Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ali PAJAZITI: Feja politike dhe feja tokësore

by te Sheshi
29/10/2017
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Ali PAJAZITI: Feja politike dhe feja tokësore

Feja është një dukuri primordiale dhe primevale e historisë së njerëzimit, sa arkaike aq edhe moderne, sa shpirtërore aq dhe materiale (sociale), e ndjekur nga pjesa dërrmuese e racës njerëzore, me ndikim në të gjitha rrjedhat sociale, kulturë, mënyrë jetese, doktrinë, lutje, sinbol, komunitet, politikë, e trajtuar shkencërisht, në veçanti nga shkencat sociale-humanitare, që mes tjerash kanë prodhur edhe dy terma që kanë zënë vend nëpër trajtesa, kumtesa, debate, shkrime akademike të sociologjisë dhe disiplinave të tjera. Ndër shprehjet e gjeneruara nga relacioni i fesë me shoqëroren janë edhe feja politike dhe ajo tokësore.  Në vazhdim do të zbërthejmë dy terma të rëndësishëm të sociologjisë së religjionit, njëri ngjizje mes politikës dhe fesë dhe tjetri që ilustron përbotësimin e fesë apo tokësimin e qiellores.

Feja politike (political religion) nënkupton ideologjinë politike me fuqi kulturore dhe politike të barasvlershme me atë të fesë, që ka shumë ngjashmëri sociologjike dhe ideologjike me fenë. Ky term disa herë trajtohet si sinonim i fesë civile, por megjithëse disa dijetarë e përdorin këtë term, disa të tjerë pohojnë se feja civile është diçka më e dobët, që funksionon më shumë si forcë shoqërisht unifikuese dhe thelbësisht konservatore. Për ta, feja politike është rrënjësisht shndërruese, madje edhe apokaliptike.

Togfjalëshi “feja politike” nganjëherë përdoret edhe jashtë fushës studimore, në kuptime të kundërta me atë sociologjik. Sidoqoftë ky togfjalësh shënon disa aspekte sociologjike të fesë, që mund të gjenden në disa ideologji shekullare. Ajo shpesh zë të njëjtën hapësirë psikologjike dhe sociologjike sikurse feja teiste, madje zëvendëson organizatat dhe bindjet ekzistuese fetare, gjë që cilësohet si “sakralizim i politikës”. Megjithëse mund t’i zëvendësojë strukturat dhe simbolizmin fetar ekzistues, kjo “fe” nuk ka asnjë element shpirtëror dhe teokratik të pavarur, është thelbësisht shekullare, e shfrytëzon fenë vetëm për qëllime politike, natyrisht nëse nuk e refuzon besimin fetar tërësisht. Si sinonime të fesë politike përdoren termat feja shekullare (secular religion) dhe feja laike (lay religion).

Ndër dijetarët e parë që e kanë shfrytëzuar këtë shprehje janë intelektualët dhe teologët protestantë dhe katolikë, si Luigi Sturzo, Adolf Keller, Paul Tillich, Gerhard Leibholz, Waldemar Gurian dhe Eric Voegelin. Ata e kanë ndërlidhur fenë politike me modernitetin, shoqërinë masive dhe forcimin e shtetit burokratik, e kanë cilësuar atë si “pikë kulmore të kryengritjes kundër fesë së Zotit”, si pseudofe, si fe surrogat, fe e manipuluar nga njeriu dhe si kundërfe. Feja politike besnikërinë ndaj entiteteve të tjera siç janë feja ose Zoti e sheh si kërcënim, liderët fetarë i merr si rrezik për autoritetin e saj. Për pasojë, të gjitha besimet fetare mbahen të shtypura ose ndalohen (rasti i shoqërisë shqiptare në periudhën 1945-1991).

Shpesh një sekt mund të konvertohet në fe shtetërore, kurse dogma dhe personeli modifikohen për t’iu përshtatur nevojave të partisë ose të shtetit. Shtypja e besimit dhe institucioneve fetare shkon krah për krah me doktrinën ateiste. Feja politike bazohet në mbjelljen e frikës tek popullata, duke ua shpëlarë trurin me përsëritjen e retorikës për rreziqet e mundshme. P.sh. në Korenë Veriore stërvitjet e avionëve theksojnë rrezikun e invazionit të mundshëm, në Kinë qeveria thekson rrezikun e jostabilitetit, stalinistët e kanë ruajtur gjendjen e panikut duke pohuar se konspiratorët trockistë e sabotonin Bashkimin Sovjetik, në Gjermani nazistët kanë fajësuar terrorizmin komunist, në Shqipërinë komuniste vazhdimisht është folur për revizionizmin, titizmin etj.

Feja tokësore (terrestrial religion) ose gjeocentrike është kundërta e fesë klasike qiellore (celestial religion). Quhet edhe fe jpteistike. Ndërsa në fenë klasike, e cila është tejtokësore (extraterrestrial), madhërohet diçka transcedentale, një fuqi mbinatyrore ose Zoti, në fenë tokësore anohet nga deifikimi i vlerave të natyrës profane, duke i përkufizuar ato si të shenjta, si hyjnore. Feja tokësore është proces ideologjik që gjen shprehje në situatat e pavetëdijshmërisë kolektive. Në fenë tokësore hyjnizimi është i rëndomtë: atributet hyjnore i vishen liderit, grupit etnik, shtetit, ideologjisë, historisë etj. Të tilla fe krijojnë zota të rremë, shfrytëzojnë elementet mitologjike. Ky lloj i besimit asnjëherë s’ia ka dalë që ta konkurrojë fenë e mirëfilltë dhe vazhdimisht është në pozitë mbrojtëse dhe inferiore. Si shembull shërben Santeria, botëkuptim ky që thekson rëndësinë e natyrës, të forcave tokësore të natyrës, që thotë se toka siguron gjithë atë që është e nevojshme për të jetuar një jetë të plotë, gjë që mundësohet nëse jetojmë në përputhje me natyrën. Disa shkojnë më tej dhe thonë se kozmopolitizmi është një fe tokësore ose rend hyjnor i shekullarizuar; scientologjia, komunizmi, kapitalizmi, transhumanizmi, laicizmi, nacionalizmi gjithashtu janë imazhe të fesë tokësore. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Maqedoni: BDI feston fitoren, por rezultatet në KZZ tregojnë për barazim në komunat shqiptare

Maqedoni: BDI feston fitoren, por rezultatet në KZZ tregojnë për barazim në komunat shqiptare

Hamilton shpallet arithmetikisht Kampion Bote në F1

Hamilton shpallet arithmetikisht Kampion Bote në F1

E dini se në cilat shtete përdoret më pak paraja cash?

E dini se në cilat shtete përdoret më pak paraja cash?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni