Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ali PAJAZITI: Diplomacia e muzikës si “vetëosmanizim”

by te Sheshi
12/10/2017
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ali PAJAZITI: Diplomacia e muzikës si “vetëosmanizim”

Këtyre ditëve, në konturet gjithëballkanike, ndër të tjera, shumë  u diskutua edhe vizita që presidenti turk Erdogan i bëri Serbisë dhe një rajoni të saj, Sanxhakut, gjegjësisht Novi (Jeni) Pazarit boshnjako-mysliman. Harku i bisedës sillej mes otomanofobisë dhe “filoturqizmit të rrejshëm”. Të dhënat e kombndërtimit serb flasin për një antiotomanizëm dhe antiturqizëm organik që është shënuar në të gjitha aspektet e jetës sociale, nga ligjërata publike deri te etno-serbi ordiner të cilit si turq i janë dukur jo vetëm turqit por edhe ato që quhen si “gjurmët osmane” në Ballkan, boshnjakët dhe shqiptarët (parulla vrastare në Bosnjë: “T’i zhdukim turqit!”). Sipas botëkuptimin akademik dhe politik serb, serbët kanë qene vasalë të Shtetit Osman nga viti 1389, gjegjësisht pas vitit 1459, kur ka rënë Smedereva, deri në vitin 1804, pra gjithsej 345 vjet (ose deri më 1867 kur ranë kalatë e fundit osmane). Fjalët kyç që përshkruajnë  perceptimin serb për osmanllinjtë janë “okupimi turk”, “barbarët osmanë”, që janë përcjellur edhe në historiografinë shqiptare duke u shndërruar në main-stream intelektual.

Madje në kulturën serbe është ndërtuar miti për “serbin e fortë” që nuk lejoi islamizimin dhe ruajti ortodoksinë kundër hordhive osmane. Në qarqet sllave, kohëve të fundit ka edhe qasje më ndryshe, më e butë, flitet për pushtimin në fillim dhe më pas për administrimin osman. Megjithatë, në përgjithësi, kultura serbe mbetet e mbrujtur nga premisa se robërimi i dikurshëm sot merr trajta të tjera, se konstantë thellësinore e mendësisë turke është dominimi me Ballkanin si dikur, kthimi në tokat e zotëruara dikur, osmanizmi ose neoosmanizmi si praktikë e politikës së jashtme. Në këtë drejtim janë shkruar edhe vepra si ajo e Darko Tanaskoviqit, “Neoosmanizmi: Doktrinë dhe praktikë e politikës së jashtme” (2013), që analizon sferat e interesit të elitës së re turke, nga Lindja e Mesme, Kaukazi dhe Ballkani.

Diplomacia ka disa segmente që njihen më pak sesa e përgjithshmja dhe një prej tyre është edhe diplomacia publike, ku bën pjesë edhe diplomacia kulturore, me mikro elementet si ajo futbollit, e muzikës etj. Studiuesi Milton C. Cummings thotë se “koncepti ‘diplomaci kulturore’ i referohet shkëmbimit të ideve, informacionit, artit dhe aspekteve të tjera të kulturës mes kombeve dhe pjesëtarëve të tyre duke u kujdesur për kuptimin e ndërsjellë mes tyre. Vizita e Erdoganit në Beograd shënoi një akt interesant, që theu shumë klishe të ngulitura në kokat ballkanasve. Para së gjithash theu vetëbesimin serb, lëkundi konceptin për antiturqizmin te serbët dhe te të tjerët, nxori në shesh diçka nga subkoshienca serbe, “adhurimin e zotëriut të dikurshëm”. Ministri i punëve të jashtme, Ivica Daçiq, përmes metaforës së “Osman Agës”, i trazoi tezat dhe opinionin publik serb por edhe më gjerë.

Në fakt, repertori i Daçiqit përfshiu edhe një këngë boshnjake (“Miljacka” – H. Beshliq), por mesazhi “më efektiv” ishte përmes këngës turke, në thelb sefarade, kënduar nga ikanakët hebrenj që gjetën strehë në hapësirat e shtetit osman, në origjinal “en Calador”, që më pas është shndërruar në një këngë rumeliase (ballkanike) që flet për një të ri të dashuruar në vajzën e Osman Agës, Safijen. “Osman Aga” në Topçider ishte e papritura, një shund diplomatik që krijoi shtimung për mysafirin turk, duke kaluar atmosferën diplomatike në një ndejë të relaksit. Thua vallë, Serbi u shndërrua në Safije e Turqia në Osman Agë?

Lidhur me këtë veprim të pazakontë në qarqet diplomatike, interpretimet në Serbi ishin nga më të ndryshmet: “Katastrofë kulturologjike. Turp dhe injorancë”, “Katundar i thjeshtë, primitiv, njeri që 30 vite shkatërron gjithçka normale dhe e hijshme në Serbi, njeri pa manire dhe pa dije diplomati, Slloba i vogël”. Pjesa dërrmuese e politikanëve vendas shfaqën reagime me nota proteste. Deputeja Jerkov mes tjerash u shpreh së Daçiq “në këtë mënyrë e nënçmon shtetin dhe veten. Nuk e di pse mendon se një gjë e tillë shtë simpatike?”, kurse Jovanoviq e ka cilësuar atë si këngëtar kafenesh, që vërteton se Serbia shumë më pak i përngjan një shteti, kurse shumë më tepër një kolonie.”

Pati edhe cilësime si “degradim i postit dhe i Serbisë, në vend që të sillet si ministër, sillet si zbavitës” (Kostresh), madje pati edhe krahasime me valltaret orientale. Do shënuar edhe kualifikimet që e lavdëronin si njeri që e shpëton diplomacinë dhe politikën nga ngurtësia dhe kollarja (Mërkonjiq). Sulmeve të opinionit iu përgjigjj presidenti Vuçiq që tha ishte se kohërat kanë ndryshuar, se “nuk jemi në vitin 1389, siç mendojnë disa, por në vitin 2017. Duam marrëdhëniet sa më të mira me Turqinë, raportet tona janë të rëndësishme për interesat dhe ardhmërinë e Serbisë”. Dhe Erdogani mikpritjen e ktheu me pohimin se “Turqia dhe Serbia ndonëse nuk kanë kufij të përbashkët konsiderohen fqinj, e sekreti i kësaj qëndron në lidhje e afërta gjuhësore, arkitekturore, gastronnomike, kulturore etj”, se “popujt e Ballkanit kanë nevojë për paqe, dashuri, respekt dhe bashkëpunim në mes veti e jo për luftëra, lot e vuajtje”.

E gjithë kjo bujë që u ngrit mund të cilësohet si një debat ordiner dhe cirkular për këtë gjeografi, kurse shpjegimet shtetare thonë se “efekti Osman Aga”  është një akt konform thënies së famshme se s’ka armiq të përhershëm, se ka vetëm interesa të përhershëm, se pragmatizmi është më i fortë se ndjesia etnocentriste dhe puriste, se folklorizmat nacionalistë nuk shpien askund në epokën e globalizmit. Një interpretim më psikologjist thotë  se njerëzit kanë nostalgji për të kaluarën e vet, dhe atë e shprehin në një moment të transit, kur del në shesh nënvetëdija dhe gjëja e vetështypur nga jashtësia kulturore. S’duhet harruar se muzika është mekanizëm i fuqishëm për vetëshprehje, për aktivizëm social dhe diplomaci publike, për paqe ndërhumane. Në rastin Daçiq ndodhi fenomeni interesant, të cilin do ta mbiquanim “vetëosmanizimi” apo “riorientalizimi”. Ndoshta ekstaza mund të shpjegohet edhe përmes, 200 bizneset e reja, 12 marrëveshjet dhe 5 miliardë dollarët e synuar nga shkëmbimet mes këtyre dy shteteve? /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Sekretet e “Vilës së Vettingut”: punimet e fshehta në ish-godinën e Lidhjes së Shkrimtarëve ku u xhiruan mbërtheckat e Pangos

Sekretet e “Vilës së Vettingut”: punimet e fshehta në ish-godinën e Lidhjes së Shkrimtarëve ku u xhiruan mbërtheckat e Pangos

Slavko Simiç i “Srspska”-s: pajtimi serbo-shqiptar, bosht i paqes në rajon

Slavko Simiç i “Srspska”-s: pajtimi serbo-shqiptar, bosht i paqes në rajon

Zbardhen vendimet e KLD: dhuna në familje, kalojnë në sitë urdhërat e mbrojtjes

Policia e arrestoi pasi gjeti 5 tonë drogë: gjykata e liron nga akuzat, KLD nis hetimet...

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni