Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ali PAJAZITI: Fiat panis, brezat XXL dhe morali sportiv

by Te Sheshi
10/12/2015
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Ali PAJAZITI: Fiat panis, brezat XXL dhe morali sportiv

Para dy viteve, një mik na ftoi pas mbrojtjes së disertacionit të doktoratës në një restorant për të na gostitur me një drekë, dhe në mesin e mysafirëve më i privilegjuari ishte Mentori, drejtori i Institutit për Histori Nacionale, një maqedonas etnik ky i cili në mesin e bisedës shënoi një fakt interesant nga jeta jonë: “Babai im, sa ishte gjallë, kurrë nuk thoshte, ‘të hamë drekë ose darkë’, por, ‘të hamë bukë’ (Да јадеме леб!)”. Në kulturën tonë shqiptare janë të ngjashme fjalët: “Buk’ e kryp’ e zemër!” Kjo tregon se gjëja kryesore apo kulmore e kënaqësisë, kriter bazë i cilësisë së jetesës së brezave të shkuar, ka qenë të pasurit bukë, se buka ka qenë gjëja kyç, të tjerat luks… Miguel de Cervantes i jep bukës një peshë ndjesore në veprën e tij Don Kishoti: “Buka i pakëson të gjitha dëshpërimet”. Bibla shënon se buka është shtylla e jetës. Victor Hygo i përshkruan bukës te Të mjerët një status ligjor dhe moral në rastin kur Jean Valjean qe arrestuar dhe burgosur për shkak të vjedhjes së një copë buke.

Fiat panis, një thënie latine që do të thotë: “Le të ketë bukë për të gjithë!” Një reflektim prohuman që e vë theksin te një prej përbërësve elementarë të mbijetesës së njeriut: buka. Një porosi etike në kohën e krizës së madhe morale globale, kur vlerat janë kthyer përmbys, kur njeriu është shndërruar në një qenie zdërhallëse, egoiste, e azdisur, bukëshkalë, kurse konsumi për prodhim dhe prodhimi për konsumim janë bërë moto e jetës, kur secili merret me fatin e vet të jetës hiperdinamike dhe nuk mendon për tjetrin, për pjatën e tjetrit, për fqiun, për të uriturin e kudondodhur. Sot në botë, sipas UNCTAD-it, rreth një miliard njerëz janë të uritur. Në Korenë e Veriut kanë vdekur më shumë se një milion njerëz nga kriza ushqimore e mesit të viteve 1990. Sot 1/3 e fëmijëve koreanoveriorë vuajnë rëndë nga kequshqyerja, kurse 2/3 e popullsisë përballet me pasiguri kronike ushqimore. Afrikën Lindore e goditi në mesin e vitit 2011 një krizë masive ushqimore; uria e parë masive e shekullit XXI u shpall në Somali. Atëbotë, rreth 13 milionë njerëz ishin prekur nga mungesa e bukës në Somali, Kenia dhe Etiopi. Mali, Togo, Burundi Tanzania, Sierra Leone, Uganda… shenja të paujësisë e të pabukësisë. Po në Siri e Irak? Po arabo-sheikët që garojnë mes vedit në harxhime marramendëse milionadollarëshe? Mbreti Selman me 16 maunët e gjërave personale (vetëm për tre ditë) në G20, e me pagesë ditore mbi një milion dollarë në hotel Mardan?

Organizata Botërore e Shëndetësisë, që detekton sfidat shëndetësore me të cilat përballet bota, përfshirë HIV-in dhe mosushqimin, ka shpallur se obeziteti përbën një prej sfidave më serioze shëndetësore të shek. XXI. Një titull nga portalet e huaja është edhe ky: “Gjenerata XXL: A është ky skenari shëndetësor i Ditës së Fundit? (Generation XXL – is this the doomsday health scenario?)” Të dhënat statistikore flasin se në SHBA rreth 12 milionë fëmijë konsiderohen të trashë, të dhjamosur (obezë), numër ky që në 30 vitet e fundit është trefishuar. Në Britani obeziteti vret çdo vit nga 30.000 njerëz (Daily Mail). Në këtë vend, çdo i gjashti fëmijë konsiderohet obez. Çfarë dallimi, çfarë diskrepance ekononomike mes dy hemisferave, ç’hendek i madh, ç’telashe të çuditshme? Nga njëra anë njerëz që mundohen të kapen pas fijes së kashtës së mbijetesës, që luten për bukë, e nga ana tjetër njerëz që kanë probleme me peshën, me mbipeshën, që luftojnë që të shpëtojnë nga BMI-ja (Body Mass Index) mes 25 dhe 29.9, që konsumojnë sa s’bën, që paguajnë para të majme për dieta “natyrale”, “pa kufizime në ngrënie”, për tableta, që vizitojnë fitnes klubet e ndryshme për të gjetur apo kthyer linjat trupore, për t’u bërë “fit”!

Dhe ndonëse tabloja e hartës së vlerave njerëzore është shumë e zezë, prapëseprapë shfaqen raste të individëve që të ngjallin shpresën se ende jemi gjallë si specie, se ende ka ishuj të eticitetit, të kësaj armature që ende e mban ngrehinën tonë moderne në këmbë. Një shembull i tillë që bëri bujë pozitive ishte ai i futbollistit të Bayer Leverkusen-it, Çallhanogllu, i cili tregoi respekt ndaj ushqimit, ndaj bukës. Në ndeshjen kundër Schalke-s, ai vërejti në terren bukën e hedhur përtokë, e puthi tre herë dhe e nxori jashtë fushës për të mos e shkelur kush. Ky ishte një gjest që tërhoqi miradinë e opinionit publik gjithandej. Përmes këtij veprimi ai së pari injoroi sulmin që i bënë tifozët e ekipit konkurrent, duke treguar kështu durimin që u mungon shumë sportistëve dhe njerëzve në përgjithësi në epokën e stresit dhe të ngarkesës së madhe psikologjike, kur të gjithë në çast jemi të gatshëm të shpërthejmë. E dyta, ky djalosh tregoi përnderimin më të madh ndaj bukës, ndaj të varfërve, ndaj të mjerëve, ndaj të gjithë atyre që jetojnë në vende të fukarallëkut, ku buka është e para dhe gjithçka. Por shuplakën më të madhe etike ua dha të gjithë atyre që shpërdorojnë, që hedhin somunët a pjesë të tyre nëpër shportat e mbeturinave, që nuk e pëlqejnë atë, që i lënë pjatat plot pa ngrënë, që ushqimin e kanë dekor dhe prestigj, e jo përmbushje të një nevoje jetike. Gishtin në kokë për ne, për dasmorët dhe mysafirët që janë sebep i hedhjes së tonelatave nëpër fuçitë e mbetjeve. Lidhur me rastin e futbollistit në fjalë, janë prekëse fjalët e shkruara në rrjetet sociale: “Shpresoj që bukëhedhësit të kenë marrë një mësim/leksion nga Hakani!”, “Sa i turpëruar është ndjerë ato çaste personi që goditi me sanduiç!”. Një lajm i mirë nga mesi ynë, nga Kosova. Dy punonjës socialë të Qendrës Mediko-Psikoterapike “Labyrinth” nga Prishtina, e cila merret me parandalimin e abuzimit me drogat, me trajtimin e sëmundjes së varësisë, si dhe me parandalimin e infeksioneve që lidhen me injektimin e drogave, siç janë HIV-i, Hepatiti B dhe Hepatiti C, kanë marrë një iniciativë për të kursyer ushqime nga shujta e tyre; një pjesë të ushqimit e paketojnë dhe ua dërgojnë personave të uritur, që nuk kanë mundësi të ushqehen. Motoja: “Pak ushqim i kursyer nga ju do të thotë shumë për një të uritur!” Fiat panis! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Zëdhënësi i presidentit turk: Vetëm një e dhjeta e sulmeve ajrore ruse në Siri kanë patur në shënjestër ISIS-in

Zëdhënësi i presidentit turk: Vetëm një e dhjeta e sulmeve ajrore ruse në Siri kanë patur në shënjestër ISIS-in

Një mënyrë për ta bërë më të shpejtë iPhone tuaj

Një mënyrë për ta bërë më të shpejtë iPhone tuaj

Nis nxjerrja e eshtrave nga një varr masiv i zbuluar së fundi pranë Srebrenicës

Nis nxjerrja e eshtrave nga një varr masiv i zbuluar së fundi pranë Srebrenicës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni