Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ali PAJAZITI: Benetton Revolucioni

by Te Sheshi
09/05/2016
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Ali PAJAZITI: Eurobasketi dhe etnofashizmi

Më tepër se për një muaj në Maqedoni po shënohet një rebelizëm popullor kundër pushtetit aktual të kriminalizuar, që dita-ditës po thellohet në fushën e rërës së gjallë, të përgatitur e kultivuar nga vetë protagonistët e politikës ultranacionaliste, shoviniste, siteokratiste, tajkuniste (VMRO-DPMNE), e nga konformistët e kapur shqiptarë (BDI dhe PDSH), inertët tanë politikë  që këtë vend po e largojnë nga kursi i ndërtimit të një mirëqenieje dhe satisfaksioni social, që për çdo ditë po e shmangin nga objektivat e mirëfillta utilitare. Hapi i fundit, ai nga presidenti marionetë Ivanov, që përmes abolicionit shkeli në mënyrën më flagrante ligjin dhe normat e shtetit të së drejtës, duke i falur kriminelët zgjedhorë dhe shumë individë e grupime të tjera, që në kushte normale penalizohen konform kornizës juridike, ngriti tensionin edhe më tepër në këtë shoqëri të stresit masovik. “S’ka drejtësi, s’ka paqe!” Kjo është parulla e formë së protestës, apo revolucionit, që po ndodh në këtë hapësirë ballkanike të quajtur Maqedoni.

Sociologu i mirënjohur Anthony Giddens shprehet se termi revolucion bazohet në tre elemente, të konstatuara nga studimet dhe teoritë e ndryshme të revolucionit. Sipas tij, që një lëvizje shoqërore të quhet revolucion duhet të jetë, a) lëvizje masovike shoqërore, b) një proces që do të shpjerë në ndryshime/reforma fundamentale dhe sistemike, dhe c) që përfshin edhe shfrytëzimin e kërcënimit dhe dhunës. (Tziarras, 2011) Ai më tej thekson se ata të cilët pretendojnë të vijnë në pushtet duhet të jenë më kompetentë sesa establishmenti potencialisht i përmbysur, e në të njëjtën kohë duhet të jenë në gjendje që t’i jetësojnë disa nga synimet e tyre nismëtare. Nga ana tjetër, revoltat janë të shkallës më të ulët, ato zgjasin më shkurt dhe kanë rezultate më të kufizuara sesa revolucionet. Shkurt e shqip, mund të themi se revolucionet janë të shkaktuara nga nevoja për të ndryshuar një realitet të caktuar sistemik. Tilly (1995) bën dallim mes revolucioneve sociale ose politike (si ai amerikan) dhe atyre në të cilët dhuna është e pashmangshme, si ato të Europës Lindore (p.sh., revolucioni i kadifenjtë). Ekziston dhe një term i rëndësishëm, që flet për trazirat dhe lëvizjet sociale: padëgjueshmëria sociale. Term ky i përdorur për herë të parë nga Henry David Thoreau (1849), sipas të cilit, qeverisje më e mirë është ajo që më së paku qeveris. Sintagma e fundit nënkupton kryengritjen paqësore kundër autoritetit pushtetar, veprimin e refuzimit të respektit ndaj pushtetit, një formë të sjelljes pa përmbajtje të dhunshme, aktualizimin e një debati, të kundërtën e rebelimit, grushtshtetit dhe revolucionit. Padëgjueshmëria qytetare nuk duhet të jetë e paarsyeshme, arbitrare dhe egoiste; ajo duhet të nxitet nga motive etike dhe politike. Është një metodë kundër padrejtësisë, ku protestuesit nuk duhet të fshehin identitetin, që shfytëzohet pasi të jenë konsumuar të gjitha rrugët legale; një thirrje e ndërgjegjes publike, një porosi.

Cilës kategori i përket kjo që po ndodh në Maqedoni ? Më afër padëgjueshmërisë qyetare. Realizuesit e platformës “Protesoj” po shtyjnë një shprehje interesante, revolucioni i larmë, laraman, revolucioni shumëngjyrësh, të cilin ne në mënyrë simbolike e kemi pagëzuar “Benetton Revolucioni”, që nënkupton bashkimin e të gjitha ngjyrave, zërin e përkatësive të ndryshme etnike, fetare, klasore, botëkuptimore e intelektuale që gravitojnë në këtë vend. Pagëzimi është i veçantë, ngërthen inkluzivitetin, qytetarinë, publikun, grigjën e pezmatuar karshi regjimit iliberal, kundër putinizimit, kundër artificializmit urban, korrupsionit, padrejtësisë, presidencializmit parodik, autoritarizmit dhe partitokracisë, kundër kidnapimit të shtetit nga një klikë partiake që ka poltronizuar administratën, që terrorizon mediumet, që e çon anijen drejt fundosjes. A ia ka dalë që të jetë përfshirës ky revolucion i rrugës? Përkundër dilemave shqiptare, protestat psikologjikisht na përfshijnë dhe ne, ndonëse pak marrim pjesë numerikisht. Partitë pushtetare shqiptare në mënyrë të hapur refuzojnë antivmroizmin e qytetarit, opozitarit, më aktual, por sikur të padefinuar 100%, deri në fund, rreth këtij momentumi, kur “ndodh qytetari”, kur guri veçmë ka filluar të lëvizet nga vendi, kur shënohet një gjendje e mendjes për drejtësi. A është ky revolucion vëllazërim-bashkim i ringjallur sërish, meqë partia kyç e organizmit (LSDM) është majtiste? Jo. Është një kulturë e re që po ngjizet tek ne: kultura e qytetarisë, shoqëria qytetare, koncept ky të cilin VMRO-izmi e refuzon prerazi, sepse ka një koncept etnocentrik, rusofil dhe pansllavist. A është konspiracion i fuqive globaliste kundër vendorizmit? Në fakt është një frymë për t’i dhënë fund sulltanizmit dhe miniputinizmit. Ngjyrat e hedhura mbi objektet e Shkupit të bastarduar simbolizojnë tendencën për të kthyer kryeqytetin, për ta zhbarokizuar atë, për ta kthyer agorën e dikurshme, që është bërë hapësirë e gazit të botës. Shumëngjyrëshe u bënë gjyqi kushtetues, heroi mbi kalë (shtatorja e Aleksandrit të Madh), ura (Makedonija) me parmakët më të shtrenjtë në vend (1.2 milionë euro), pseudo-Porta Triumfale, ministritë, televizioni publik (MRTV), me shënimin “është e qytetarëve”, me fjalët e një të reje para Kuvendit, “Mirë se erdhëm në shtëpi”, me grafitet “Mafia-Abolicia”, me transparentet, “Ta mbrojmë kushtetutën nga Gjykata Kushtetuese”, “Qëndrim, jo frikë!”, “Polici gjithkund, drejtësi askund!”, me pohimet, “Jo skenar ukrainas, por islandez!”. Protestuesit thonë se laramania revolucionare do të vazhdojë përderisa presidenti të mos japë dorëheqje, përderisa të mos tërhiqet abolicioni dhe përderisa PSP-ja të mos i nxjerrë në pah të gjitha kriminalitetet dhe kriminelët. Deri atëherë do shiten shumë kova me ngjyrë, brusha, shumë ballonë e injeksione, mjete spërkatëse. Punë sa të duash për Hemmax, Kraft, Dyo, Caparol, Belinka, Јub, Jupol, Zorka!

Çdo gjeneratë ka revolucionin e vet. Siç shprehen organizatorët e këtij revolucioni të iniciativës qytetare joformale, ПРОТЕСТИРАМ #PROTESTOJ, qytetaria e mobilizuar nuk është “grigjë” a “kope”, por marsh i qytetarëve të vetorganizuar, me qëndrim të ndërtuar për ngjarjet politike, në luftë për ndryshime cilësore në shoqërinë tonë. PROTESTOJ janë qytetarë me emër e mbiemër, jo numra fletoresh dhe listash komitësh partiakë. Nga ana tjetër, i kemi anonimusët e rrëfimit në vijim. Një gazetar me nam më tregoi para disa ditëve një ndodhi të cilën e kishte dëshmuar in vivo në rrugët e Shkupit: një kontraprotestues, ithtar i pushtetit dhe i sanduiçeve partiake, i sjellë në kryeqytet me njërin nga autobusët e organizuar për të bërë kallaballëk antiopozitar, i mahnitur nga mjedisi urban ku me gjasë po shkilte për herë të parë, kishte klithur plot entuziazëm: “Ja, të thashë, kjo është Salla Universale të cilën e kam parë në TV!” I shkreti vërtet kishte dalë fitimtar: një hamburger, një lëng, dhe kënaqësi e shkeljes së “metropolës”.  Antiprotesta dhe protesta. Dy antipodet. Statukuoizmi dhe dekadenca përkundër ndryshimeve, reformave. Monizmi kundër pluralizmit. Njëngjyrshmëria përkundër shumëngjyrshmërisë, që reflekton:

Paqe ngjyrëjeshile.

Vetëdije të thellë dhe liri me kaltërsi qiellore.

Pasion të kuq.

Gëzim ngjyrëportokalli.

Dritë të verdhë.

Paqe të bardhë!

Harmoni mozaiku.

“United Colors of Benetton”

Viva la revolucion!

/tesheshi.com/  

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Lista e ushqimeve që nuk duhet t’i fusni në frigorifer

Lista e ushqimeve që nuk duhet t’i fusni në frigorifer

Anulohet miratimi i nisjes së procedimit ligjor të presidentes braziliane

Anulohet miratimi i nisjes së procedimit ligjor të presidentes braziliane

Kisha protestante në Terstenik të Drenasit do të ndërtohet;  ja mënyra e dyshimtë e sigurimit të truallit pas lejes për hotel

Kisha protestante në Terstenik të Drenasit do të ndërtohet; ja mënyra e dyshimtë e sigurimit të truallit pas lejes për hotel

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

15/05/2025
Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

15/05/2025
Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

15/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni