe komunitetin e vet në pasqyrë, bën vetëllogarinë, që vë në lëvizje ndërgjegjen e pastër, që gjërat nuk i sheh në bazë të kalkulimeve politike, kombëtare, racore, por në bazë të sensit gjithënjerëzor, në bazë të kultit të njeriut, si bebëz e gjallësisë. Kjo femër e guximshme kundërshton atë që Konstantinoviq e quan mbi-uni irracional i shpirtit të provincës-pallankës, vetëdije të fisit të vetë-hyjnizuar, mit i absolutizuar që shpie te nacionalizmi intolerant dhe te konsekuenca e tij e fundit, nazizmi. Srbljanoviq kundërshton fisnoren dhe racoren-e amshueshme,  ligjërata e së cilës është gjaku, sepse nuk është ligjëratë e vetëdijes, por vrasje e saj, është diskurs që çon në orgji të ekzekutimeve si orgji për hir të gjakut të vilajetit të errët, për të ligën “e çliruar” nga dashuria, për çlirimin e të keqes përmes kërkimit të vazhdueshëm të fajtorit të jashtëm, kërkimit të dashit për kurban, shpërfaqje e mesianizmit të shpirtit serb, e agonisë mesianike, e zemërimit të shenjtë, kulturës fisnore-primitive. (2004: 304-308)

“Guximshëm dhe me dinjitet” kishte qenë përshkrimi i deklaratës së shkrimtares Srbljanoviq në një medium të huaj. Në fakt ajo ka bërë një veprim profetik, ngjashëm sikur madhorët e historisë së shenjtë të cilët u kanë dalë përballë dallgëve të detit të trazuar, me dallimin se këta të dytët kanë qenë me mision dhe të mbrojtur nga qielli. Ky rast tregon se megjithatë ka njerëz që guxojnë ta thonë të vërtetën e ndrydhur nga makineria e propagandës dhe shpëlarjes së trurit kolektiv, të kontaminuar nga një sëmundje e rëndë siç janë nacionalizmi militant, racizmi i gjakut dhe urrejtja patologjike fetare. Ky lloj guximi në fakt është empati pendestare, një anti-tribalizëm intelektual, kundër mas-servilizmit dhe mas-konformizmit të institucionalizuar në Serbinë e një shekulli e ca, në veçanti në fund të shekullit të kaluar kur shkaktoi një kataklizmë ballkanike. Deklarata e Srbljanoviqit bëhet edhe më e kuptimtë kur e kemi parasysh se bëhet fjalë për një femër, pjesëtare të gjinisë më vulnerabël, më të lëndueshme. Një femër thirr kombin për të bërë kthesën U (U-turn), ndonëse mund të gurëzohet, mund të mbërthehet në kryq, e thotë të vërtetën në emër  të dashuria gjithënjerëzore, kosmike, ekumenike.

Ky prononcim është në veçanti i rëndësishëmnë këto kohëra të traumës globale, të një gjendjeje të jashtëzakonshme, kur siç do të shprehej Niçe duhet bërë rivlerësimin e të gjitha vlerave (umwertung aller werte), kur duhet të shkundemi mirë, të trazohemi, të rimerremi me veten, me relacionin tonë me të tjerët, me natyrën, me Zotin, me qenien në përgjithësi, kur duhet të marrim një rrugë të re, të ndryshme nga kursi që ishim duke ndjekur që sipas të gjitha kokave të mëdha “na shpie në humnerë të gjithëve”. Covid-19 vërtetoi se s’mund të bëjmë ballo në katin e sipërm të anijes në kohën kur ata të katit të parë po hapin një vrimë në të parin. E për të gjetur shpëtimin duhet të fillojmë të ndryshojmë frymimin tonë, mënyrën tonë të komunikimit, të jetesës. Në veçanti shkollarët duhet të jenë më të zëshëm. Meqë veten e perceptojnë si elitë, elitizmin e tyre duhet ta shprehin edhe me avangardizmin në ide konstruktive, në mbrojtjen e të vërtetës, e cila s’mund të relativizohet, sepse s’ka shumë të tilla. Mund të ketë shumë narracione, por vetëm një të vërtetë, të cilën na e tregon bonsensi, ndërgjegjja, “ligji moral në ne” që na mëson rregullin e artë dhe të argjendtë: “Sillu me të tjerët ashtu siç dëshiron të ata të sillen me ty, dhe mos ua bën të tjerëve atë që nuk dëshiron të ta bëjnë ty.” Lista e familjareve të regullit të artë mund të vazhdojë: “Trajtoji të tjerët në mënyrën që ata duan të trajtohen.” (rregulli i platintë);  “Duaji të tjerët siç e do vetveten.” (rregulli i dashurisë); “Vëre veten në këpucët e të tjerëve në mënyrë që të dish si t’i trajtosh etikisht” (rregulli i marrjes së rolit); “Ndjej dhe përkujdesu për vuajtjet e të tjerëve” (empatia).

Srbljanoviq, serbe me taban (siç tregon edhe mbiemri), ‘foli hakçe’ (FGjSSh), s’u bë rob i kontekstit. Ajo e tha dhe shpëtoi nga barra tredekadëshe që rrinte mes tjerash edhe mbi shpatullat e saj! Mirë vonë se kurrë! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
KRIZA/ Bota pas pandemisë, më e mirë apo më e keqe? Komentet e një kryediplomati

KRIZA/ Bota pas pandemisë, më e mirë apo më e keqe? Komentet e një kryediplomati

Mbaju Ije, Rikardi u shua!

Mbaju Ije, Rikardi u shua!

OBSH: Asgjë nuk fshihet nga asnjë prej anëtarëve tanë

OBSH: Asgjë nuk fshihet nga asnjë prej anëtarëve tanë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni