Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Albinot MALOKU: Sqarim prof. David Philips se kush e kërcënon Kosovën

by te Sheshi
16/05/2018
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Albinot MALOKU: Sqarim prof. David Philips se kush e kërcënon Kosovën

Disa ditë më parë, në vazhdën e mendim-dhënieve se cili është kërcënimi që po i kanoset Kosovës, kontribut në këtë drejtim dha edhe një njohës jo aq i dobët i çështjeve politike. Ju mund ta merrni me mend se bëhet fjalë për profesorin e njohur David Phillips. Në një intervistë televizive ai tha se Turqia është një kërcënim i drejtpërdrejtë i Kosovës. Ky konkluzion bashkë me përfundime të tjera, në esencë të artikuluara prej kohësh nga profesori Phillips, nuk përbëjnë diçka të re për ne. Konsideroj që ja vlen t’i ndihmohen njohësit që vërtetë t’i di e t’i njoh cilat janë kërcënimet e vërteta për Kosovën dhe qytetarin e saj.

Viteve të fundit shtetin e Kosovës e kanë përcjellë shumë zhvillime negative. Këto zhvillime dalin me qenë ato që po i ngrijnë shpresat e pakta që lidhen me nevojat për ndryshime të domosdoshme. Asnjëra nga këto zhvillime negative nuk ndërlidhet me faktorin të cilin profesori e nxori si kërcënimin e vërtetë. Këtë ngrirje të shpresave, thënë më së buti, e ka krijuar politika e paudhë vendore e cila në vazhdimësi është duke e rënduar qytetarin dhe shtetin e Kosovës. Profesor Phillips, në një nga vështrimet e mija, sistemin aktual politik me të cilin funksionon Kosova sot, e kam emëruar si “ndërkombëtarokraci”. Ky është një sistem politik i atillë që s’mund ta definojë qartë as teoria më e avancuar e shkencave politike. Ky pra, është sistem politik i një vendi të caktuar, i cili udhëhiqet nga ndërkombëtarët, përmes garniturave politike vendore. Fondamenti i problematikës qëndron tek mungesa e një klase a garniture politike, e cila siç keni thënë ju, do të duhej t’i shërbente shoqërisë. Po profesor, pajtohem me ju se është një shqetësim i thellë kur politikanët në Kosovë marrin urdhra nga politikanë të vendeve të tjera, e nuk i dedikojnë energjitë e tyre për ta ndryshuar gjendjen në të cilën ndodhet qytetari i saj, duke i shërbyer kërkesave e urdhrave të popullit.

Bashkëpunime të fshehta mes politikanëve të Kosovë dhe homologëve të tyre të jashtëm ka dhe ka pasur. Dhe po, pajtohem me ju se këto lloj bashkëpunimesh janë krejtësisht të papranueshme dhe se të njëjtat kërkojnë hetime të thella. Profesor, ky bashkëpunim i cili kryesisht është prezantuar si “në koordinim me faktorin ndërkombëtar”, “në frymën e Kosovës Evropiane”, “në koordinim me Brukselin e Uashingtonin”, ka ditur të prodhojë edhe gjendje të cilat kanë shkuar në dëm të këtij shteti që ju e cilësoni si të dobët. Para se të flasim e informojmë për disa çështje profesorin, dua t’ia rikujtojë se në vazhdimësi kam rekomanduar që Kosova si shtet i pavarur dhe sovran që është, nuk do të duhej të lejonte që të merrej nëpërkëmbë nga askush, e më së paku nga lloj-lloj drejtorësh të programeve të ashtuquajtura paqësore.

Le të jemi të qartë për faktet. Turqia jo vetëm se ishte një ndër vendet e para që e njohu Kosovën, por ajo në vazhdimësi, qoftë para 17 shkurtit të 2008 ose pas, ka qenë mbështetëse e Kosovës dhe e popullit të saj. E jo vetëm administrata e presidentit Erdogan ka treguar interesim e kujdes për Kosovën dhe qytetarin e saj. Sot, lehtësisht mund të thuhet se Republika e Turqisë ishte, është e do të jetë një mike e shkëlqyer e Republikës së Kosovës, e assesi ajo çfarë thoni ju.

Pash që keni pyetur sesi është e mundur që Turqia arrin të kontrollojë dhe të operojë aeroportin dhe rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike të Kosovës? Kësaj pyetjeje që reflekton mosdije nga ana juaj, vet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dha përgjigje. Ka një çështje që profesori nuk qenka i informuar kur pyet për ryshfete. Po profesor. Problematika e korrupsionit e ryshfetit është kërcënim e tejkaluar kërcënimit për të ardhmen e Kosovës.

E për më keq, edhe pse lufta kundër këtij kërcënimi paraqitet si kusht edhe nga Bashkimi Evropian, politikanët në Kosovë nuk janë duke konkretizuar asgjë. Për pasojë qytetari i Kosovës vazhdon të jetë më i izoluari në botë. Profesor Phillips, politikanët e vendit tim nuk janë shërbëtorë publikë të popullit të Kosovës, por veprojnë në emër të birit e të dreqit, por pa e kryer punën për të cilën janë të thirrur.

Profesor, sa për informimin tuaj, organizata qeveritare e jo-qeveritare nga më të ndryshmet e ndihmojnë dhe veprojnë në Kosovë. TIKA që ju e keni përmendur nuk rindërton vetëm objekte të arkitekturës vendore, por ajo ka mbështetur dhe mbështet shumë projekte të cilat drejtpërdrejt e prekin interesin publik dhe qytetarin. Investime ka pasur në bujqësi, shëndetësi, art, kulturë, sport dhe fusha të tjera. Çdo ndërlidhje tjetër e angazhimit të kësaj organizate qeveritare turke në Kosovë, është hiq më pak se hipokrizi profesor.

Profesori paska thënë se i paskan thënë që agjencitë turke të zbulimit kanë një rrjet agjentësh në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën. Profesor, në Ballkan, pra edhe në Kosovë, ka lloj-lloj agjencish të zbulimeve, ka rrjete agjentësh që ndjekin interesa nga më të ndryshmet, e që fatkeqësisht, nuk i shërbejnë vendit tim. Ndonëse qytetarëve po vijojnë të ju ngrihen shpresat, jam i bindur profesor se Kosova do t’i tejkalojë edhe këto probleme shumë të këqija. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Një gotë kos mban larg astmën, artritin e obezitetin

Një gotë kos mban larg astmën, artritin e obezitetin

Netanjahu përligj masakrën në Gaza: fajin e ka Hamasi!

Netanjahu përligj masakrën në Gaza: fajin e ka Hamasi!

Edi Rama, presion BE-së në Euronews: hapja e negociatave për ne, çështje “jetë a vdekje”

Edi Rama, presion BE-së në Euronews: hapja e negociatave për ne, çështje “jetë a vdekje”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

20/05/2025
Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

20/05/2025
Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

20/05/2025
Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

20/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni