Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Albina FERKO-NANAJ: Empatia si esenca e njerëzores

by Te Sheshi
05/08/2016
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Albina FERKO-NANAJ: Empatia si esenca e njerëzores

Empatia është një nga ndjenjat njerëzore më burimore. Ajo, sikurse çdo ndjenjë tjetër, lind bashkë me njeriun dhe i përgjigjet nevojës së tij për socializim. Por, në ndryshim nga ndjenjat e tjera, që gjejnë shprehje të plotë në një marrëdhënie të caktuar, si, për shembull, dashuria, aq më tepër kur është pasionante, ajo kurrë nuk shfaqet si dominuese në përkufizimin e një raporti. Megjithatë, prania e saj është e domosdoshme në arritjen e një alkimie të shëndetshme të bashkëveprimit njerëzor.

Të gjitha ndjenjat pozitive, përjetimet dhe raportet që ndërtojmë, kanë nevojë për pak pigment empatie që të jenë të plota dhe të frytshme. Altruizmi, solidariteti, dashuria, modestia, keqardhja, dhembshuria, mëshira, etj., ngrihen të gjitha mbi të njëjtat themele, mbi empatinë. Sepse empatia është bërthama e asaj që quajmë inteligjencë emocionale. Ajo është hallka e vetme mes vetes (unit) dhe tjetrit, që na mundëson të mbetemi të ndërgjegjshëm dhe të marrim në konsideratë përjetimet dhe ndjenjat e të tjerëve.

Empatia na mundëson t’i shmangemi botëkuptimit egocentrik mbi jetën, me veten në qendër dhe të tjerët që rrotullohen rreth saj, duke pranuar se çdo shpirt njerëzor është një univers përjetimesh që nuk mund të vërtitet rreth askujt.

Askund tjetër nuk mund të gjendet më bukur e përkufizuar dhe e ilustruar empatia se në devizën e vyer dhe të thjeshtë fetare: dëshiro për tjetrin atë që dëshiron për veten, ose mos i bëj tjetrit atë që nuk do të dëshiroje të ta bënin.

Shembja e themeleve të empatisë, si kryendjenja në hije, falë së cilës marrin trajtë dhe formë të gjitha ndjenjat e tjera që e mbizotërojnë shumësinë e marrëdhënieve tona njerëzore, ka një efekt të pashmangshëm mbi normalitetin e ndërveprimit tonë me të tjerët dhe mbi mirëqenien e shoqërisë në tërësi.

Një shoqëri ku themelet e empatisë janë të fortifikuara dhe të ruajtura me kujdes është jo domosdoshmërisht më e pasur apo më e zhvilluar, çka në njëfarë mënyrë nënkupton më e kënaqur, por më e lumtur sigurisht që po. Kjo nëse mbajmë parasysh ndarjen filozofike mes kënaqësisë, si përmbushje e dëshirave dhe trilleve individuale, kryesisht të jashtme, fizike, dhe lumturisë, si përndritje e brendshme, si harmoni shpirtërore, që vë në plan të parë dimensionin tejpersonal. Si një ndjenjë që nuk mund të ekzistojë e pavarur nga bota apo mjedisi që të rrethon.

Mund të biesh të flesh i kënaqur pas një darke të nginjshme e të shijshme, por s’mund të pretendosh të jesh i lumtur për sa kohë fqinji yt është i uritur. Çka do të thotë se lumturia ekziston përtej nesh, edhe pse ne mbetemi një faktor sado peshëlehtë në realizimin apo dështimin e saj.

Ky dallim i hollë, shpesh i pamundur për t’u kuptuar nga shumëkush, është edhe shpjegimi më elokuent i situatës ku ndodhemi aktualisht. Njerëz të kënaqur, por aspak të lumtur, që në kontekstin e eksplorimit të natyrshëm dhe krejt njerëzor të lumturisë thjesht gërmojnë në pusin e kënaqësisë, që si një hon i errët e i pamatë vijon të thellohet, duke i përthithur gjithmonë e më fort.

Dhe sa më thellë kridhesh në detin e kënaqësive, aq më i pafuqishëm dhe më i pavetëdijshëm bëhesh përballë kësaj force pushtuese, të aftë ta vrasë empatinë, e si rrjedhojë lumturinë, jo thjesht tënden, por të shoqërisë, të gjindjes së cilës i përket.

Siç tregojnë studimet, përgjithësisht mungesa e empatisë, gërryrja e shtratit të saj, ndodh tek personat e pasur dhe të pushtetshëm. Jo për shkak të ndonjë ceni gjenetik apo moral, nga i cili të tjerët janë të imunizuar, por për arsyen e thjeshtë se kjo kategori njerëzish zotëron mjetet financiare, dhe jo vetëm, për të kënaqur veten.

Pasqyrim i këtij tensioni të brendshëm, të aftë të gjenerojë kriza personaliteti, të tilla si prepotenca, arroganca e pashkak, ekscentrizmi dhe mosmirënjohja, ajo e sundon sot tipologjinë e shqiptarit të konsideruar të suksesshëm, në politikë dhe në biznes. Vetëmjaftueshmëria është klauzola konsensuale që e përbashkon këtë kategori individësh.

E sa kohë që ne si shoqëri dyndemi pas kënaqësisë, duke e pandehur si lumturi, do ta kemi të pamundur të promovojmë të tjera modele veç “derrave të vetëkënaqur”, por aspak të lumtur, që na udhëheqin me arrogancë dhe përçmim, apo zengjinëve dikur barktharë, që për hatër të delirit dhe tangërllëkut të tyre janë gati të na sakrifikojnë ndërsa lahemi në det me familjen. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Ju ka humbur një çorape? Ja çfarë mund të bëni me tjetrën (foto)

Ju ka humbur një çorape? Ja çfarë mund të bëni me tjetrën (foto)

John Kerry pritet ta vizitojë Ankaranë nga fundi i gushtit

John Kerry pritet ta vizitojë Ankaranë nga fundi i gushtit

Talentet e krizës: refugjatët sirianë dizenjojnë aplikacionin për të lundruar mes burokracisë gjermane

Talentet e krizës: refugjatët sirianë dizenjojnë aplikacionin për të lundruar mes burokracisë gjermane

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni