Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Aleksandër Çipa: Mbi greqishtqarët e Himarës

Analiza e një pilurioti: ç’përfaqësojnë ata që protestojnë për Belerin

by te Sheshi
14/08/2023
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Aleksandër Çipa: Mbi greqishtqarët e Himarës

Shpellat në Lukovë, janë një ndër plazhet më detpastër në Bregun e Rivierës apo në Rivierën e Bregut jonian të Shqipërisë, në teritorin e bashkisë Himarë. Është tash e prej disa kohësh dhe sipas gjasave, pandryeshmërisht dhe për të ardhmen, një ndër plazhet e Europës, ku raporti mes pushuesve vendas dhe atyre të huaj, po zhbëhet në favor të të huajve.

Dy vite më parë, në shezlonget e lokalit La Onda ishin me shumicë emigrantët e Bregut. Prej dy vitesh, nuk janë më ata. Janë shumësisht të huaj; italianë, spanjollë, britanikë, gjermanë, pushues nga skaje të ndryshme të vendit, një ditorë ose dy e tre, të ardhur nga skaje të ndryshme të vendit. I përjetojmë të gjitha,- thotë kamarieri: Pakënaqësitë, ankesat, lëvdimet, kërkesat, sugjerimet, krahasimet, propozimet dhe sidomos pasthirmat: Ah ta kishim ne këtë plazh!

Kjo e fundit, ka lidhje thjesht me pretendimin e të huajve ndaj kulturës së administrimit dhe shërbimit. Në Shpella, çmimet nga viti në vit janë aspekti më i lëvizshëm. Kjo i ka shtyrë në inatin e refuzimit vendasit e kësaj zone. Para njëzet vitesh ata kishin fanatizmin e moslejimit të të huajve të laheshin në këto gjire. Tashmë lokalet ( bare-restorante, parkime dhe hapësira shezlongjesh janë të gjitha në administrim nga jobanorë të Lukovës. Të gjithë nga Tirana e lart.

Ndërsa një ditë u ndodha këtu, në Himarë kishte një protestë të vogël në gjuhën e vendit fqinj, Greqisë. Është e njohur arsyeja. Organizata e minoritetit grek proteston për një arsye politike që nuk duhej të ishte e tillë. Ose më saktë, për një person politik që e zvogëlon Himarën sa një hall dhe rast etnopolitik të përkohshëm dhe të riciklueshëm jo për histori, por për përplasje mes të tjerësh jashtë saj. Himara nuk është më Himarë! Në Spile, (lagjia qendrore e qytetit të Himarës), gati vit pas viti në një, ose maksimum tri ditë në vit, grekofilët bëjnë ose nga një tubim ose ndo një protestë. Mjafton vetëm kaq që mediat e Tiranës t’i pasqyrojnë sipas parimit të diskriminimit pozitiv dhe mediat e Athinës në mënyrën më proporcionale të shkeljes së të drejtave të pakicës.

Një pakicë e paqenë dhe e paformalizuar në historinë shtetërore dhe atë parashtetërore, por e bërë në tranzicionin postkomunist dhe e pranuar prej segmenteve dhe individëve të korruptopolitikës shqiptare si dhe të investimit shumëformësh të shtetit grek, ndërkohë. Një pakicë që ndahet pakthyeshmërisht nga trupi i shumicës natyrale etnike shqiptare, si gurëzat dentare nga trupi natyral, për t’u asimiluar dhe marrë tashmë identitetin e popullsisë fqinje me ne. Në Ballkan rëndom ndodh ndryshe, por në Shqipëri, vijueshmërisht mes normales dhe anormales nuk ka më dallim. Madje anormalja është hiseja funksionale e së përditshmes normale.

Emigrantët protestues, të ardhur qëllimisht për protestën në greqisht, konsiderueshëm nuk pritën të festonin në vendlindje as ditën e Shën Mërisë, një festë fetare me traditë në këto brigje edhe pse kanë trashëgimi potenciale fetare(!) U kënaqën që ishin disa kamera të televizioneve greke dhe ikën… Ikën, duke thënë se do jenë prapë kur të ketë zgjedhje dhe t’i sjellin…

Ikin, duke u shfaqur përherë e më tepër shqipe-harruar. Idealistë dhe naivë. Naivë se kujtojnë se po bëjnë sakrificë për një vend dhe atdhe, në të cilin nuk projektojnë as të sotmen, as të nesërmen e as të ardhmen e tyre. Greqishtqarët e Himarës, përherë e më të larguar po bëhen me truallin e tyre. Kanë një inat patologjik me shtetin dhe qeverisësit shqiptarë dhe natyrisht kanë arsye plotësisht të mjaftueshme për këtë, kur bëhet fjalë për truallin dhe disa të drejta atipike që ka pasur dhe duhej të mishëronte krahina shqiptare e Himarës. Paradoksalisht në këtë kohë, kanë prirje dhe një lehtësi të madhe për shitjen e pronave dhe trojeve të të parëve të tyre.

Shtojnë përditshmërisht një kronikë me sherre dhe konflikte pronësore mes tyre dhe më së shumti, brenda kurorave familjare. Të tilla ndjekin prej vitesh edhe me banorë himariotë- bregas të të njëjtit entitet fetar dhe krahinar, si dhe me të ardhurit para dhe pas viteve ’90-të. Kjo zonë është me shifrat dhe treguesit më të lartë të transaksioneve pronësore në raport jo vetëm me Shqipërinë, por në krahasim me rajonin. Ata që u mblodhën pak, sot në Spile, gati dhjetë-njëzetë vite më parë, po fusnin në sherr Shqipërinë dhe Greqinë për një shkollë greqisht që aktualisht ka më pak nxënës se dritare. Një shkollë shumë e re në brendësi të kalasë mijëravjeçare me portikë dhe kisha arbërore mesjetare me dy krena…

Por Spileja nuk ka qenë para viteve 1930. Kalaja ishte. Në kalanë e Himarës ka pasur qëndresa, por jo tubime rishtare. Në Shpella, pushuesit vendas këtë vit janë më pak, ata të ardhur nga disa shtete të Europës Qendrore janë shumë e më shumë… dikur Kalaja e Himarës e jepte me qira flamurin e saj. Sot në Spile kishte disa flamuj portativ të sjella nga vendi fqinj. Natyrisht i përhershmi është aty.

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Një kandidat allasoj për president

Një kandidat allasoj për president

Policët tanë idealë: realja e promovuar teatralisht nga qeveria

Policët tanë idealë: realja e promovuar teatralisht nga qeveria

Ylli Manjani, ky delirant!

Ylli Manjani, ky delirant!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni