Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Albina FERKO-NANAJ: Për një politikë bamirëse, jo për bamirësi politike

by te Sheshi
29/12/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Albina FERKO-NANAJ: Për një politikë bamirëse, jo për bamirësi politike

Të gjithë i kemi të gjalla në mendje skenat e paharrueshme aktoriale të filmit “Lulëkuqe mbi mure”. Një jetimore, një kujdestar i pashpirt dhe cinik dhe bamirësit e pispillosur italianë, pushtuesit që mbanin me bukë jetimët e përvuajtur, shtresën simbol të mjerimit shqiptar. Dhe sidokudo, pushtuesit italianë, përfaqësues të një qytetërimi të vetëkonsideruar të epërm, u takonte të përkujdeseshin edhe për imazhin e tyre , për marrëdhëniet me publikun, apo PiAr-in, siç e emërton trendi i sotëm, në mënyrë që të përcillnin fytyrën e një vendi human, që përhapte mirësi dhe dinjitet. Mirëpo, pavarësisht propagandës, të gjithë i dimë krimet e shëmtuara dhe rrënimin që mbolli fashizmi, bashkë me shumë izma të tjerë që u pollën nga mendjet e liga të njerëzimit.

E bëra këtë hyrje, sepse ditët e fundit të 2016-ës ngjajnë njësoj si skenat e këtij filmi, por tashmë të përthyera në realitet, nga një kastë aktorësh hipokritë, por edhe mediokër, krahasuar me të mëdhenjtë e kinematografisë shqiptare që aktorjnë tek “Lulëkuqet mbi Mure”. Sigurisht që si në filmin në fjalë, nga pas fshihet një regji e tërë, me mjeshtra të PR-it, me përpunues të opinionit publik, skenaristë, por edhe me teknikë, montazhierë, fotografë. Një sipërmarrje e tërë njerëzish, kostot e punës së të cilëve ia tejkalojnë me disafish çikërrimave që shpërndahen për bamirësi. Cinizëm i pastër, nëse mbajmë parasysh se nga këto para dhe ndihma mund të kishin përfituar shumëfish njerëz, nëse qëllimi do të ishte vërtet bamirësia, dhe jo propaganda.

Dhe aktor kryesor në këtë shfaqje të dobët, nuk mund të mos shfaqej kryeministri shqiptar, që pasi përvetësoi rolin e babagjyshit të Vitit të Ri, filloi të shpallte si dhurata të qeverisë, ato që në fakt janë detyrime të çdo shteti normal, ndër të cilat do të radhisja edhe shpërblimet e fundvitit, që meqë ra fjala u parashikuan vetëm për pensionistët, ndërkohë që segmente të tëra të administratës, përfshi mjekët, policët, mësuesit etj, me sa di nuk përfituan gjë, paçka detyrimit për një pagë të trembëdhjetë. Për të mos pëmendur përfituesit e legalizimeve, apo dëmshpërblimet nga përmbytjet që gjithashtu po trajtohen si dhurata fundviti, të realizuara falë dhembshurisë dhe zemërgjerësisë së qeverisë dhe jo si të drejta ligjore të personave që i përfitojnë, dhe që mospërmbushja nga qeveria e mëparshme, për çka u dënua edhe me votë, nuk mund t’i shndërrojë në bonuese të qeverisë aktuale.

E megjithatë kryeministri, falë edhe shijeve, etikës dhe finesës së tij prej piktori, mbetet sërish aktor ku e ku më i mirë se shumë të tjerë poshtë tij, si ministra, deputetë (përfshi edhe të opozitës), por edhe kryetarë bashkish, që gjithashtu të përfshirë nga ethet e zgjedhjeve të ardhshme, dhe në mungesë të një bilanci vjetor pozitiv me të cilin të paraqiten ballëhapur përpara shqiptarëve, po përpiqen të miklojnë shtresat më vunerabël, që fatkeqësisht përbëjnë shumicën në këtë vend, me dhurata kryesisht në ushqime, për të kaluar edhe ata barkngopur ndërrimin e viteve. Pjesë e kësaj koreografie sigurisht që janë dhe amnistitë, faljet, shuarjet e detyrimeve të shumë hallexhinjve që kanë mbajtur mbi supe peshën e shpërndarë shproporcionalisht të reformave të ashtuquajtura shtetbërëse të kësaj qeverie.

Dhe në fund, ajo që të gjithëve duhet të na shqetësojë është se pengmarrja e rolit të bamirësve nga ana e politikanëve që s’kanë guxuar njëherë të ngrenë zërin për interesat e qytetarëve, madje edhe në raste flagrante, po e shndërron edhe bamirësinë në diçka të rëndomtë, po e përdhos dhe njollos konceptin e saj, si dhe po zhvleftëson shumë nisma, lëvizje, apo njerëz që e ndjejnë vërtet bamirësinë dhe bëjnë vërtet bamirësi, jo njëherë në vit, por çdo javë apo çdo ditë. Sepse abuzimi politik me bamirësinë, nëse rezulton një eksperiment i suksesshëm, rrezikon të shndërrohet në model për çdo aventurier dhe sharlatan që dëshiron të përfitojë politikisht përmes saj.

Në dy religjionet kryesore, atë islam dhe të krishterë, që me të drejtë mund të konsiderohen themeluese të bamirësisë, nxitja e vazhdueshme për të dhënë shoqërohet edhe nga paralajmërimi permanent për të qenë të kujdesshëm, për të mos abuzuar me bamirësinë, për të mos synuar përmes saj përfitime tokësore. Shembulli që e përmbledh të gjithë këtë filozofi në mënyrën më të bukur është thënia e Profetit Muhamed se nga të shpëtuarit në botën tjetër është edhe një person “që ka bërë bamirësi aq fshehtë, sa dora e tij e majtë nuk e ka ditur çfarë ka dhënë dora e tij e djathtë.” Sepse bamirësia e vërtetë është ajo që bëhet për hir të Zotit, e zhveshur nga çdo interes, nevojë apo përfitim, nga çdo kundërshpërblim. Bamirësia është akti më intim që njeriu mund të ndërmarrë, akti që mbetet veç mes tij dhe Zotit. Dhe kjo s’mund të ndodhë për sa kohë politikanët rrethohen nga dhjetra kamera, duke vënë në dyshim edhe vetë kryerjen e këtij akti nëse ato kamera nuk do të ishin aty për të dëshmuar para votuesve.

Detyra e politikanëve është të bëjnë politika, të zhvillojnë vendin, të rrisin ekonominë, të ulin papunësinë, të mendojnë për mirëqenien, për shëndetin e tyre si dhe të frenojnë fenomenet negative. Dhe që këto të kenë sukses, duhet modesti, ndjeshmëri, empati, dhembshuri, sinqeritet, pra nuk nevojiten thjesht politika të duhura dhe të zgjuara, por edhe politika njerëzore, të dinjitetshme, pa arrogancë, fodullizëm, mendjemadhësi. Politika të cilat do të parapëlqeja t’i quaja bamirëse, që bëjnë mirë, janë të frytshme dhe mbrothësojnë shoqërinë. Por ja që në vend të këtyre politikave bamirëse, si kompensim për dështimin në realizimin e tyre, ajo që na ofrohet është bamirësia politike. Një bamirësi që shqiptarëve nuk u vlen për asgjë. Një bamirësi që njësoj si tek “Lulëkuqe mbi Mure”, nuk e ka asfare problem të na sakrifikojë njësoj si Sulon e gjorë, në çastin e parë që“bamirësi” kupton se populli jetim nuk pranon të shesë dinjitetin dhe të drejtat e tij për një kothere. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Qeni fryhet për pak orë, ja çfarë i ka ndodhur

Qeni fryhet për pak orë, ja çfarë i ka ndodhur

Daut Haradinaj zbulon letrën e Tahirit drejtuar Mustafës: BE do heqjen e murit por Edita jo!

Daut Haradinaj zbulon letrën e Tahirit drejtuar Mustafës: BE do heqjen e murit por Edita jo!

Dështimi i diplomacisë ekonomike të Kosovës

Dështimi i diplomacisë ekonomike të Kosovës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni